Kapitujt

Zanafilla: 40. Jozefi i shtjellon ėndrrat e shėrbėtorėve tė faraonit

40

1 Ndėrkaq, pas kėtyre ngjarjeve, ndodhi qė kuptari dhe furrtari i mbretit tė Egjiptit tė gabojnė kundėr zotėrisė sė vet.

2 Faraoni i hidhėruar ndaj dy oborrtarėve: kryetarit tė kuptarėve dhe tė furrtarėve, 3 i hodhi nė burgun e kryetarit tė rojeve, ku ishte nė burg edhe Jozefi. 4 Kryetari i rojeve ia dorėzoi Jozefit qė t’i kishte nėn kujdes. Kėshtu ata mbetėn pėr do kohė nė burg.

5 Po tė njėjtėn natė tė dy panė nga njė ėndėrr, e secila kishte vėshtrimin e vet. 6 Kur Jozefi hyri tek ata nė mėngjes dhe, kur i pa tė trishtuar, 7 i pyeti : “Pėrse sot jeni mė tė trishtuar se zakonisht”? 8 Ata pėrgjigjėn: “Pamė ėndėrr e nuk ka kush tė na e shtjellojė”. Jozefi u tha: “Po a nuk e ka Hyji nė pushtet t’i shtjellojė ėndrrat? Mė tregoni ēfarė keni parė”?

9 Kryetari i kuptarėve e tregoi ėndrrėn e vet: “Shihja pėrbri hardhinė, 10 nė tė cilėn ishin tre shermende. Dhe posa filloi tė bulojė, qiti lule dhe greca dhe kokrrat u poqėn. 11 Kisha nė dorė gotėn e faraonit. I mora, pra, vilet e rrushit dhe i shtrydha nė gotėn qė e kisha nė dorė dhe i dhashė ta pijė faraoni”. 12 Jozefi iu pėrgjigj: “Endrra ka kėtė kuptim: tre shermendet, janė tri ditė, 13 pas tė cilave faraoni do tė tė falė dhe do tė kthejė nė shkallėn qė kishe mė parė. Prapė do t’ia japėsh gotėn sipas detyrės sate, siē e ke pasur zakon edhe mė parė. 14 Por, veē, kur tė jesh mirė, tė bie ndėrmend pėr mua, ki dhimbje pėr mua dhe thuaj faraonit tė mė nxjerrė prej burgut, 15 sepse me dredhi e dhunė mė qitėn prej dheut tė hebrenjve, po edhe kėtu tė pafajshėm mė hodhėn nė burg.

16 Kur pa kryetari i furrtarėve se ėndrrės i dha njė shtjellim tė mirė, tha: “Po edhe unė pashė ėndėrr: mbi kokė kisha tri shporta buke. 17 Nė shportėn e sipėrme, bartja gjithfarė ushqimesh qė gatuhen me mjeshtrinė e furrtarisė, por shpendėt i hanin. . 18 Jozefi u pėrgjigj: “Ja, kuptimi i ėndrrės: tri shportat janė edhe tri ditė. 19 Pas tri ditėve, faraoni do ta kėputė kokėn varė nė dru dhe mishin tėnd do ta hanė shpendėt”.

20 Dhe, pėrnjėmend, tė tretėn ditė faraoni bėri gosti tė madhe pėr tė gjithė shėrbėtorėt e vet ‑ kishte ditėlindjen ‑ mes shėrbėtorėve tė vet ndau kryetarin e kuptarėve dhe atė tė furrtarėve. 21 Kryetarin e kuptarėve e ktheu nė detyrėn e vet, qė t’i japė edhe mė tej kupėn nė dorė, 22 kurse kryemjeshtrin e furrtarėve e vari nė dru siē ia kishte shtjelluar Jozefi.

23 Mirėpo, kryetari i kuptarėve e harroi Jozefin dhe nuk i ra ndėr mend pėr shtjelluesin e vet.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jozefi i shtjellon ėndrrat e shėrbėtorėv...