Kapitujt

Zanafilla: 23. Varri i patriarkėve

23

1 Sara jetoi njėqind e njėzet e shtatė vjet 2 kur edhe vdiq nė Kariatarbee, d. m. th. nė Hebron, nė dheun e Kanaanit. Abrahami i qiti vajin dhe i bėri salikimin Sarės.

3 Nė kohėn e kremtimit tė vajit, Abrahami u ngrit nė kėmbė dhe iu drejtua me kėto fjalė bijve tė Hetit: 4 “Unė jam i huaj dhe endacak ndėr ju. Ma shitni njė copė vend ndėr ju pėr varr qė tė mund ta varrros tė ndjerėn time”. 5 Bijtė e Hetit i pėrgjigjėn:

6 “Dėgjo, imzot! Ti je ndėr ne princ i Hyjit. Varrose tė ndjerėn tėnde nė varrin tonė mė tė mirė! S’ka njeri qė ta ndalon ta varrosėsh tė ndjerėn tėnde nė varrin e tij”!

7 Abrahami u ngrit dhe u pėrkul nė nderim para popullit tė vendit, d. m. th. para bijve tė Hetit 8 dhe u tha: “Nėse vėrtet pranoni ta marr e ta varros tė ndjerėn time, kini mirėsinė e ndėrmjetėsoni pėr mua tek Efroni, tek i biri i Seorit, 9 qė tė ma japė shpellėn e Makpelės, qė e ka nė fund tė arės sė vet. Tė ma japė para jush me para me ēmim tė vėrtetė si pronė varrezash”.

10 Efroni rrinte ndenjur mes bijve tė Hetit. Efron Heteu iu pėrgjigj Abrahamit ‑ dhe e dėgjuan tė gjithė hetenjtė, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė dėshmojnė ‑ me kėto fjalė:

11 “Mė dėgjo, imzot! Jo ashtu! Unė po ta jap arėn dhe shpellėn qė ėshtė nė tė nė praninė e bijve tė popullit tim. Varrose tė ndjerėn tėnde”!

12 Abrahami u pėrkul nė nderim para popullit vendės 13 dhe i tha Efronit nė praninė e vendėsve: “Po tė lutem, ma dėgjo fjalėn! Unė po ta paguaj ēmimin e arės: merre prej meje dhe kėshtu do ta varros nė tė tė ndjerėn time”. 14 Efroni iu pėrgjigj Abrahamit dhe i tha: 15 ”Dėgjo, imzot! Njė copė tokė katėrqind siklash argjendi s’ėshtė me rėndėsi as pėr mua as pėr ty. Varrose lirisht tė ndjeren tėnde”!

16 Abrahami e pranoi ēmimin e Hefronit dhe i peshoi paratė qė Hefroni kėrkoi nė praninė e hetenjve, d. m. th. katėrqind sikla tė argjendta sipas monedhės qė ishte nė treg.

17 Kėshtu ara e Efronit, nė Makpelė, para Mambresė, si ara ashtu edhe shpella nė tė, si edhe tė gjitha pemėt brenda kufijve tė saj pėrreth, 18 u bėnė pronė e Abrahamit nė praninė e tė gjithė bijve tė Hetit qė merrnin pjesė nė kėshillin e qytetit.

19 Atėherė Abrahami e varrosi Sarėn , gruan e vet, nė shpellėn e arės sė Makpelės, qė ėshtė pėrballė Mambresė‑d. m. th. Hebronit ‑ nė dheun e Kanaanit.

20 Hetenjtė ia pėrforcuan Abrahamit pėr pronė varrezash arėn dhe shpellėn qė ishte nė tė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Varri i patriarkėve