Kapitujt

Jobi: 22. Hyji gjykon vetėm nė emėr tė drejtėsisė

22

1 Mori fjalėn Elifaz Temaniti e tha:

2 “Ēka njeriu Hyjit mund t’i vlejė?

Kur i urti vlen mezi pėr vete?

3 Ē’dobi i Lumi ka nėse ti je i drejtė,

ē’fiton Hyji nėse ti je i pastėr?

4 Vallė tė ndėshkon pse qenke i drejtė

e pėr kėtė tė qitka nė gjyq?

5 A thua jo nė saje tė mbrapshtisė sate,

tė tė kėqijave tė tua qė s’kanė numėr?

6 Pa arsye vėllait peng i more,

tė vobekėtin petkash e zhveshe.

7 Tė etshmit ujė s’i dhe tė pijė,

tė uriturit s’i dhe tė hajė.

8 Skamnorit tokėn ia more

dhe ia dhe kujt tė pėlqeu ty.

9 Me duar thatė i nisje tė vejat,

bonjakėve ua theve krahėt.

10 Kėndej tani nė rrjetė ke rėnė

e po tė mposht frika e papritur.

11 Drita terr tė ėshtė bėrė e s’sheh,

turri i ujėrave po tė pėrplas!

12 Pse thua Hyji s’ėshtė mė i lartė se qielli?

Vėreje majėn e yjeve: sa e lartė!

13 E ti thua:’Po ē’di Hyji?

A mund tė shohė nėpėr mug tė reve?

14 Tis ka renė e ne s’na sheh.

Ai shėtit buzės qiellore!

15 Po a do tė ndiqėsh udhėn e moēme,

qė ndoqėn njerėzit e kėqij?

16 Para kohe qenė rroposur,

themelin ua mori lumi!

17 Ata Hyjit vetė i thoshin: ‘Larg prej nesh!’

dhe: ‘S’ka ē’na bėn i Gjithpushtetshmi.

18 Ai shtėpitė me tė mira u mbushte,

megjithėse pėr tė s’ēanin kokėn.

19 Tė drejtėt shohin edhe gėzohen,

i pafajshmi nė lojė i vė:

20 ‘Vėrtet mbaroi madhėria e tyre,

pasurinė ua dogji zjarri’.

21 Me Hyjin ndrequ e pajtohu,

do tė reshesh pėrsėri me tė mira.

22 Prano Ligjin prej gojės sė tij,

fjalėt e tija nguli nė zemėr.

23 Nėse i penduar te i Lumi kthehesh,

nėse e mėnjanon tė keqen nga tenda,

24 nėse si pluhurin e ēmon arin,

si zall lumi arin e Ofirit,

25 pėr ty ar do tė jetė i Lumi

e argjend do tė kesh me muqe.

26 Atėherė te i Lumi do tė gjesh gėzime,

drejt kah Hyji do t’i lartėsosh duart.

27 Do t’i lutesh e Ai do tė dėgjojė,

kushtet tua nė vend do t’i ēosh.

28 Do tė shkojė mbarė ēkado tė ndėrmarrėsh,

udhėn tėnde do ta ndriēojė drita.

29 Madhėshtorit ia ul krenarinė

e i ndihmon njeriut tė pėrvuajtur.

30 Nga e keqja e shpėton tė pafajshmin:

patėmetėsia e duarve e shpėton.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Hyji gjykon vetėm nė emėr tė drejtėsisė