Kapitujt

1 i Samuelit: 16. Shugurimi i Davidit

16

1 Zoti i tha Samuelit: “Deri kur do ta qash Saulin pasi unė e flaka tej qė tė mos mbretėrojė mbi Izrael? Mbushe bririn tėnd me vaj e eja tė tė ēoj tek Isai betlehemas: sepse gjeta pėr vete mbretin ndėr bijtė e tij”. 2 Samueli i tha: “Po si tė shkoj? Do tė dėgjojė Sauli e do tė mė vrasė”. E Zoti i tha: “Merre me vete njė viēe e thuaj: ‘Erdha tė flijoj pėr nder tė Zotit’. 3 Thirre nė fli Isain dhe atėherė unė do tė tė tregoj se ēfarė tė duhet tė bėsh. Pastaj lyeje atė qė tė tė them unė”.

4 Samueli bėri siē i kishte urdhėruar Zoti dhe erdhi nė Betlehem. Pleqtė e qytetit i kapi frika, i dolėn para dhe i thanė: “A ėshtė e paqme hyrja jote”? 5 Ai u pėrgjigj: “E paqme. Erdha pėr t’i bėrė kushtim Zotit. Shenjtėrohuni dhe ejani me mua qė tė flijoj”. Pastaj shenjtėroi Isain dhe bijtė e tij dhe i grishi ata nė fli.

6 Kur hynė, Samueli e pa Eliabin e tha: “S’ka dyshim se para Zotit ėshtė i shuguruari i tij”. 7 Por Zoti i tha Samuelit:”Mos e shiko fytyrėn e tij dhe lartėsinė e shtatit tė tij, sepse e kam pėrjashtuar. Unė nuk gjykoj sipas pamjes sė njerėzve: njeriu sheh ēka duket pėrjashta, kurse Zoti vėren zemrėn”. 8 Atėherė Isai thirri Abinadabin dhe e solli para Samuelit, i cili tha: “As kėtė nuk e ka zgjedhur Zoti”. 9 Isai e solli Samėn, pėr tė cilin tha: “As kėtė nuk e ka zgjedhur Zoti”. 10 Kėshtu Isai i solli shtatė djemtė e vet para Samuelit dhe Samueli i tha Isait: “Prej kėtyre Zoti nuk ka zgjedhur asnjėrin”.

11 Samueli i tha pėrsėri Isait: “A janė vetėm kėta bijtė e tu”? Ai iu pėrgjigj: “Kam edhe njė, mė tė voglin, ėshtė duke kullotur delet”. Samueli i tha Isait: “Ēo e sille kėtu! Nuk do ta shtrojmė bukėn derisa tė vijė ai kėtu”. 12 Dėrgoi pra, dhe e solli. Ishte kuqlosh, i bukur e i hijshėm nga pamja. Zoti i tha: “Ēohu e lyeje, sepse ky ėshtė”.

13 Atėherė Samueli e mori bririn dhe e shuguroi mes vėllezėrve tė tij. Shpirti i Zotit e pushtoi Davidin prej asaj dite e mė tutje. Samueli u ngrit e shkoi nė Ramė.

Davidi nė shėrbim tė Saulit

14 Shpirti i Zotit ishte larguar prej Saulit dhe e trazonte njė shpirt i keq i dėrguar prej Zotit. 15 Atėherė shėrbėtorėt e tij i thanė Saulit: “Ti po sheh se po tė mundon njė shpirt i keq i dėrguar prej Zotit. 16 Le tė japė urdhėr zotėria ynė, dhe shėrbėtorėt e tu, qė janė pranė teje, do tė kėrkojnė njė njeri qė di t’i bjerė harpės, me qėllim qė, kur tė tė pushtojė shpirti i keq i dėrguar prej Hyjit, ai t’i bjerė harpės e ti do tė bėhesh mė mirė”.

17 Sauli u tha shėrbėtorėve tė vet: “Mė gjeni njė njeri qė di t’i bjerė bukur harpės e ma sillni tek unė”. 18 Njėri prej shėrbėtorėve iu pėrgjigj e tha: “Unė e kam parė njėrin djalė tė Isait betlehemas: ai di t’i bjerė harpės. Ėshtė burrė i fortė dhe trimaloē, gojėmbarė dhe burrė i pashėm. Dhe Zoti ėshtė me tė”.

19 Kėshtu pra, Sauli dėrgoi lajmėtarė tek Isai e i tha: “Dėrgoje tek unė tėt bir, Davidin, qė merret me grigjėn”.

20 Isai mori gomarin, ca bukė, njė rrėshiq me verė dhe njė edh dhe ia dėrgoi Saulit me anė tė Davidit, djalit tė vet. 21 Davidi shkoi te Sauli dhe qėndroi para tij. Saulit i pėlqeu dhe e bėri armėmbajtės tė vet. 22 Sauli dėrgoi njerėzit tek Isai e i tha: “Le tė qėndrojė Daviti tek unė, sepse po mė pėlqen”.

23 Kėshtu, sa herė qė e sulmonte shpirti i Hyjit Saulin, Davidi e merrte harpėn e i binte dhe Sauli binte nė qetėsi, e ndiente veten mė mirė: shpirti i keq largohej prej tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Shugurimi i Davidit