Kapitujt

Zanafilla: 24. Martesa e Izakut

24

1 Abrahami tashmė ishte i moēėm, madje shumė i shtyrė nė moshė dhe Zoti e kishte bekuar nė gjithēka.

2 Atėherė Abrahami i tha mė tė vjetrit shėrbėtor tė shtėpisė sė vet qė i mbarėshtonte gjithė pasurinė qė kishte: “Shtjere dorėn tėnde nėn kofshėn time, 3 qė tė bėj tė mė pėrbehesh pėr Zotin, Hyjin e qiellit dhe Hyjin e tokės, se djalit tim nuk do t’ia marrėsh gruan prej bijave te Kanaanit, ndėr tė cilėt banoj. 4 Por, do tė shkosh nė vendin dhe nė vėllazėrinė time, atje do t’ia marrėsh nusen djalit tim, Izakut.”

5 Shėrbėtori u pėrgjigj: “Po nė qoftė se gruaja nuk do tė dojė tė vijė me mua nė kėtė vend, a thua do tė mė duhet ta kthej djalin tėnd nė vendin prej tė cilit dole ti”? 6 Abrahami i tha: “Ruaj se ma ēon mė djalin tim atje”!

7 Zoti, Hyji i qiellit, i cili mė mori prej shtėpisė sė tim ati dhe prej atdheut tim, ai qė foli me mua dhe m’u pėrbe me kėto fjalė: ‘Farės sate do t’ia jap kėtė tokė, ai do ta dėrgojė engjėllin para teje, dhe prej andej do t’i sjellėsh djalit tim nusen. 8 Po qe se gruaja e tij nuk do tė dojė tė vijė pas teje, nuk do tė lidhė pėrbetimi; porse djalin tim mos e kthe atje”.

9 Atėherė shėrbėtori e futi dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotėrisė sė vet, dhe iu pėrbe pėr kėtė gjė.

10 Shėrbėtori i mori dhjetė deve tė zotėrisė sė vet dhe u nis pėr rrugė. Mori me vete gjithfarė gjėrash tė ēmueshme. E mori rrugėn pėr Aram Naharaimin, qytet i Nahorit.

11 Pasi i ndali devetė dhe i bėri tė pushojnė jashtė qytetit, pranė pusit, nė mbrėmje ‑ nė atė kohė kur gratė zakonisht dalin pėr tė marrė ujė, tha: 12 “O Zot, Hyji i zotėrisė tim, Abrahamit, po tė lutem, mė prij pėr sė mbari sot dhe dėftoje miqėsinė tėnde ndaj zotėrisė tim, Abrahamit. 13 Ja, unė po qėndroj pranė burimit tė ujit dhe vajzat e banorėve tė kėtij qyteti do tė dalin pėr tė marrė ujė. 14 Bėj, pra, qė vajza, tė cilės t’i them: ‘Ule katrovėn tėnde, qė tė pi’, dhe ajo tė pėrgjigjet: ‘Pi, por edhe deveve tė tua po u jap tė pinė’, tė jetė ajo qė ti e caktove pėr shėrbėtorin tėnd Izakun. Me kėtė gjė do ta kuptoj se i dėftove miqėsi ndaj zotėrisė tim”.

15 Ky ende pa i kryer sė thėni fjalėt mė vete, dhe ja, Rebeka ‑ bija e Batuelit, birit tė Melkės, gruas sė Nahorit, vėllait tė Abrahamit, me katrovė nė krah. 16 Vajza ishte shumė e hijshme, ishte virgjėr qė nuk kishte njohur mashkull. Zbriti te burimi, e mbushi katrovėn dhe po kthehej.

17 Shėrbėtori i doli para dhe i tha: “Mė jep tė pi njė gėrrē ujė prej katrovės sate!!” 18 Ajo iu pėrgjigj: “Pi, imzot”! Vrik e lėshoi katrovėn prej krahut nė dorė dhe i dha tė pijė. 19 Kur ai piu, vajza shtoi: “Po ju nxjerr ujė edhe deveve tė tua derisa te ngihen”.

