Kapitujt

Jobi: 7. Ditėt e tija si ditėt e mėditėsit?

7

1 Vallė, s’ėshtė luftė mbi tokė jeta e njeriut?

Ditėt e tija si ditėt e mėditėsit?

2 Porsi tė skllavit qė e dėshiron hijen,

si tė mėditėsit tė varur nga mėditja?

3 Kėshtu mė tokuan mua muaj zhgėnjimi,

net plot dhimbje pėr pjesė mė qėlluan!

4 Nėse shkoj tė bie pyetmė: Kur do tė erret?

E pėrsėri me zor e pres mbrėmjen,

plot me dhimbje me zor e pres muzgun!

5 Trupi im qelbėsirė e pluhur,

lėkura mė shqyhet e mė copėtohet.

6 Mė kaluan ditėt mė shpejt se druga e

vegjėtarit,

u sosėn, mbetėn pa pe.

7 Mos harro: avull ėshtė kjo jeta ime,

sytė e mi fat tė mirė s’do tė shohin.

8 Sy njeriu mė s’do tė mė shohė:

mė ngule syrin e unė sharrova!

9 Siē zhduket e kalon reja,

kėshtu dhe ai qė nė Nėntokė zbret

mė lart s’ngritet!...

10 Nė shtėpi tė vet ai mė nuk kthehet,

vendi i tij mė s’do ta njohė.

11 Kėndej as vetė s’kam pse tė hesht,

do tė flas me hidhėrim tė shpirtit,

do tė ankohem me zemėr tė plasur.

12 Pse a jam det ose pėrbindėsh

qė gjithandej mė ke vėnė kėshtu nė roje?

13 Nėse mendoj: ‘Shtrati do tė mė japė qetėsi,

shtrati do tė m’i lehtėsojė dhimbjet’,

14 do tė mė tmerrosh, do tė mė trembėsh me ėndrra,

me fantazma do tė mė tmerrosh.

15 Dėshiroj nė litar tė mė shkojė jeta:

vdekur eshtrat do tė mė pushojnė!

16 Jam dėshpėruar, s’kam pse tė jetoj,

ti mė fal: krejt pa vlerė ėshtė jeta ime!

17 Ē’ėshtė njeriu qė ta madhėrosh?

Pse ndopak nė tė e mbėshtet zemrėn?

18 Ta shqyrtosh pėr ēdo mėngjes,

ta mbash nė vėrejtje orė e ēast?

19 Kur prej meje do tė shmangėsh shikimin?

S’mė lė as pėshtymėn ta pėrpij!

20 Nėse mėkatova: ē’tė keqe tė bėra,

o Shqyrtues i njeriut tė gjorė?

Pėrse mė vure nė shėnjestėr

sa qė u bėra edhe pėr vete i rėndė?

21 Pse s’i shlyen mėkatet e mia,

fajėsinė time pse s’e zhduk?

Do tė flija tashmė nė pluhur,

po tė mė kėrkoje, mė s’do tė mė gjeje”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Ditėt e tija si ditėt e mėditėsit?