Kapitujt

Jobi: 30. B. Mjerimi i tanishėm

30

1 “Kurse tani mua mė pėrqeshin

nė moshė mė tė rinjtė,

tė cilėve etėrit s’u denjoja

t’ia vė grigjės qen pėr rojė!

2 Gjė nuk duhej forca e duarve tė tyre,

humbur u kishte fuqia rinore,

3 dob’suar skami e urie,

endeshin nėpėr shkretėtirė

tė shkretuar nga stuhitė;

4 brenin barė e gjethe shkurresh,

rrėnjėt e dėllisė kishin ushqim.

5 Tė dėbuar nga rrethi i njerėzve,

pas u britnin sikur vjedhėsve.

6 Banonin brigjeve tė pėrrenjve,

nė shpella dheu edhe qetash,

7 ulėrinin n’pėr shkurre e mreta,

nėn ferra sė bashku u struknin.

8 Bijtė e tyre, pjellė e poshtėr,

prej vendit me dhunė tė dėbuar.

9 Ata tani nė bisht tė lahutės mė vėnė

e pėr ta unė pėrrallė jam bėrė.

10 U vjen tė ndyrė, meje largohen,

s’ju vjen turp tė mė pėshtyjnė nė f’tyrė.

11 Kukurrėn hapi e mė shigjetoi

e nė gojė ma vuri frerin.

12 Fole shlligash nė tė djathtėn time,

kėmbėt e mia i vėnė nė tė ikur,

kundėr meje sheshojnė shtigje vdekje.

13 Rrugėt e mia m’i rrėnuan,

mė dolėn nė pritė edhe mė mundėn

dhe askush s’u kundėrshton.

14 Si murit tė rrėnuar mė sulen,

nėn rrėnoja u rrokullisėn.

15 Edhe tmerri kundėr meje u ēua,

porsi era u zhduk parėsia ime,

porsi reja shkoi shpėtimi im.

16 Shpirti im gjithnjė po mė meket,

mė pushtuan ditėt e mjerimit.

17 Natėn eshtrat dhimbjet m’i shporojnė,

plagėt qė mė brejnė askurrė s’mė pushojnė!

18 Mė kap pėr petkash me tėrė fuqinė,

mė shtrėngon si qafeta e kėmishės.

19 Nė baltė mė pėrplasi pa farė mėshire

e jam bėrė krejt blozė e pluhur.

20 Nė ndihmė tė thėrras e Ti s’mė pėrgjigjesh,

nė kėmbė qėndroj e Ti s’mė shikon.

21 Pėr mua Ti mizor u bėre,

mė pėrndjek me dorė tė fuqishme.

22 Mė flak pėrpjetė kalor mbi erė,

poshtė mė pėrplas me anė tė stuhisė.

23 Po e shoh se nė vdekje mė shtyt,

nė sht’pi tė caktuar pėr ēdo tė gjallė.

24 Megjithatė dorėn s’shtrin pėr ta rrėnuar;

nė rrėnim tė tij do tė jetė shpėtimi.

25 Vallė a s’qaja kurdoherė mbi tė mjerin,

a s’i dhimbej shpirtit tim i varfri?

26 Prisja tė mirėn, mė erdhėn tė kėqijat,

prisja dritėn e mė erdhi terri.

27 Mė vlon barku e kurrė s’mė pushon,

po mė sulmojnė ditėt e mjerimit.

28 Ecja i mėrrolur ‑ kush s’mė ngushėllon,

ngritesha nė mbledhje e thirrja ndihmė.

29 Me ēakaj u bėra vėlla,

shok u bėra me struca tė egėr.

30 Nxirė ėshtė lėkura e trupit tim,

nga ethet eshtrat m’u thanė.

31 Cetra ime u bė vajtore,

gjėmėtar ėshtė fyelli im”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > B. Mjerimi i tanishėm