Kapitujt

Zanafilla: 49. Bekimet e Jakobit

49

1 Jakobi i mblodh tė bijtė dhe u tha:

“Bashkohuni t’ju tregoj ēka do t’ju ndodhė nė ditėt e ardhshme.

2 Bashkohuni dhe dėgjoni, o bijtė e Jakobit,

dėgjojeni Izraelin, atin tuaj!

3 O Ruben, i parėlinduri im,

ti, fuqia ime, fryti i parė i forcės sime;

i pari nė denjėsi, mė i madh nė fuqi!

4 Vlon porsi ujė, por nuk do tė kesh pėrparėsi,

sepse u ngjite nė shtrojėn e babait tėnd

dhe e fėlliqe shtratin tim!

5 Simon e Levi! Jeni vėllezėr!

Vegla dhune armėt e tyre!

6 Nė kėshillin e tyre mos pastė pjesė shpirti im dhe nė mbledhjet e tyre mos shkoftė nderi im!

Sepse nė tėrbimin e vet vranė njeriun,

e me furi i gjymtuan mėzetėrit!

7 Qoftė mallkuar tėrbimi i tyre, sepse i pashpirt, hidhėrimi i tyre, sepse i rėndė!

Do t’i ndaj nėpėr Jakobin,

do t’i shpėrndaj nėpėr Izrael.

8 O Judė, vėllezėrit e tu do tė lėvdojnė,

dhėna jote nė zverkun e armiqve tė tu!

Para teje do tė pėrmbysen bijtė e babait tėnd!

9 O Judė, luani i luanėve!

Prej presė u ktheve, biri im!

Shtrihej nė pushim porsi luani,

porsi luanesha: kush do tė guxojė tė tė zgjojė?

10 Jo, prej Judės nuk do tė hiqet sundimi

as shkopi i prijėsit nga kėmbėt e tija,

deri qė tė vijė ai, tė cilit i pėrket,

tė cilin do ta dėgjojnė popujt.

11 E lidh pėr hardhi gaēin e vet,

pėr trung tė hardhisė kėrriēin e gomaricės sė vet!

Petkun e vet do ta lajė nė verė,

nė gjakun e hardhisė leshnikun e vet!

12 Mė tė zinj se vera janė sytė e tij,

mė tė bardhė se qumėshti, dhėmbėt e tij!

13 Zabuloni do tė banojė nė bregun e detit,

port shpėtimi pėr anijet!

Do tė prekė deri nė Sidon!

14 Isahari ėshtė gomar i fortė,

i shtrirė ndėrmjet gardheve;

15 pa se qetėsia ėshtė e mirė

dhe vendi i pėlqyeshėm.

E uli krahun e vet pėr ngarkesė

dhe u bė skllav i nėnshtruar!

16 Dani do tė gjykojė popullin e vet,

si ēdo fis tjetėr i Izraelit.

17 Qoftė Dani shlligė nė udhė,

nepėrkė me kreshtė nė shtigje

qė ha kalin nė kėmbė

e kalorėsi pėrplaset pėr sė mbrapshti!

18 Nė shpėtimin tėnd shpresoj, o Zot!

19 Gadin, cubat do ta sulmojnė,

por ai do t’i sulmojė kėmbė pėr kėmbė!

20 Aseri bukė do tė ketė tė shijshme,

ushqime tė zgjedhura mbretėrore!

21 Shutė e hedhur ėshtė Neftaliu,

qė lėshon brirė tė bukur!

22 Lėndė frytdhėnėse Jozefi,

lėndė frytdhėnėse mbi burim:

degėt e tejkalojnė murin!

23 Por e hidhėruan dhe i kanė rėnė,

e kanė sulmuar shigjetarėt.

24 Harku i tyre u copėtua

dhe u kėputėn muskujt e krahėve tė tyre

nė saje tė krahut tė Pushtetshmit tė Jakobit,

nė saje tė emrit tė Bariut, Shkėmbit tė Izraelit!

25 Hyji i atit tėnd do tė jetė ndihmtari yt,

i Gjithpushtetshmi ty do tė bekojė

me bekime qė vijnė prej qiellit, sė larti,

me bekime prej humnerės poshtė,

me bekime tė parzmave dhe tė kraharorit.

26 Bekimet e atit tėnd janė pėrforcuar,

mė tė larta se bekimet e maleve tė amshuara,

se dėshira e kodrave tė lashta!

Le tė bien mbi kokėn e Jozefit,

mbi kokė tė tė shuguruarit ndėr vėllezėr!

27 Beniamini ėshtė bishė grabitqare:

nė mėngjės e ha prenė

e nė mbrėmje i ndan plaēkat”!

28 Tė gjithė kėta i pėrbėjnė dymbėdhjetė fiset e Izraelit. Kėshtu u tha ati i tyre dhe u dha bekimin: bekimin e vet tė veēantė pėr secilin.

Momentet e fundit dhe vdekja e Jakobit

29 Atėherė u dha kėtė urdhėr: “Sė shpejti do tė bashkohem me popullin tim. Mė varrosni me etėrit e mi nė shpellėn Makpelė, qė gjendet nė arėn e Efron Heteut, 30 pėrballė Mambresė, nė dheun e Kanaanit, tė cilėn e bleu Abrahami me gjithė arė prej Efron Heteut si pronė pėr varreza. 31 Aty e varrosėn Abrahamin dhe Sarėn, gruan e tij. Aty qe varrosur Izaku me Rebekėn, gruan e tij, aty e varrosur pushon edhe Lia”.

32 Kur Jakobi i kreu se dhėni kėto udhėzime bijve tė vet, i mblodhi kėmbėt e veta mbi shtrat e vdiq, u bashkua me popullin e vet.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Bekimet e Jakobit