Kapitujt

Jobi: 39. Gomarit tė egėr lirinė kush ia dha?

39

1 A e di ti si nė qeta pjellin dhitė e egra,

a i ke vrojtur shytat se si shtohen?

2 A u numrove muajt e barrės

e ua di kohėn e pjelljes?

3 Ulen, shtrihen, nga fryti lirohen

edhe dhimbjet fund u marrin

4 e kur pjella u forcohet,

e lėnė nė mal, te ta mė s’kthehen.

5 Gomarit tė egėr lirinė kush ia dha?

Kush ia hoqi kresė ullarin?

6 Pėr banesė i dhashė shkretėtirėn,

vendbanim dheun e kripur.

7 E pėrbuz zhurm’n e qytetit,

s’u vė vesh britmave tė ndjekėsve.

8 Endet maleve nė kullota tė veta,

kėrkon tė gjejė ēdo lloj blerimi.

9 A dėgjon tė shėrbejė bizoni?

Nė vathėn tėnde e kalon natėn?

10 E heq pėr laku qė tė lėrojė me kaun,

vjen pas teje pėr tė lėruar tokat?

11 A pse fort besim ti ke nė tė

e ia besuake punėt e tua?

12 A beson se ai do tė kthehet

pėr t’i sjellė nė lėmė prodhimet?

13 Fleta e strucit gėzueshėm rreh,

fletėt e puplat t’lejlekut flut’rojnė!

14 Vezėt e veta nė tokė i lėshon,

t’ia ngrohė pluhurit ia beson,

15 s’ka kujdes me kėmbė tė mos shkelen,

egėrsira se mundet t’i thyejė.

16 Me zogj tė vet si me zogj tė huaj sillet,

s’e di se kot sė koti lodhet.

17 Hyji atė e la tė pamend,

s’i dhuroi kuptim as dije.

18 Kur ėshtė koha krahėt i rreh,

pėrqesh kalė edhe kalorės!

19 A thua kalit ti ia dhe fuqinė,

jelet nė qafė ti ia dhurove?

20 A e bėn ti tė kėrcejė si karkaleci,

me hingėllimė gjithkėnd tė tmerrojė?

21 Kėnaqshėm dheun gropon me thundėr,

pa farė frike sulet nė trima.

22 Pėrbuz frikėn, gjė s’e tremb,

syri ēap prej shpatės s’i bėn.

23 Kukurra nė vithe i troket,

fishkėllon heshta e sh’gjeta vrastare!

24 Me tėrbim pėrpin hapėsirėn,

gjė s’e ndal kur bie trumbeta!

25 Nė zė tė burisė ai felgron: ‘Ha!’,

shumė larg luftės ia nuhat erėn,

tė prijėsve thirrjen, tė ushtarėve urranė!

26 Dija jote i rrit puplat skifterit,

e bėn qė fletėt t’i kthejė nga jugu?

27 Ti urdhėron nė qiell tė prekė shqiponja,

nė kreshta tė larta ēerdhen tė endė?

28 Nė shkėmbinj ngul, nė qeta banon,

nė moje tė larta e pėrmbi kreshta.

29 Prej andej vėren prenė e vet,

sytė prej sė largu hollė ia ndajnė!

30 Zogjtė e saj me gjak ushqehen.

Ku ka tė vrarė, aty e ke”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Gomarit tė egėr lirinė kush ia dha?