Kapitujt

Zanafilla: 21. Lindja e Izakut

21

1 Zotit iu kujtua ēka i kishte thėnė Sarės dhe bėri ashtu siē i kishte premtuar. 2 Sara ngjizi dhe Abrahamit i lindi djalė nė pleqėrinė e tij, po nė atė kohė, siē e kishte paracaktuar Hyji.

3 Abrahami djalit qė lindi Sara ia ngjiti emrin Izak 4 dhe tė tetėn ditė e rrethpreu, si i kishte urdhėruar Hyji. 5 Kur Abrahami kishte njėqind vjet, i lindi Izaku, djali i tij.

6 Sara tha:

“Hyji ma dha arsyen e qeshjes!

E kushdo qė tė dėgjojė, do tė mė pėrqeshė mua”!

7 Dhe vazhdoi:

“Kush do t’i kish thėnė Abrahamit:

Sara do t’u japė gji fėmijėve?

Qe, pra, i lindi djalin

edhe pse nė pleqėri”!

Agara dhe Ismaeli tė dėbuar

8 Djali u rrit dhe e ndanė nga gjinjtė. Abrahami bėri njė gosti tė madhe ditėn kur e ndanė prej gjinjve.

9 Kur Sara pa se biri i Agarės egjiptiane po e pėrqeshte Izakun, djalin e saj, i tha Abrahamit: 10 “Dėboje atė shėrbėtore dhe djalin e saj; sepse djali i shėrbėtores nuk bėn tė jetė trashėgimtar me djalin tim Izakun”. 11 Kjo gjė i erdhi e rėndė Abrahamit, sepse edhe Ismaeli ishte djali i tij. 12 Por, Hyji i tha: “Mos tė vijė keq pėr fėmijėn as pėr shėrbėtoren tėnde: gjithēka tė thotė Sara, dėgjoje zėrin e saj, sepse nėpėr Izakun breznitė do ta mbajnė emrin tėnd.

13 Megjithatė, edhe birin e shėrbėtores do ta bėj popull tė madh, sepse ėshtė fara jote”.

14 Abrahami u ngrit heret nė mėngjes, mori bukė dhe njė rrėshiq me ujė, ia vuri nė krah, ia dha djalin dhe e pėrzuri Agarėn. Kjo, pasi shkoi, sillej vėrdallė nėpėr shkretėtirėn e Bersabesė. 15 Kur iu sos uji nė rrėshiq, e la djalin nėn njė shkurre 16 dhe u largua. U ul pėrballė tij aq larg sa mund tė hidhet shigjeta. Thoshte mė vete: “S’mund ta shikoj djalin duke vdekur!” U ul pėrballė, e ngriti zėrin dhe qau me dėnesė. 17 Hyji e vėshtroi zėrin e djalit. Engjėlli i Hyjit e thirri Agarėn prej qiellit dhe i tha: “Ēka ke, o Agarė? Mos ki frikė! Zoti e dėgjoi zėrin e djalit nga vendi ku gjendet. 18 Ēou, merre djalin, mbaje pėr dore, sepse prej tij do ta bėj njė popull tė madh”. 19 Hyji ia hapi sytė dhe pa njė pus me ujė, shkoi e mbushi rrėshiqin dhe i dha fėmijės tė pijė. 20 Hyji ishte me djalin qė u rrit dhe u burrėrua. Jetoi nė shkretėtirė dhe u bė gjuetar i shkathėt me hark. 21 Nguli banesėn nė shkretėtirėn Faran. E ėma e martoi me njė egjiptiane.

Abrahami e Abimeleku nė Bersabč

22 Nė atė kohė Abimeleku e prijėsi i ushtrisė sė tij, Fikoli, i thanė Abrahamit: “Hyji ėshtė me ty nė gjithēka qė bėn. 23 M’u pėrbe, pra, nė Hyjin, se nuk do tė mė dėmtosh as mua as pasardhėsit e mi, as farėn time, por do tė sillesh me mua e nė tokėn time, nė tė cilėn jeton si ardhacak, nė miqėsi siē bėra unė me ty”. 24 Abrahami tha: “Po pėrbetohem”.

25 Abrahami iu ankua Abimelekut pėr njė pus qė shėrbėtorėt e Abimelekut ia kishin marrė me dhunė. 26 Abimeleku u pėrgjigj: “Nuk e di kush do ta ketė bėrė atė punė, por as ti nuk mė tregove e unė as qė dėgjova deri mė sot”. 27 Abrahami mori dele e dhi e ia dha Abimelekut dhe tė dy bėnė besėlidhje.

28 Atėherė Abrahami i ndau nė njė anė shtatė rrunėza. 29 Abimeleku e pyeti: “Ē’do tė thonė kėto shtatė rrunėza qė i ndave nė njė anė”? 30 Ai u pėrgjigj: “Shtatė rrunėzat do t’i marrėsh prej dorės sime qė tė jenė si dėshmi se unė e ēela kėtė pus”. 31 Prandaj ai vend u quajt Bersabč, sepse aty tė dy u pėrbetuan.

32 Ata lidhėn besėlidhje nė Bersabč.

33 Atėherė u ēua Abimeleku e Fikoli, prijėsi i ushtrisė sė tij, e u kthyen nė dheun e filistenjve.

Abrahami mbolli njė tamariskė nė Bersabč dhe e thirri nė ndihmė emrin e Zotit, Hyjit tė amshueshėm. 34 Abrahami kaloi njė kohė shumė tė gjatė nė dheun e filistenjve.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Lindja e Izakut