Kapitujt

Jobi: 10. Jeta ime shpirtit tim m’i velet

10

1 Jeta ime shpirtit tim m’i velet,

shfrim tė lirė ankimit do t’i jap,

do tė flas nė mjerim tė zemrės sime.

2 I them Hyjit: ‘Mos mė dėno!’

Mė trego pse kėshtu po mė gjykon?’

3 Punė e mirė tė duket qė mė ndrydh,

pėrbuz veprėn e duarve tė tua

e u pėrkrah tė mbrapshtėve synimin?

4 A thua sytė tė mishtė i ke

e sheh ti siē shohin njerėzit?

5 Ditėt e tua, vallė, si ditėt e njerėzve,

vjetėt e tu si koha e njerėzve,

6 fajėsinė time qė ta kėrkosh

edhe mėkatin tė ma shqyrtosh?

7 Ti e di se s’kam bėrė asnjė tė keqe

e prapė askush s’mė shpėton nga dora jote.

8 Duart e tua, pra, mua mė pėrftuan,

duart e tua mė trajtuan, mė krijuan,

pse papritmas tani po mė shkatėrron?

9 Tė bie nė mend: si baltėn mė punove

dhe pėrsėri nė pluhur do tė mė kthesh.

10 Vallė ti vetė a nuk mė mbole si qumėshtin

e nuk mė ngjize si dorėn e djathit?

11 Vetė mė veshe me lėkurė e me mish,

mė gėrshetove me eshtra e me dej.

12 Ti mė dhurove jetėn edhe mėshirėn,

kujdesi yt ma ruajti shpirtin.

13 Megjithatė kėtė e fshehje nė zemrėn tėnde,

e di se kėtė e kishe pėr qėllim:

14 a mos mėkatoj tė mė vėresh me shumė kujdes

e s’lejon pėr mėkate tė mos ndėshkohem.

15 I mjeri unė nėse jam fajtor!

Po edhe i drejtė nė qofsha,

kokėn tė lartėsoj unė nuk guxoj

‑ nga mjerimi e turpi i mbuluar!

16 Nė qoftė se mburrem, mė kap si klysh luani:

pėrsėri veten e madhėron mbi mua.

17 Dėshmues tė ri sjell kundėr meje,

ndaj meje e shton hidhėrimin,

vuajtje tė reja vazhdojnė mbi mua tė sulen.

18 Pėrse mė nxore nga krah’rori i nėnės?

Tė isha zhdukur, njeri tė mos mė ketė parė!

19 Do tė kisha qenė porsi tė mos isha,

nga kraharori i kondisur nė varr!

20 Janė tė shkurtėra ditėt e jetės sime!

Mė lejo, pra, edhe pak tė gėzohem

21 derisa tė nisem pėr udhė qė s’ka kthim,

nė dheun e territ e tė hijes sė vdekjes,

22 nė tokė errėsire edhe krejt tė errėt,

nė mbretėri tė vdekjes ku s’ka asnjė rregull,

ku banon tmerri i pėrhershėm.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Jeta ime shpirtit tim m’i velet