Kapitujt

Jobi: 28. Urtėsia e paafrueshme pėr njeriun

28

1 “Po, argjendi i ka vendburimet,

e ka ari vendin ku pastrohet.

2 Edhe hekuri prej dheut nxirret,

ndahet bakri nga guri i shkrirė.

3 Njerėzit territ cak i vėnė,

e shkojnė deri nė skaj tė thellėsisė

pėrpas gurit tė errėsirės e tė hijes.

4 Hapin pusa larg nga vendbanimi,

edhe tė kėmbėve harrojnė pėrdorimin,

tė varur dridhen e janė larg prej njerėzve.

5 Toka prej tė cilės lind buka

zhbordohet brenda si ta digjte zjarri,

6 gurėt e saj qilarė janė tė safirit,

pluhuri i tė cilit krejt ėshtė ar.

7 S’ia njeh shtegun shpendi grabitqar,

s’e vėgon as syri i skifterit.

8 Nuk e rrahėn kėmbėt e shtazėve tė egra,

nėpėr tė s’u pėrshkua luanesha.

9 Kundėr shkėmbit njeriu e ngrit dorėn,

fundin maleve nė majė ua qet njeriu.

10 Nėpėr qeta ai hap galeri,

i zb’lon syri gjėrat e paēmueshme.

11 Lumenjve u shqyrton thellėsitė,

i qet nė dritė gjėrat e fshehta.

12 Mirė por Dija ku mendon se gjendet?

Ku ėshtė vendi i Kuptimit?

13 Pėrbėrjen s’ia di njeriu,

nuk gjendet nė tokėn e tė gjallėve.

14 Humnera thotė: ‘Tek unė nuk ėshtė’!

pohon deti: ‘S’ėshtė nė mua’!

15 Nuk fitohet me ar tė kulluar,

me argjend ajo s’mund tė blihet,

16 nuk vlerėsohet me ar prej Ofirit,

me sardonik as me safir tė paēmueshėm.

17 S’krahasohet me ar as me qelq

as s’shndėrrohet me enė ari tė pastėr.

18 Ē’i zė nė gojė korale e kristale,

ėshtė mė e vlershme se perlat Urtėsia!

19 I Etiopisė topazi me tė s’matet,

pranė saj ari e humbet vlerėn!

20 Nga, pra, Dija thua na vjen neve?

Ku ėshtė vendi i Kuptimit?

21 Mbetet fshehtė pėr sytė e tė gjallėve,

e fshehtė mbetet edhe pėr shpendė tė qiellit!

22 Humnera e vdekja thonė:

‘Vetėm zėrin i kem’ dėgjuar!’

23 Vetėm Hyji ia di udhėn,

ku qėndron veē Ai e di!

24 Ai ia sheh botės mbarimin,

gjithēka ėshtė nėn kupė qiellore,

25 Kur Ai deshi erės t’i japė peshė,

e kur ujėrat i peshon nė peshore,

26 e kur shirave ligj u vuri

edhe udhėn vetėtimės gjėmuese,

27 Ai atėherė, pra, e vlerėsoi,

e pėrgatiti dhe e shqyrtoi.

28 Atėherė Ai i tha njeriut:

“Frika e Zotit ‑ ja ē’ėshtė Dija!

Iki tė keqes ‑ ja se ē’ėshtė Urtia”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Urtėsia e paafrueshme pėr njeriun