
Kapitujt

Jobi: 5. Cilit shenjt do t’i drejtohesh?
51 Thirr, pra, e shih a të përgjigj kush!
Cilit shenjt do t’i drejtohesh?
2 Vërtet të marrin e mbyt hidhërimi,
marroqin smira e vret.
3 Pashë se i marri thellë lëshon rrënjë,
e mallkova dhe iu shua shtëpia!
4 Bijtë e tij s’do të përparojnë,
në kuvend të burrave kush s’i mbron.
5 Të uriturit ua hanë të korrat,
vetë Hyji ua heq nga goja,
pasurinë ua përpijnë të etshmit.
6 Pra prej pluhurit s’del fajësia,
as prej dheut nuk lindin dhimbjet.
7 Por njeriu e pjell të keqen,
si shpiponja që kap lartësinë.
8 Sa për mua Zotit do t’iu lutja,
lutjen vet do t’ia drejtoja Hyjit,
9 që punë të mëdha e të pashqyrtueshme,
mrekulli bën të pakufi,
10 që me shi tokës ia lag fytyrën,
që i ujit fshatrat me ujë,
11 që në lartësi i ngreh të përvuajturit,
që i ngrit të mjerët nga fatkeqësia,
12 që të paudhëve ua zhduk synimet,
hi i bën fitmat e tyre,
13 në dredhi të vet dinakët i zë,
ua hedh në ajër të mbrapshtëve shestimet.
14 Ditën natë ua bën të errët,
dielli pishë ata nuk shohin,
15 Kurse të mjerin e shpëton,
nga shpata e gojës së tyre;
skamnorin nga dhunëtari.
16 Ai është shpresa e të vobekëtit,
mbrapshtia do ta qepë gojën!
17 Lum njeriu që e qorton Hyji!
Qortimin pranoja të Lumit!
18 Plagos po, por dhe shëron,
godet po, por edhe shëron!
19 Nga gjashtë të këqija do të shpëtojë,
kurse e shtata nuk do të prekë!
20 Në uri do të të shpëtojë nga vdekja,
edhe në luftë nga tehu i shpatës.
21 Do të të fshehë nga e keqja e gjuhës
e prej cubash s’do të kesh frikë.
22 Në shkretim dhe uri do të qeshësh,
egërsirat s’do t’i druash.
23 Me gurët e arës do të gjejsh marrëveshje,
me egërsira do të jesh në paqe.
24 Do të jetë në paqe tenda jote
kur në banesën tënde të kthehesh,
nuk do të ndodhë asnjë e papritur.
25 Do të shikosh si fara të shtohet,
djemtë e tu si bari i tokës!
26 Në varr do të hysh pas jetës fatlume
porsi gruri kur mirë piqet.
27 Është e vërtetë që s’e lot topi:
dëgjo pra, për të mirën tënde”!

Kapitujt
