Kapitujt

Jobi: 3. Jobi e mallkon ditėn e lindjes sė vet

3

1 Dikur Jobi e hapi gojėn dhe e mallkoi ditėn e lindjes sė vet. 2 Foli e tha:

3 U shoftė dita kur unė leva

edhe nata kur u tha:

“Njė njeri sonte u ngjiz”!

4 Ajo ditė errėsirė u bėftė,

nga lart Hyji mos e paftė,

drita e diellit mos e ndrittė!

5 E errėsoftė muzgu dhe hija e vdekjes,

errėsira mbi tė mbretėroftė,

me hidhėrim ajo u mbuloftė!

6 Humnera e errtė atė natė e marrtė,

ndėr ditė tė vitit mos u njehtė,

as ndėr muaj mos u numėroftė!

7 Ajo natė mbettė qyqevetėm,

kurrėfarė lavdi pėr tė mos u thėntė!

8 E mallkoftė kush e mallkon ditėn,

kush ėshtė i zoti ta zgjojė Lugatin!

9 U errėsofshin yjet e muzgut tė saj;

e prittė dritėn e mos i daltė,

mos i paftė qerpikėt e agimit,

10 qė s’ma mbylli kraharorin e nėnės

tė mos shikoja me sytė e mi dhimbjet!

11 Pėrse s’vdiqa brenda nė krahėror?

Pėrse s’vdiqa porsa linda?

12 Pėrse mė mori nėna nė prehėr?

Pėrse mėkuar qeshė nga gjinjtė?

13 Tani vetė nė gjumė do tė pushoja,

i qetė do tė flija nė gjumė tė pėrhershėm

14 me mbretėr e princa tė dheut

qė nė shkretėtirė ndėrtojnė varreza,

15 o me princa me ar tė pasur,

me argjend qė i mbushin shtėpitė.

16 Nuk do tė isha si deshtaku,

si i ngjizuri qė dritė s’pa.

17 Atje poshtė s’ēojnė krye mėkatarėt,

Atje poshtė pushim gjejnė tė kėputurit.

18 Skllevėrit atje nė paqe prehen,

strumbullari i rojės s’i ngacmon.

19 Atje ėshtė i vogli e i madhi;

skllavi ėshtė i lirė nga i zoti.

20 Pse i mjeri tė dalė nė dritė?

Pse shpirtathti ndopak tė jetojė?

21 Kush pret vdekjen e s’i vjen,

qė e kėrkon mė shumė se arin,

22 qė me shpirt vdekjes i gėzohet,

qė nė varrezė e pret gėzimin?

23 Njeriu qė nuk ka rrugėdalje,

tė cilit Zoti ia zė shtigjet.

24 Pėr ushqim kam gjėmėt e mia,

ujė vėrshimi klithma ime.

25 Ēka unė droja, ajo mė gjeti,

ē’kisha frikė pikėrisht ajo mė ndodhi.

26 S’kam qetėsi as paqe nė jetė,

dhembjet mė mbysin, s’mė lanė pushim!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Jobi e mallkon ditėn e lindjes sė vet