Kapitujt

Zanafilla: 30. Si u pasurua Jakobi

30

1 Rakela, duke parė se nuk po mund tė lindte fėmijė, i pati smirė motrės dhe i tha burrit: “Bėj tė kem fėmijė, ndryshe do tė vdes”! 2 Jakobi i hidhėruar, iu pėrgjigj: “Pse a mos jam unė nė vend tė Hyjit qė ty ta mohoi frytin e barkut”? 3 Por, ajo tha: “Ja, shėrbėtorja ime Bilha: bjer me tė, qė tė lindė nė prehrin tim dhe tė kem edhe unė prej saj bij”. 4 Dhe ia dha Bilhėn, shėrbėtoren e vet pėr grua. 5 Kjo, pasi e mori Jakobi, ngjizi dhe lindi djalė.

6 Rakela tha: “Hyji ma dha tė drejtėn dhe ma dėgjoi edhe mua lutjen, sepse mė dhuroi djalin”. Prandaj e quajti me emėr Dan.

7 Bilha, shėrbėtorja e Rakelės, mbeti pėrsėri shtatzėnė dhe i lindi Jakobit nje djalė tjetėr. 8 Rakela tha: “Luftimet e Hyjit i luftova me motrėn time dhe ngadhėnjeva”, prandaj e quajti Neftali.

9 Lia, kur pa se nuk po mund tė lindte mė, mori Zelfėn, shėrbėtoren e vet dhe ia dha Jakobit pėr grua. 10 Edhe kjo i lindi Jakobit djalė. 11 Dhe Lia klithi: “Ē’fat tė mirė”!

Prandaj e quajti Gad.

12 Zelfa, shėrbėtorja e Lisė, i lindi Jakobit edhe njė djalė tjetėr. 13 Dhe Lia klithi prapė: “Pėr lumturinė time! Sepse gratė do tė mė shpallin tė lume”! Prandaj e quajti Aser.

14 Nė kohėn e korrjes sė grurit Rubeni doli nė fushė, gjeti mullaga dhe ia solli Lisė, nėnės sė vet. Rakela i tha: “Mė jep pak mullaga qė t’i solli djali”. 15 Ajo iu pėrgjigj: “A po tė duket pak qė ma rrėmbeve burrin e po do tė m’i marrėsh edhe mullagat e djalit tim”? Rakela i tha: “Le tė flejė sonte me ty pėr mullagat e djalit tėnd”. 16 Kur Jakobi u kthye nė mbrėmje nga fusha, Lia i doli pėrpara e i tha: “Sonte fli tek unė, sepse tė kam paguar me mollėt e dashurisė sė djalit tim”. Dhe ai fjeti me tė atė natė.

17 Hyji e vėshtroi Linė, ngjizi dhe i lindi Jakobit djalin e pestė 18 dhe tha: “Perėndia mė shpėrbleu, pse ia dhashė burrit tim shėrbėtoren time”. Prandaj e quajti djalin Isahar.

19 Lia mbeti pėrsėri shtatzėnė dhe i lindi Jakobit djalin e gjashtė 20 dhe tha: “Perėndia mė dhuroi dhuratė tė mirė. Kėsaj here do tė mė nderojė burri im, sepse i linda gjashtė djem”. Prandaj e quajti djalin Zabulon.

21 Pas kėtij lindi edhe vajzėn me emėr Dinė. 22 Hyjit i ra ndėrmend edhe pėr Rakelėn; Hyji ia plotėsoi dėshirėn dhe e bėri tė pėlleshme. 23 Edhe kjo ngjizi dhe lindi djalė. Tha: “Hyji ma hoqi turpin!” 24 Dhe e quajti me emėr Jozef duke shtuar: “Mė shtoftė Zoti edhe me njė djalė tjetėr”!

