Kapitujt

Jobi: 11. Jobi duhet ta pranojė urtinė e Hyjit

11

1 Sofar Naamatiti e mori fjalėn e tha:

Pse a fjalėshumtit s’duhet t’i pėrgjigjet?

A me fjalė tė shumta, thua, shfajėsohet burri?

3 Pėrrallat tua do tė bėjnė tė heshtin njerėzit?

Do tė pėrqeshėsh e kush s’do tė pėrgjigjet?

4 Ti po thua: ‘Tė pastėr e kam fjalėn,

jam i pastėr para syve tė tu!’

5 Por, sikur Hyji me ty tė bisedonte,

tė hapte gojėn e ty tė kthente pėrgjegje,

6 t’i zbulonte fshehtėsitė e Urtisė,

synimet e pashqyrtueshme tė saja,

do tė kuptoje se kėrkon mė pak,

shumė mė pak se tė meriton e keqja.

7 A mendon se i njeh gjurmėt e Hyjit,

se e pėrshkon pėrsosmėrinė e tė Lumit?

8 Ėshtė mė i lartė se qielli! ‑ Ē’thua atėherė?

Mė i thėllė se Nėntoka! Ē’kupton?

9 Mė i gjatė se toka, mė i gjerė se deti!

10 Nėse shkatėrron, kyē o shtrėngon

kush ėshtė nė gjendje atij t’i bėjė ballė?

11 Pse tė njeriut ai kotėsinė e njeh,

sheh mbrapėshtinė edhe nėse nuk shikon.

12 Nė hulli sillet edhe njeriu i mbrapshtė,

gomari i egėr zotėrohet me fré.

13 Edhe ti mendtė mblidhi tok,

drejt Hyjit lartėsoji shuplakat,

14 flake tė keqen qė ėshtė nė duar tė tua,

padrejtėsi mos lėr nė shtėpinė tėnde.

15 Atėherė lart do ta mbash ballin,

i qėndrueshem do tė jesh dhe pa frikė

16 e mjerimin nė harresė do ta qesish;

do tė kujtohet si ujėrat qė shkuan.

17 Mbrėmja jote do tė ndritė si mesdita,

kur tė shkojė nė mend se tė mbuloi terri,

pėr ty drita atėherė do tė agojė.

18 Plot shpresė, i sigurtė do tė jetosh

dhe i varrosur i qetė do tė pushosh.

19 Do tė pushosh e askush s’do tė tė trazojė,

pėrkrahjen tėnde shumėkush do tė kėrkojė.

20 Kurse sytė do tė sharrojnė tė mėkatarėve

e pėr ta kund strehim nuk do tė ketė,

t’u dalė shpriti: shpresa e tyre e fundit.”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Jobi duhet ta pranojė urtinė e Hyjit