Kapitujt

Ester: 14. Tobiti vdiq nė paqe njėqind e dymbėdhjetė vjeēar

14

1 Kėtu mori fund lutja e lavdit tė Tobitit.

XIII. NINIVA

Tobiti vdiq nė paqe njėqind e dymbėdhjetė‑ vjeēar. Me nderime qe varrosur nė Ninivė. 2 Ishte gjashtėdhjetedyvjeēar kur iu verbuan sytė. Pasi e rifitoi dritėn e syve jetoi nė begati. Bėri shumė lėmoshė dhe gjithėnjė vazhdoi ta bekonte Hyjin dhe t’i thurte lavdi madhėrisė sė Hyjit. 3 Kur iu afrua koha tė vdesė, e thirri tė birin, Tobinė, e porositi e i tha: “Biro, merri e ēoji fėmijėt e tu 4 nė Medi, sepse unė i besoj fjalės sė Hyjit, qė e tha Nahumi kundėr Ninivės. Tė gjitha do tė plotėsohen, tė gjitha do tė vijnė mbi Asirinė e mbi Ninivėn ashtu si i kanė parakallėzuar profetėt e Izraelit qė i ka dėrguar Hyji. Tė gjitha do tė plotėsohen, asnjė fjalė s’do tė mbesė pa u plotėsuar, tė gjitha do tė sendertohen nė kohėn e vet. Do tė jetė mė siguri nė Medi se nė Asiri e nė Babiloni, sepse unė e di mirė dhe e besoj, se do tė ndodhė gjithēka ka thėnė Hyji. Tė gjitha fjalėt do tė shkojnė nė vend dhe asnjė fjalė e profetėve, s’do tė bjerė poshtė. Edhe vėllezėrit tanė qė jetojnė nė tokėn e Izraelit, tė gjithė do tė jenė tė shpėrngulur e do tė merren skllevėr nga ai vend i mirė. Mbarė dheu i Izraelit do tė mbesė i shkretė. Rrafsh do tė bėhet Samaria e Jerusalemi, dhe Shtėpia e Hyjit do tė kthehet nė gjendje tė mjerueshme: do tė digjet e do tė mbesė shkretė pėr njė kohė tė caktuar. 5 Por, pėrsėri Hyji do tė ketė dhimbje pėr ta e do t’i kthejė nė tokėn e Izraelit. Prapė do ta ndėrtojnė Shtėpinė e Hyjit, por jo mė si tė parėn, deri qė tė kalojė koha e mallkimeve. Veē atėherė do tė kthehen nga dheu i mėrgimit tė tyre, do ta rindėrtojnė Jerusalemin me madhėri dhe nė tė do tė ndėrtohet Tempulli i Hyjit, po ashtu siē kanė thėnė pėr tė tė gjithė profetėt e Izraelit. 6 Tė gjithė popujt e mbarė botės do tė kthehen e do ta nderojnė me tė vėrtetė Hyjin, tė gjithė do t’i mėnjanojnė zotat e vet tė rremė, qė me ngashnjimin e tyre i bėjnė tė bien nė gabim. 7 Atėherė do ta bekojnė Hyjin e amshueshėm nė drejtėsi. Tė gjithė bijtė e Izraelit nė ato ditė do tė lirohet e, duke e kujtuar Hyjin, sė bashku do tė vijnė nė Jerusalem dhe do tė banojnė nė tokėn e Abrahamit tė sigurtė e pėrgjithmonė dhe ajo pėrsėri do tė bėhet prona e tyre e pėrhershme. Do tė galdojnė tė gjithė ata qė e duan Hyjin pėrnjėmend, ndėrsa ata qė bėjnė mėkate e padrejtėsi, do tė zhduken nga dheu.

8 E tani, bijtė e mi, po ju urdhėroj: Shėrbeni Hyjit nė tė vėrtetėn dhe bėni para tij ēka atij i pėlqen. Edhe ju urdhėronu fėmijėve tuaj tė bėjnė vepra tė mira e lėmoshė, ta kujtojnė Hyjin dhe ta bekojnė gjithmonė Emrin e tij nė tė vėrtetė e me tė gjitha fuqitė e tyre.

9 E atėherė, biri im, lėshoje Ninivėn e mos qėndro mė kėtu,

10 por, pasi ta kesh varrosur nėnėn tėnde pėrbri meje, qė atė ditė mos qėndro mė brenda kufijve tė saj, sepse po shoh se kėtu po bėhen keqbėrėsi tė mėdha e poshtėrsi tė shumta dhe nuk po u vjen turp. A po sheh, biri im, se ē’i bėri Nadabi Ahiharit qė e kishte rritur. A nuk qe shtėnė gjallė nė dhe? Por Hyji e ēoi turpėsinė e tij mbi kokėn e tij: Ahihari doli nė dritė, kurse Nadabi hyri nė terrin e amshueshėm, sepse kėrkoi ta vrasė Ahiharin. Duke bėrė lėmoshė shpėtoi nga laku i vdekjes, qė ia kishte pėrgatitur Nadabi. Por Nadabi ra vetė nė lakun e vdekjes dhe mbaroi. 11 E tani, bijtė e mi, shikoni ēka bėn lėmosha e ēka bėn mėkati qė ēon nė vdekje. Por, po mė merret fryma...” E kapėn dhe e vunė nė shtrat. S’vonoi e vdiq. I bėnė njė salikim me nderime tė mėdha.

12 Pastaj, kur i vdiq e ėma, Tobia e varrosi pėrbri t’et e shkoi me gjithė gruan e vet nė Medi dhe jetoi nė Ekbatanė me vjehrrin e vet Raguelin. 13 I rrethoi me kujdes nė pleqėrinė e tyre dhe i nderoi. Kur vdiqėn i varrosi me nderim nė Ekbatanėn e Medisė. Tobia e trashėgoi pasurinė e Raguelit si edhe atė tė babait tė vet, Tobitit. 14 Vdiq pasi jetoi i nderuar njėqind e shtatėmbėdhjetė vjet. 15 Para se tė vdiste dėgjoi pėr rrėnimin e Ninivės dhe i pa robėrit e saj qė shpėrnguleshin nė Medi, ku i solli Asueri, mbreti i Medisė. E bekoi Hyjin pėr gjithēka bėri ndaj ninivasve e asirėve. U kėnaq para se tė vdiste pėr fatin e keq tė ninivasve dhe e bekoi Hyjin pėr shekuj tė shekujve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Tobiti vdiq nė paqe njėqind e dymbėdhjet...