Si u pasurua Jakobi

25 Pasi lindi Jozefi, Jakobi i tha Labanit: “Mė lėsho tė kthehem nė shtėpinė time, nė vendin tim. 26 M’i jep gratė dhe fėmijėt e mi, pėr tė cilat tė shėrbeva, qė tė shkoj e ti e di shėrbimin qė tė kam bėrė”. 27 Labani i tha: “Nėse tė kam mik... Me ca shenja mėsova se Hyji mė bekoi nė saje tėnde. 28 Caktoje shpėrblimin tėnd qė do tė ta jap”.

29 Jakobi iu pėrgjigj: “Ti e di se si tė kam shėrbyer dhe sa t’u shtuan grigjat nė duart e mia. 30 Ē’ke pasur para se tė vija unė te ti? E tani shih sa ėshte shtuar. Pate bekimin e Zotit qė kur erdha unė. E tani, ėshtė koha tė punoj edhe pėr shtėpinė time”? 31 Labani i tha: “Ēka do tė tė jap”? Ai iu pėrgjigj: “S’dua tė mė japėsh asgjė; por, nėse bėn ēka tė kėrkoj unė, do t’i kullos dhe do t’i ruaj pėrsėri bagėtitė e tua. 32 Sot mė lejo t’u hyj tė gjitha grigjave tė tua, qė tė ndaj tė gjitha bagėtitė ngjyrash tė ndryshme e me lara dhe, cilado qė tė jetė galė ndėr dele dhe kracė e lacė ndėr dhi, do ta marr pėr shpėrblimin tim. 33 Nesėr do tė mė pėrgjigjė drejtėsia ime. Kur tė vish pėr ta parė pagėn time, tė gjitha dhitė qė nuk do tė jenė laca e kraca dhe ndėr dele tė mos jenė gala, le tė vlerėsohet si tė vjedhura”.

34 Labani i tha: “Mirė, na qoftė si po thua ti”!

35 Po atė ditė i ndau cjeptė kracana e lacana si dhe tė gjitha dhitė kraca e laca, tė gjitha qė kishin pika tė bardha, dhe ndėr berre ēdo kokėrr qė ishte galė dhe ua dha djemve tė vet. 36 I ēoi tri ditė rrugė larg ndėrmjet tij dhe Jakobit. Jakobi ruante pjesėn tjetėr tė bagėtive tė Labanit.

37 Atėherė Jakobi mori thupra tė njoma plepi, bajameje dhe rrapi dhe ua hoqi pjesėrisht lėkurėn, kėshtu qė atyre qė ua hoqi lėkurėn t’u dukej tė bardhėt. 38 Thuprat qė i kishte shkruar pjesėrisht me vija, i vuri nė lugje, ku i ujonte qė, kur tė vinin grigjat pėr tė pirė ujė, t’i kishin para sysh thuprat dhe, duke shikuar ato, tė mbarėsoheshin. 39 Kėshtu mbarėsoheshin duke shikuar thuprat dhe bėnė edha ngjyrash tė ndryshme, kraca e laca.

40 Po edhe pėr sa u pėrket deleve, edhe ato Jakobi i ndau e bėnte ashtu qė, ndėrsa ndėrzeheshin, tė shikonin tė larmet dhe tė zezat qė ishin nė grigjėn e Labanit. Kėshtu bėri grigja tė veta dhe nuk i bashkoi me grigjat e Labanit. 41 Sa herė qė mbarėsoheshin bagėtitė e shėndosha, Jakobi vinte thuprat nė lugjet e ujit para syve tė tyre qė tė mbarėsoheshin duke i shikuar ato. 42 Kur mbarėsoheshin bagėtitė e nevojme, nuk i vinte. Kėshtu tė nevojmet i takonin Labanit e tė fortat Jakobit. 43 Kėshtu ai u pasurua jashtėzakonisht dhe bėri grigja tė mėdha, shėrbėtore e shėrbėtorė, gamile e gomarė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Si u pasurua Jakobi