20 E zbrazi katrovėn nė lugje, u kthye pėrsėri te pusi pėr tė nxjerrė ujė dhe nxori e u dha tė gjitha deveve. 21 Ai e vėshtronte nė heshtje me dėshirė tė dinte a thua Zoti po i jepte fund me sukses apo jo udhėtimit tė tij. 22 Pasi devetė pinė ujė, njeriu nxori njė unazė ari tė rėndė njė gjysmė sikli dhe ia vuri nė hundė dhe dy mėdorėza pėr duar, tė rėnda dhjetė sikla. 23 Atėherė i tha: “Mė trego bija e kujt je? A do tė ketė vend nė shtėpinė e babait tėnd pėr tė kaluar natėn”? 24 Ajo u pėrgjigj: “Jam e bija e Batuelit, birit tė Melkės, qė ia lindi Nahorit”. 25 Dhe shtoi: “Kemi mjaft byk e tagji dhe vend pėr tė kaluar natėn”.

26 Njeriu ra pėrmbys dhe e adhuroi Zotin e 27 tha: “Qoftė bekuar Zoti, Hyji i zotėrisė tim, Abrahamit, qė nuk pushoi tė ketė pėrkrahje dhe besnikėri ndaj zotėrisė tim dhe qė mė priu udhės sė drejtė nė shtėpinė e vėllait tė zotėrisė tim”.

28 Atėherė vajzukja u lėshua vrap pėr tė lajmėruar nė shtėpinė e s’ėmės gjithēka i ndodhi.

29 Rebeka kishte njė vėlla qė quhej Laban. Ky i doli me tė shpejtė para njeriut te pusi. 30 Kur e pa unazėn nė hundėn dhe mėdorėzat nė duart e motrės sė vet dhe pasi dėgjoi fjalė pėr fjalė se ē’tha Rebeka: “Kėshtu mė tha ai njeri, ” shkoi tek ai njeri qė ishte me deve te burimi i ujit, 31 dhe i tha: “Hyr, i bekuari i Zotit, pėrse rri jashtė? E bėra gati shtėpinė dhe vendin pėr deve”.

32 Dhe e futi nė shtėpi, i shkarkoi devetė. Deveve u qiti byk e tagji. Solli ujė pėr tė larė kėmbėt ai dhe njerėzit qė kishin ardhur me tė. 33 Atėherė i shtroi tryezėn. Por, ai tha: “Nuk do tė ha para se tė them ē’kam pėr tė thėnė”. Labani iu pėrgjigj: “Urdhėro e fol”!

34 Atėherė ai tha : “Unė jam shėrbėtori i Abrahamit. Zoti e ka bekuar shumė zotėrinė tim e ėshtė bėrė njeri me rėndėsi. 35 Zoti i ka dhėnė bagėti tė imėta e tė trasha, argjend e ar, shėrbėtorė e shėrbėtore, deve dhe gomarė. 36 Dhe Sara, gruaja e imzotit, i lindi imzotit djalin nė pleqėrinė e saj. Atė Abrahami e bėri trashėgimtar tė tė gjithė pasurisė”. 37 Edhe imzoti mė pėrbeu duke thėnė: “Nuk do t’ia marrėsh nusen djalit tim prej vajzave tė kanaanėve, nė dheun e tė cilėve banoj; 38 por do tė shkosh nė shtėpinė e tim ati dhe do t’ia marrėsh nusen djalit tim prej bijave tė fisit tim”. 39 Unė i thashė imzotit: “Ēka tė bėj nėse gruaja nuk do tė dėgjojė tė vijė me mua”? 40 Zoti ‑ tha ai ‑ nė praninė e tė cilit jetoj, do ta dėrgojė engjėllin e vet me ty dhe do t’ia ēelė shtigjet udhės sate, do tė m’ia marrėsh djalit nusen prej fisit tim dhe prej shtėpisė sė tim ati.

41 Ti do tė jesh i lirė nga mallkimi im vetėm kur tė shkosh, e nė mos ta dhėnēin, atėherė do tė jesh i lirė nga mallkimi im.

42 Erdha sot te burimi dhe thashė: ‘O Zot, Hyji i zotėrisė tim ‑ Abrahamit, nėse do ta bėsh vėrtet tė dobishėm udhėtimin tim qė po e bėj, 43 ja, tek jam para burimit tė ujit: atėherė, vajza qė do tė dalė pėr tė marrė ujė, tė cilės do t’i them: ‘Mė jep tė pi pak ujė prej katrovės sate’, 44 dhe tė mė thotė: “Urdhėro e pi dhe po nxjerr edhe pėr devetė tė tua”, ajo ėshtė gruaja qė Zoti e caktoi pėr djalin e zotėrisė tim.

