Kapitujt

Jobi: 42. Fjala e fundit e Jobit

42

1 Jobi mori fjalėn dhe iu pėrgjigj Zotit:

2 “Mirė e di se je i gjithėpushtetshėm,

ēka sheston, nė gjendje je ta bėsh!

3 Kush ėshtė ai qė me fjalė tė marra

provaninė hyjnore e errėson?

Prandaj fola si i pamend

pėr mrekullitė qė s’i kuptoj.

4 Por mė dėgjo, mė jep leje tė flas:

unė do tė pyes e ti mė pėrgjigj.

5 Nuk tė njihja veēse me tė dėgjuar,

e tani me sy tė mi tė pashė!

6 Prandaj veten e qortoj,

bėj pendesė nė hi dhe nė pluhur”.

V. PĖRFUNDIMI

Zoti i prozhmon tre dijetarėt

7 Pra, pasi Zoti ia tha kėto fjalė Jobit, i tha Elifaz Temanitit: “Hidhėrimi mė ka marrė zjarr kundėr teje e kundėr dy miqve tė tu, sepse para meje nuk e keni folur tė drejtėn si shėrbėtori im Jobi. 8 Prandaj, merrni pėr vete shtatė dema e shtatė desh dhe shkoni te sherbėtori im Jobi, kushtoni fli shkrumbimi pėr vete, kurse Jobi, shėrbėtori im, do tė lutet pėr ju, kėshtu qė unė, pėr dashuri tė tij, nuk do t’ju ndėshkoj pėr marrėzirėn tuaj, sepse nuk keni thėnė pėr mua fjalė tė drejta si shėrbėtori im, Jobi”.

9 Shkuan, pra, Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti e Sofar Naamatiti dhe bėnė ashtu si u kishte urdhėruar Zoti. Zoti pati nderim ndaj Jobit.

Zoti ia kthen tė mirat Jobit

10 Pasi Jobi u lut pėr miqtė e vet, Zoti e ktheu nė gjendjen e mėparshme, madje ia dha dyfishin e gjithēkasė qė kishte pasur. 11 Atėherė u kthyen te Jobi tė gjithė vėllezėrit e tij, tė gjitha motrat e tija dhe tė gjithė ata qė e kishin njohur mė parė. Hėngrėn me tė bukė nė shtėpinė e tij, e ia ēanė hallin dhe e ngushėlluan pėr tė gjitha tė kėqijat qė ia kishte pase ēuar Zoti. Secili i dhuroi nga njė pare argjendi e nga njė unazė ari.

12 Zoti e bekoi gjendjen e tanishme tė Jobit mė tepėr se gjendjen e mėparshme. Kishte katėrmbėdhjetė mijė dele, gjashtė mijė gamile, njė mijė pendė qe dhe njė mijė gomarica. 13 Pati edhe shtatė djem e tri vajza. 14 Tė parėn e quajti Pėllumbeshė, tė dytėn Lulekallame e tė tretėn Luleqepalle.

15 Nė mbarė vendin nuk kishte gra mė tė bukura se bijat e Jobit. Baba i tyre u dha trashėgim si vėllezėrve tė tyre.

16 Pas kėtyre ngjarjeve Jobi jetoi njėqind e dyzet vjet dhe i pa bijtė dhe bijtė e bijve tė vet deri nė tė katėrtin brez. Atėherė Jobi vdiq plot vjet dhe i kėnaqur me jetė tė gjatė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Fjala e fundit e Jobit