Kapitujt

Jobi: 36. Kuptimi i vėrtetė i vuajtjeve tė Jobit

36

1 Eliuhi vazhdoi e tha kėshtu:

2 “Duresė sa grima e do tė tregoj,

sepse kam mė ē’tė them pėr Hyjin.

3 Prej sė largu do ta nxjerr dijen,

Bėrėsit tim do t’ i jap arsye.

4 Vėrtet s’janė gėnjeshtra fjalėt e mia:

ėshtė me ty njė qė ka dije tė pėrsorur.

5 Hyji ėshtė i madh: askėnd s’pėrbuz;

i madhėrishėm pėr kah fuqia e mendjes,

6 keqbėrėsin s’e lė tė jetojė

e skamnorėve u jep tė drejtė.

7 Prej tė drejtėve sytė s’i largon,

pėrbri mbretėrish i vė nė fron

qė tė lartėsuar tė jenė gjithmonė.

8 E nėse tė lidhur i sheh nė pranga,

rėndė shtrėnguar nė lak mjerimi,

9 atėherė veprat nė dritė ua qet,

dhunėt e bėra prej krenarisė.

10 U hap veshėt tė dėgjojnė qortimin,

u urdhėron tė kthehen prej tė keqes.

11 N’e dėgjoshin e n’iu nėnshtroshin,

me fat tė mirė ditėt u kalojnė,

vitet e tyre me kėnaqėsi.

12 Po s’dėgjuan, kalojnė n’pėr vdekje,

prej marrėzirės do tė sharrojnė.

13 Tė Hyjit hidhėrimin vetvetes ia sjellin

zemėrkėqijtė e kushtrim nuk do tė qesin,

kur ndėr pranga i Lumi t’i lidhė.

14 E vdesin nė lule tė rinisė,

nė moshė tė djalėrisė u shuhet jeta.

15 Varfanjakun e shpėton me tė liga,

ia hap sytė me fatkeqėsi.

16 Edhe ty do tė shpėtojė nga ngushtica,

do tė qesė nė hapėsirė ku gjė s’tė shtrėngon,

nė tryezė plot me gjella tė majme.

17 Ēėshtja jote bie si e keqbėrėsit:

gjyqi e dėnimi do tė takojnė.

18 Mbushullia ruaj se tė gėnjen,

shumė dhurata mos ta shmangin rrugėn!

19 Pse, a bėrtet kur s’je nė vėshtirėsi?

E madje me sa forcė ke?!

20 Mos e prit me afsh atė natė,

nė tė cilėn popujt shkojnė nė vend tė vet!

21 Ruaj se i sillesh padrejtėsisė,

sepse ajo tė qiti nė mjerim”!

Himni pėr nder tė dijes sė gjithėpushtetshme

22 “Sa i madhėrishėm nė pushtet tė vet ėshtė Hyji!

Vallė ka kund mėsues tė ngjashėm me Tė?

23 Kush ėshtė nė gjendje jetėn t’ia shqyrtojė?

Kush guxon t’i thotė: ‘Veprove keq?’

24 Tė bie nė mend t’ia madhėrosh veprėn

qė tė tjerėt nė kėngė ia kėndojnė!

25 E vėren mbarė bota,

ēdo njeri prej sė largu e kundron!

26 Sa i madh ėshtė Hyji! Mendja nuk na e merr,

tė panumrueshme janė vitet e tija!

27 Lart i mbledh pikat e shiut,

i zbraz shirat si lumenj,

28 retė i zbrazėn me mbushulli,

rrėke bien mbi mbarė njerėzimin.

29 Kush pastaj mund ta kuptojė

tė reve shtrirjen,

bubullimėn e tendės sė tij?

30 Ja, Ai dritėn e hap pėrreth vetes,

detit fundin me ujė ia mbulon!

31 Me anė tė tyre Ai gjallė i mban popujt,

u jep ushqim me garguri.

32 Nė duar tė veta e mban rrufenė

dhe i urdhėron ku do tė godasė!

33 Bubullima flet pėr Tė,

armė zemėrimi kundėr tė keqes!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Kuptimi i vėrtetė i vuajtjeve tė Jobit