Kapitujt

Zanafilla: 16. Lindja e Ismaelit

16

1 Saraja, gruaja e Abramit, nuk po lindte fėmijė. Mirėpo, ajo kishte njė shėrbėtore egjiptiane qė quhej Agarė, 2

dhe i tha burrit tė vet: “Ja, Zoti mė bėri beronjė. Fli me skllaven time, ndoshta prej saj do tė kem djem”. Abrami e pranoi parashtrimin e Sarajės. 3 Dhjetė vjet pasi qė Abrami zuri vend nė dheun e Kanaanit, Saraja e mori Agarėn, skllaven egjiptiane dhe ia dha burrit tė vet pėr grua. 4 Ai fjeti me tė dhe ajo ngjizi. Kur pa se ishte shtatzėnė, e pėrbuzi zonjėn e vet.

5 Saraja i tha Abramit: “Po vepron keq kundrejt meje. Unė ta dhashė nė gji skllaven time, e cila sa pa se mbeti shtatzėnė, zuri tė mė pėrbuzė. Zoti gjykoftė ndėrmjet meje e teje”! 6 Abrami iu pėrgjigj: “Ja, ‑ i tha ‑ shėrbėtorja jote ėshtė nė duart tė tua! Bėj me tė si tė duash!” Atėherė Saraja e mori aq me tė keq sa qė ajo u largua. 7 Engjėlli i Zotit e gjeti te njė burim nė shkretėtirė, te burimi nė rrugėn e Surit, 8 dhe i tha: “Agarė, skllave e Sarajės, nga po vjen dhe kah po shkon”? Ajo iu pėrgjigj: “Po iki prej Sarajės, zonjės sime”. 9 Engjėlli i Zotit i tha. “Kthehu te zonja jote dhe ji e pėrvuajtur kundrejt pushtetit tė saj”! 10 Dhe engjėlli i Zotit shtoi: “Aq shumė do ta shtoj farėn tėnde sa qė nuk do tė mund tė numėrohet fare”! 11 Dhe vazhdoi engjėlli i Zotit:

“Ja, se je shtatzėnė,

do tė lindėsh djalė

dhe ngjitja emrin Ismael,

sepse Zoti e dėgjoi vuajtjen tėnde.

12 Ky djalė, bishė mali do tė jetė:

dora e tij kundėr tė gjithėve do tė jetė

edhe dora e tė gjithėve kundėr tij do tė jetė!

Do ta ngulė ēadrėn pėrballė tė gjithė vėllezėrve tė vet”.

13 Agara e quajti emrin e Zotit qė po fliste me tė: “Ti je Hyji qė mė sheh”. Sepse tha: “Vėrtet, kėtu e pashė pas shpine Atė qė mė sheh”! 14 Kėndej edhe quhet ai pus Lahairoi (qė do tė thotė: Pusi i atij qė jeton dhe mė sheh). Pusi ėshtė ndėrmjet Kadesit dhe Baradit.

15 Agara i lindi Abramit djalė. Ai djalit tė vet qė e lindi Agara, ia ngjiti emrin Ismael. 16 Abrami kishte tetėdhjetė e gjashtė vjet, kur prej Agarės i lindi Ismaeli.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Lindja e Ismaelit