Kapitujt

Jobi: 31. Mbrojtja e Jobit

31

1 “Lidhur kisha besė me sytė e mi

se asnjė virgjėr s’do tė shikoja.

2 Po ē’pjesė kam te Hyji im i lartė,

ē’trashėgim te i Gjithpushtetshmi nė qiell?

3 Pse a e keqja s’i takon tė paudhit,

s’u takuaka tė padrejtėve ndėshkimi?

4 A thua roje ai s’mė rri nė udhė

e s’ m’i njeh hapat e mi?

5 Pra, nėse veprova ndonjėherė me gėnjeshtėr,

pėr tė bėrė tė keqen nėse e luajta kėmbėn:

6 le tė mė vėrė Hyji nė peshore tė saktė

qė ta dijė se i patėmetė unė jam!

7 Kėmba ime nėse udhės iu shmang

e nėse zemra sytė m’i ndoqi,

duart e mia nėse i pėrdhosa:

8 unė mbjellsha e tjetri korrte,

farė as emėr mos mė mbettė!

9 Nėse zemrėn time nė tė keq ma ēoi ndoj grua,

nėse pas derės pritė mikut i vura:

10 pėr tjetėrkėnd bloftė gruaja ime,

tjetėrkush atė e pėrdoroftė!

11 Sepse kjo ėshtė punė e poshtėr,

paudhėsi qė gjyq kėrkon:

12 mė djegtė zjarri e mė pėrvloftė,

shkrumb i bėftė tė lashtat e mia!

13 Nėse i kam ngrėnė tė drejtėn shėrbėtorit

o shėrbėtores qė ankohej nė mua:

14 ēfarė do tė bėja kur Hyji nė gjyq tė ngritet,

ē’do tė pėrgjigjja kur llogari tė kėrkonte?

15 A s’janė ata si unė vepėr e Tij?

S’na formoi njė Hyj nė krah’ror tė nėnės?

16 Nėse u mohova ē’kėrkonin tė varfrit,

nė qoftė se tė qajnė i bėra sytė e tė vejės,

17 nė qoftė se vetėm hėngra bukėn time

e prej saj s’dhashė tė hajė edhe jetimi.

18 Qė nė rini si babė i kam qenė,

e kam mėsuar qė nė krah’ror tė s’ėmės!

19 Nėse e pėrbuza tė gjorin qė petk s’kishte,

tė vobektin qė ishte pa mbulojė,

20 nėse ijėt e tij mua s’ma ēuan bekimin,

pse prej bashkave tė deleve tė mia u ngroh,

21 nėse dorė ngrita kundėr ndoj bonjaku,

duke e ditur se e kam Mbrojtėsin nė gjyq:

22 oh m’u shkoqtė prej shpatullės krahu,

dora ime nė bėrryl u theftė!

23 Sepse tė Hyjit e druaj ndėshkimin,

madhėrisė sė Tij s’mund t’i qėndroj!

24 Nėse shpresėn time a kurrė nė ar e vura,

nėse arit tė pastėr: ‘Besim kam nė ty’ i thashė,

25 nėse iu gėzoja kamjes sime tė madhe,

pasurisė qė duart ma fituan,

26 nėse kur diellin t’shkėlqyeshėm shikoja

edhe hėnėn kur ecėn ndriēuese:

27 e ashtu fshehtas mė gėnjeu zemra ime

qė me dorė t’u ēoja puthje,

28 qė do tė ishte punė e dėnueshme nė gjyq,

se Tenzonė unė do tė kisha mohuar;

29 nėse iu gėzova bjerrjes sė urryesit tim

dhe u kėnaqa pėr tė keqen qė i ndodhi,

30 unė qė gjuhėn s’lejoja tė mėkatonte,

duke e nėmur qė jeta t’i shuhej!

31 Po a nuk mė thoshte gjindja e ēadrės sime:

‘Kė me mish ai der tash s’e ka ngopur?’

32 Kurrė shtegtar pėrjashta s’mė mbeti,

pėr udhėtarin hapur e kisha derėn.

33 Pse a si Adami mėkatin tim e fsheha,

nė zemrėn time fajin fshehtė e mbajta?

34 Pse a i droja shpėrhalljet e gjindes,

a u frikėsoja pėrbuzjes sė fqiut

e heshtja brenda derės sė shtėpisė?

35 Sikur tė kisha dikėnd qė tė mė dėgjonte!

Ja, nėnshkrimi! I Lumi le tė mė pėrgjigjė!

Ja libri qė e shkroi armiku!

36 Pėrmbi supa do ta mbartja,

rizė rreth kokės do ta lidhja,

37 pėrgjegjėsi do tė jepja pėr ēdo hap,

para Tij ballėlart si princ do tė dilja.

38 Kundėr meje nėse klithė toka ime,

bashkė me tė nėse vaj lėshojnė hullitė,

39 nėse pa pagė frytin ua hėngra

e nėse vet ia mundova bujqit:

40 nė vend tė grurit ferra mė prodhoftė,

nė vend tė elbit egjėr ‑ bar tė qelbėt”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Mbrojtja e Jobit