Kapitujt

Jobi: 27. Biseda e Jobit /vazhdim/:

27

1 Jobi vazhdoi tė tregojė poemėn e vet e tha:

2 “Pasha Hyjin qė tė drejtėn ma mori,

pasha tė Lumin qė ma helmoi jetėn,

3 gjersa tė mundem frymė tė marr,

frym’n e Hyjit sa nė trup ta kem,

4 buzėt e mia nuk do tė thonė marrėzirė,

gėnjeshtėr s’do tė thotė jo goja ime.

5 Por kurrė juve tė drejtė s’do t’ju jap,

der tė mė dalė shpirti: ‘I drejtė jam, do tė them!

6 Drejtėsinė time e mbaj, s’e lė dot,

s’mė lė ndėrgjegjja tė skuqem nė kėtė jetė.

7 Armiku im pastė fatin e mėkatarit,

voftė ku i mbrapshti edhe kundėrshtari im!

8 Ēka vlen shpresa qė ka i paudhi,

pasi Hyji ta kėpusė, t’ia marrė shpirtin?

9 Vallė thua Hyji do t’ia dėgjojė klithmat,

kur tė paudhin ta mbulojnė vėshtirėsitė?

10 Do tė mund tė kėnaqet ndoshta nė tė Gjithpushtetshmin?

E nė ndihmė Hyjin ēdo ēast do ta thėrrasė?

11 Tė Hyjit dorėn jua tregova nė vepėr,

s’jua fsheha shestimet e tė Lumit,

12 po dhe ju tė gjitha kėto i patė,

pse atėherė mė kot flisni ju punė boshe”?

Biseda e Zofarit: I mallkuari

13 “Ky ėshtė fati qė Hyji ia ruan tė mbrapshtit,

trashėgimi i njerėzve tė dhunshėm qė prej tė Lumit marrin.

14 Nė pastė shumė djem, shpata ia pret,

me bukė nipat s’do t’i ngihen.

15 Nėse i mbet kush, ia mb’lon murtaja

pa i vajtuar as tė vejat e tyre.

16 Nėse sa dheu do tė mbledhė argjend,

e si balta petka do tė bashkojė:

17 ai i bėn gati e i drejti do t’i veshė,

tė pafajshmit do tė ndajnė argjendin.

18 Ndėrtoi sht’pinė rrjetė marimange,

porsi tendėn qė e ndreq rojtari.

19 Bie tė flejė i pasur, por pėr tė fundit herė,

kur tė hapė sytė asgjė mė nuk do tė gjejė.

20 E pushton skamja porsi uji:

atė natėn do ta ndrydhė stuhia.

21 Era e lindjes e merr dhe e zhduk,

si humnera nga vendi e shkul.

22 Pa mėshirė Hyji atė e pėrplas

e ky mundohet nga dora t’i ikė.

23 Shuplakė rrahin pėr bjerrjen e tij,

kudo tė shkojė pas tij i fishkėllojnė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Biseda e Jobit /vazhdim/: