Kapitujt

Jobi: 38. Pushteti krijues e shtangon Jobin

38

1 Nga stuhia Zoti iu pėrgjigj Jobit e i tha:

2 “Kush ėshtė ai qė e errėson Provaninė

me ca fjalė qė kripė nuk kanė?

3 Ngjeshu, pra, siē ngjeshen trimat:

unė dua tė pyes e ti mė mėso!

4 Kur themelet tokės ia vura ti ku ishe?

Mė trego nėse njėmend e di.

5 A e di: kush pėrmasat ia caktoi?

Me litar kush e ka matur?

6 Pėrmbi ēka i pushojnė themelet?

Tė kėndit gurin kush ia vuri

7 ndėrsa k’ndonin yjet e mėngjesit,

brohorisnin tė gjithė bijtė e Hyjit?

8 Kush e mbylli brenda dyerve detin,

kur po dilte nga krah’rori i nėnės?

9 Kur e vesha me re si me petka,

me errėsirė si mė shpėrgenj e mbėshtolla?

10 Kur unė caqet atij ia vura,

e kyēa me dyer e shula

11 dhe i thashė: ‘Deri kėtu! Mė tej mos shko!

Kėtu le tė thehen valėt tua krenare!’

12 Gjatė jetės sate mėngjesit i urdhėrove?

Po agimit vendin ia caktove?

13 Kur ia kape skajet tokės

a u shkundėn prej saj mėkatarėt?

14 A do tė shndėrrohet nė deltinė pėr vula,

do tė ngjyroset porsi petku?

15 Mėkatarėve drita u merret,

u thėrmohet grushti i ngritur.

16 A mos mbėrrite nė burimet e detit,

a mos ece fundit tė pėshtjerrave?

17 A t’u hapėn dyert e vdekjes

dhe i pe hymjet e errėta?

18 A i vrojtove pėrmasat e tokės?

Fol, pra, ti, nėse i di kėto tė gjitha!

19 Nė cilin kėnd drita banon?

Vendbanimin ku e kanė errėsirat?

20 Pėr t’u prirė nė caqet e tyre

o pėr t’i kthyer nė banesė tė tyre?

21 Po si! Ti atėherė ishe i lindur,

vjetėt e tua janė tepėr tė shumta!

22 A ke hyrė nė qilarėt e borės?

A i ke parė depot e breshėrit,

23 qė i pėrgatita pėr ditė tė ngushtė,

ditė pėrleshje, lufte tė tmerrshme?

24 Cilės udhė shpėrndahet drita,

nėpėr cilėn shiroku djeg tokėn?

25 Kush shiut tė rėndė udhėn ia dha

edhe rrugėn rrufesė vetuese,

26 qė tė bjerė shi nė vend tė pabanuar,

nė shkretėtirė ku askush s’banon,

27 pėr t’i ngirė tė papėrshkueshmet djerre,

qė tė qesė bar toka e thatė?

28 A ka vallė shiu baba?

Kush i lind pikat e vesės?

29 Gjirit tė kujt do tė ketė dalė ąkulli?

Kush prej qiellit e lindi brymėn?

30 Kur si gur ujėrat forcohen,

sipėrfaqja e humnerės kur ngurret?

31 Mundesh nė vargje t’i lidhėsh Shejzat,

o nenin t’ia zgjidhish Orionit?

32 E bėn tė dalė Yllin e Dritės?

Ti i prin Ariut me zogj?

33 A ia di ti qiellit ligjet

dhe mbi tokė ti i vė nė zbatim?

34 A u bėrtet ti reve nė qiell

e tė mbulon shtrėngata e shiut?

35 A ti i lėshon vetėtimat qė ēajnė

dhe tė thonė: ‘Si urdhėron!’?

36 Kush ibisit i dha dije

edhe gjelit tė ketė kuptim?

37 Kush i menēur i numron retė,

kush i zbraz rrėshiqat e qiellit,

38 kėshtu pluh’ri bėhet njė tėrėsi

edhe bucat njė me tjetėr tė ngjiten?

39 Luaneshės ti, thua, prenė ia zė

dhe i ushqen zogjtė e luanit,

40 kur ata qėndrojnė nė shpellė

ose vėrejnė mbi pre nga strof’lli?

41 Kush korbave ua mbledh ushqimin,

kur drejt Hyjit zogjtė cicėrojnė

pėr arsye se u mungon shujta?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Pushteti krijues e shtangon Jobin