45 Ndėrsa, unė nė heshtje i pėrbluaja kėto mė vete, erdhi Rebeka me katrovė nė krah. Zbriti te burimi dhe mori ujė. Unė i thashė: ‘Mė jep tė pi pak!’ 46 Ajo vrik e lėshoi katrovėn prej krahut dhe mė tha: ‘Urdhėro e pi dhe po u jap tė pinė edhe deveve? Unė piva po edhe gamilave u dha ujė. 47 E pyeta dhe i thashė: ‘E bija e kujt je?’ Ajo m’u pėrgjigj: ‘Jam e bija e Batuelit, birit tė Nahorit, qė i lindi Melka.’

Ia vura, pra, unazėn nė hundė dhe mėdorėzat nė duar. 48 Rashė pėrmbys dhe e adhurova Zotin duke e bekuar Zotin, Hyjin e zotėrisė tim, Abrahamit, qė m’i ēeli shtigjet e udhės sė drejtė pėr tė marrė bijėn e vėllait tė zotėrisė tim pėr djalin e tij.

49 Prandaj, nėse doni tė dėftoni mirėsi dhe besnikėri ndaj zotėrisė tim, mė tregoni, por, nė qoftė se ju pėlqen ndryshe, ma tregoni edhe kėtė, qė tė shkoj djathtas ose majtas”.

50 U pėrgjigjėn Labani dhe Batueli: “E paska thėnė Zoti! Ne nuk mund tė themi asgjė jashtė pėlqimit tė tij. 51 Ja, Rebeka ėshtė para teje; merre e shko me tė dhe u bėftė gruaja e djalit tė zotėrisė tėnd, si ka thėnė Zoti”.

52 Shėrbėtori i Abrahamit, posa i dėgjoi kėto fjalė, ra pėrmbys dhe e adhuroi Zotin.

53 Nxori stoli argjendi, ari dhe petka dhe ia dha Rebekės. Po edhe tė vėllait dhe t’ėmės sė Rebekės u dha dhurata tė ēmueshme. 54 Atėherė hėngrėn dhe pinė ai e njerėzit qė ishin me tė dhe aty e kaluan natėn.

Si u ēuan nė mėngjes, shėrbėtori u tha: “Mė lejoni tė kthehem te zotėria im”. 55 Vėllai dhe nėna e saj u pėrgjigjėn: “Le tė rrijė vajza sė paku dhjetė ditė me ne e pastaj tė vijė”. 56 Por, ai tha: “Pasi Zoti ma bėri udhėn e frytshme, ju lutem, ju mos mė ndalni. Mė lejoni tė nisem pėr te zotėria im!” 57 I thanė: “Le ta thėrrasim vajzėn e ta pyesim atė”.

58 Pasi e thirrėn dhe ajo erdhi, e pyetėn: “A do tė shkosh me kėtė njeri”? Ajo u pėrgjigj : “Po”.

59 Atėherė e pėrcollėn Rebekėn, motrėn e vet, nanshoren e saj dhe shėrbėtorin e Abrahamit me pėrcjellėsit e tij. 60 Motrės i uruan fatlumėsi dhe i thanė:

“Motėr‑o, motra jonė!

Me mijėra mijėrash u shtofsh!

Fara jote i pushtoftė

dyert e armiqve te vet”!

61 U ēua, pra, Rebeka dhe shėrbėtoret e saja, hipėn nė deve dhe e ndoqėn atė njeri. Shėrbėtori e mori Rebekėn dhe u nis.

62 Izaku u kthye prej krahinės sė pusit Lahairoi dhe banonte nė dheun Nageb.

63 Nė muzg Izaku kishte dalė nė fushė pėr tė vajtuar. Si i ēoi sytė, pa se po vinin disa deve. 64 Po edhe Rebeka i ēoi sytė dhe e pa Izakun. Zbriti prej devesė 65 dhe i tha shėrbėtorit: “Kush ėshtė ai njeri qė po ecėn fushės e po na del pėrpara”? Ai i tha: “Ai ėshtė zotėria im”. Ajo e mori me tė shpejtė velin dhe u mbulua. 66 Shėrbėtori i tregoi Izakut gjithēka kishte bėrė. 67 Izaku e futi Rebekėn nė tendėn e Sarės, nėnės sė vet, dhe e mori pėr grua. Ai e deshi dhe e gjeti nė tė ngushėllimin pas vdekjes sė nėnės sė vet.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Martesa e Izakut