Kapitujt

Jobi: 2. Satani

2

1 Njė ditė tjetėr, kur Bijtė e Hyjit shkuan tė paraqiten para Zotit, shkoi me ta edhe Satani pėr t’u paraqitur tek ai. 2 Zoti iu drejtua Satanit: “Nga po vjen?” Satani iu pėrgjigj: “E mora dheun nė sy dhe e pėrshkova skaj mė skaj”.

3 Atėherė Zoti i tha Satanit: “A mos e pe kund shėrbėtorin tim Jobin? S’e ka shoqin mbi tokė: njeri i patėmetė e i drejtė, qė e ka frikė Hyjin i shmanget tė sė keqes dhe qė e ruan patėmetėsinė e vet. Ti mė ngacmove mė kot kundėr tij pėr ta dėmtuar”. 4 Satani iu pėrgjigj Hyjit: “Lėkura pėr lėkurė! Njeriu jep gjithēka ka pėr jetėn e vet! 5 Por, sprovo e shtrije dorėn tėnde nė ashtin e nė mishin e tij e do shohėsh si do tė mallkojė nė fytyrė!”. 6 Kėndej Zoti i tha Satanit: “Ja, nė dorėn tėnde e ke, por jetėn ruaja!”. 7 Satani u largua nga prania e Zotit.

Satani e goditi Jobin me ēibanė tė kėqij qė nga shputat e kėmbėve e deri nė majė tė kresė. 8 Jobi mori njė tjegull pėr t’u kruar dhe shkoi e u ul nė grumbullin e plehėrave. 9 Atėherė e shoqja i tha:

“Po a ende po qėndron nė patėmetėsinė tėnde?

Mallkoje Hyjin dhe vdis”!

10 Jobi iu pėrgjigj:

“Po flet si njė grua marroqe.

Nėse nga dora e Hyjit i pranojmė tė mirat, pse s’do t’i pranojmė tė kėqijat”?

Nė tė gjitha kėto tė kėqija Jobi me buzėt e veta nuk mėkatoi.

11 Ndėrkaq tre miq tė Jobit morėn vesh pėr tė gjitha kėto tė kėqija qė i kishin ndodhur Jobit dhe secili erdhi nga vendi i vet: Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti dhe Sofar Naamatiti. Ishin marrė vesh ndėr vete tė shkonin sė bashku pėr ta parė e pėr ta ngushėlluar. 12 Prej sė largu ia lėshuan sytė, por nuk e njohėn. Atėherė ia plasėn vajit me zė tė lartė, i shqyen petkat, dhe hodhėn pluhur nė ajr mbi kokat e veta. 13 Atėherė u ulėn pėr tokė afėr tij dhe ashtu qėndruan pėr shtatė ditė e shtatė net. Asnjėri s’mundi t’ia thotė asnjė fjalė, sepse e panė se dhimbje e tij ishte tepėr e madhe.

Kapitujt

Kapitujt