Kapitujt

Zanafilla: 4. Kaini e Abeli

4

1 Njeriu e njohi Evėn, gruan e vet. Ajo ngjizi dhe lindi Kainin e tha: “Prej Zotit e fitova njė njeri.” 2 Pastaj lindi Abelin, vėllanė e tij. Abeli ishte bari delesh, kurse Kaini bujk.

3 Pas disa kohėsh Kaini i kushtoi Zotit fli prej fryteve tė tokės. 4 Po ashtu edhe Abeli kushtoi prej tė parėlindurve tė grigjės sė vet bashkė me dhjamin e tyre. Zoti e pėlqeu Abelin dhe flinė e tij, 5 kurse as Kainin e as flinė e tij s’e pėlqeu fare. Kaini u zemėrua pėr sė tepėrmi dhe u ēart nė fytyrė. 6 Zoti i tha: “Pėrse je zemėruar dhe rri kokulur? 7 Sepse, nėse vepron mirė, a nuk do ta mbash kokėn lart? E po s’veprove mirė, nė pritė te dera e ke mėkatin; ai tė lakmon ty; porse ti duhet ta mbizotėrosh”.

8 Kaini i tha vėllait tė vet Abelit: “Tė dalim jashtė”! Kur u gjetėn nė fushė, Kaini u hodh mbi vėllanė e vet Abelin dhe e vrau.

9 Atėherė Zoti e pyeti Kainin: “Ku ėshtė vėllai yt, Abeli”? Ky iu pėrgjigj: “Nuk di. Pse a mos jam unė rojtari i tim vėllai”? 10 Zoti i tha: “Po ēka bėre?! Zėri i gjakut tė vėllait tėnd bėrtet tek unė prej dheut. 11 Prandaj qofsh mallkuar e dėbuar nga ara, e cila e hapi gojėn dhe e pėrpiu gjakun e vėllait tėnd tė derdhur prej dorės sate! 12 Kur ta punosh tokėn, ajo s’do t’i japė mė frytet e veta. Do tė jesh endacak dhe rravgues pėrmbi tokė”. 13 Kaini i tha Zotit: “Ndėshkimi im ėshtė mė i madh nga sa mund tė mbart. 14 Ja! Ti po mė dėbon sot prej tokės sė pėlleshme dhe mė duhet tė fshehem prej fytyrės sate dhe do tė jem rravgues dhe endacak pėrmbi tokė. Kėndej, edhe kushdo qė tė mė gjejė, do tė mė vrasė”. 15 Por, Zoti i tha: “Jo, pra, assesi s’do tė ndodhė ashtu, sepse kushdo qė ta vrasė Kainin, do tė ndėshkohet shtatėfish”! E Zoti i vuri Kainit njė shenjė qė tė mos e vrasė askush qė do ta gjente.

16 Kaini iku prej pranisė sė Zotit dhe zuri vend nė dheun e Nodit, nė lindje tė Edenit.

 

Pasardhėsia e Kainit

17 Kaini e njohi gruan e vet; ajo ngjizi dhe lindi Henokun. Pastaj ndėrtoi njė qytet dhe ia ngjiti emrin e tė birit, Henok. 18 Henokut i lindi Iradi, Iradit i lindi Maviaeli, Maviaelit i lindi Matuzaeli e Matuzaelit i lindi Lameku. 19 Ky mori dy gra. Njėra quhej Adė, kurse tjetra Selė. 20 Ada lindi Jabelin, i cili qe trungu i atyre qė banojnė nė tenda dhe i barinjve. 21 Vėllai i tij quhej Jubal. Ky qe trungu i tė gjithė atyre qė i bien cetrės dhe fyellit.

22 Po edhe Sela lindi Tubalkainin. Ky qe farkėtar, trungu i atyre qė punojnė remin dhe hekurin. Tubalkaini e pati motėr Noemėn. 23 Lameku u tha grave tė veta:

“Adė e Salė, dėgjojeni zėrin tim;

gratė e Lamekut, dėgjojeni fjalėn time:

vrava njeriun pse mė pat plagosur,

edhe njė djalosh pse mė pat rėnė.

24 Kaini do tė hakmerret shtatėfish,

kurse Lameku shtatėdhjetė herė shtatė”!

Seti dhe pasardhėsit e tij

25 Adami e njohi gruan e vet dhe ajo lindi djalė, tė cilit ia ngjiti emrin Set. Tha: “Hyji mė dhuroi pasardhės tjetėr nė vend tė Abelit, tė cilin e vrau Kaini”. 26 Po edhe Setit i lindi djalė, tė cilin e quajti Enos. Aso kohe zuri tė thirret nė ndihmė emri i Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Kaini e Abeli