Kapitujt

Zanafilla: 8. Uji fillon tė bjerė

8

1 Hyjit i ra ndėr mend pėr Noehin dhe pėr tė gjithė frymorėt e bagėtitė qė ishin me tė nė arkė, solli erėn pėrmbi tokė dhe ujėrat ranė. 2 U mbyllėn burimet e humnerės e pendat e qiellit edhe u ndaluan shirat nga qielli. 3 Ujėrat u tėrhoqėn nga toka pak nga pak. Pas njėqind e pesėdhjetė ditėve ujėrat filluan tė pakėsohen. 4 Tė shtatin muaj, tė shtatėmbėdhjetėn ditė tė muajit u ndal arka mbi malet Ararat. 5 Por ujėrat vazhdimisht shkonin duke u ulur deri nė muajin e dhjetė. Tė dhjetin muaj, ditėn e parė tė muajit, u panė majet e maleve.

6 Pasi kaluan dyzet ditė, Noehi e hapi dritaren e arkės qė kishte pasė punuar dhe lėshoi korbin. 7 Ky dilte: shkonte e kthehej derisa u terėn ujėrat mbi tokė. 8 E lėshoi edhe pėllumbin pėr tė parė a ėshtė hequr ujėt pėrmbi sipėrfaqen e tokės. 9 Ky, duke mos gjetur ku ta pushojė kėmbėn e vet, u kthye tek ai nė arkė: sepse ujėrat ishin mbi mbarė tokėn. Noehi e shtriu dorėn, e kapi dhe e futi nė arkė. 10 Pasi priti edhe shtatė ditė tė tjera, pėrsėri e lėshoi pėllumbeshėn prej arke. 11 Atėherė ajo erdhi tek ai nė mbrėmje dhe e solli nė sqep tė vet njė gem ulliri me gjethe tė gjelbėra. Noehi e mori vesh se ujėrat ishin tėrhequr prej toke. 12 Megjithatė, priti edhe shtatė ditė tė tjera. Atėherė e lėshoi pėllumbeshėn; kjo nuk u kthye mė.

13 Ishte viti gjashtėqind e njė, muaji i parė, dita e parė e muajit, kur ujėrat u thanė pėrmbi tokė. Noehi e hoqi mbulesėn e arkės, shikoi dhe, ja, sipėrfaqja e tokės ishte tharė.

14 Tė dytin muaj, tė njėzeteshtatėn ditė tė muajit, toka u ter.

Dalja nga arka

15 Atėherė Hyji i tha Noehit: 16 “Dil ti e gruaja jote nga arka, e me ty bijtė e tu e gratė e bijve tė tu. 17 Qiti me ty edhe tė gjitha kafshėt e gjalla tė ēdo lloji qė i ke me ty: shpendėt, bagėtitė ashtu edhe tė gjithė zvarranikėt qė zvarriten pėrmbi tokė, qė tė shpėrndahen e tė pėrhapen pėrmbi tokė, tė rriten e tė shtohen e tė shumohen mbi tokė”. 18 Doli, pra, Noehi e me tė bijtė e tij, gruaja e tij e gratė e bijve tė tij. 19 Po ashtu nga arka dolėn edhe tė gjithė gjallorėt sipas llojeve tė tyre: bagėtitė, shpendėt dhe zvarranikėt qė zvarriten pėrmbi tokė.

20 Noehi ndėrtoi nė nder tė Zotit njė lter, mori prej tė gjitha kafshėve tė pastra e prej shpendėve tė pastėr dhe i kushtoi fli shkrumbimi nė lter. 21 Zoti i mori erė erės sė kėndshme dhe tha nė zemrėn e vet: “Nuk do ta mallkoj mė kurrė tokėn pėr shkak tė njerėzve, sepse mendimi i zemrės sė njeriut ėshtė i prirur kah e keqja qė prej rinisė sė tij; nuk do t’i ndėshkoj mė tė gjithė frymorėt si bėra.

22 Derisa toka tė jetė

mbjelljet dhe korrjet,

tė ftohtėt e tė nxehtėt,

vera e dimri,

dita e nata

kurrė s’do tė pushojnė”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Uji fillon tė bjerė