Kapitujt

1 i Samuelit: 23. Davidi nė Cejlė

23

1 I lajmėruan Davidit e i thanė: “Ja, filistenjtė e kanė rrethuar Cejlėn dhe po i plaēkitin lėmenjtė”. 2 Davidi e pyeti Zotin e tha: “A tė shkoj e t’i godas kėta filistenj”? Zoti i tha: “Shko, se do t’i mundėsh filistenjtė e do ta shpėtosh Cejlėn”. 3 Njerėzit qė ishin me Davidin, i thanė: “Shiko: ne jemi nė frikė tė vazhdueshme edhe kėtu nė Judė! Po si do tė jetė nėse do tė shkojmė nė Cejlė kundėr ēetave tė filistenjėve”?

4 Davidi pėrsėri kėrkoi kėshillė prej Zotit, i cili iu pėrgjigj:

“Ngrihu e shko nė Cejlė, sepse unė do t’i lėshoj filistenjtė nė dorė tėnde”.

5 Atėherė Davidi u nis me njerėzit e vet e shkoi nė Cejlė, luftoi kundėr filistenjve, i dėboi bagėtitė e tyre dhe i mundi keqas. Kėshtu Davidi i shpėtoi banorėt e Cejlės. ‑ 6 Asohere kur Abiatari u strehua te Davidi, edhe ai zbriti me Davidin nė Cejlė duke marrė me vete shpinorin.

7 E lajmėruan Saulin se Davidi kishte zbritur nė Cejlė. Sauli tha: “E lėshoi Zoti nė duar tė mia: ai vetė e qiti veten nė lak pasi ka hyrė nė qytet tė mbyllur me dyer e me shula”! 8 Sauli mblodhi mbarė popullin pėr tė zbritur nė luftė nė Cejlė pėr ta rrethuar Davidin dhe njerėzit e tij. 9 Kur e mori vesh Davidi se Sauli po bėhej gati pėr t’ia bėrė tė zezėn tinėz, i tha Abiatarit prift: “Bjere shpinorin”! 10 Atėherė Davidi tha: “O Zot, Hyji i Izraelit! Shėrbėtori yt dėgjoi se Sauli po bėhet gati qė tė vijė kundėr Cejlės pėr ta shkatėrruar qytetin pėr shkakun tim. 11 A do tė mė lėshojnė njerėzit e Cejlės nė dorė tė Saulit? A do tė zbresė Sauli siē dėgjoi shėrbėtori yt? O Zot, Hyji i Izraelit, dėftoji shėrbėtorit tėnd”! E Zoti i tha: “Do tė zbresė”! 12 E Davidi vazhdoi: “A do tė mė dorėzojnė mua dhe njerėzit e mi te Sauli kėta, njerėzit e Cejlės”? Zoti iu pėrgjigj: “Do tė tė dorėzojnė”!

13 U ēua, pra, Davidi dhe njerėzit e tij ‑ ishin gjashtėqind vetė ‑ dolėn prej Cejlės dhe endeshin andej ‑ kėndej, pa qėllim. E lajmėruan edhe Saulin se Davidi kishte dalė prej Cejlės, prandaj as nuk doli pėr sulm.

14 Davidi shkoi pėr tė jetuar nė shkretėtirė, nė vende tė pakalueshme dhe qėndroi nė male nė shkretėtirėn Zif. Sauli e kėrkonte vazhdimisht, por Hyji nuk e lėshoi kurrė nė duar tė tija.

Davidi nė Horesė. Jonatani vjen pėr ta parė

15 Davidi e mori vesh se Sauli kishte dalė qė ta kėrkonte pėr t’ia marrė jetėn. Davidi gjendej nė shkretėtirėn e Zifit, nė Horesė. 16 U ēua Jonatani, biri i Saulit, dhe shkoi te Davidi nė Horesė. Ai i dha zemėr Davidit nė emėr tė Zotit. I tha: 17 “Mos ki frikė! Ti s’do tė biesh nė duar tė Saulit, tim eti. Ti do tė mbretėrosh mbi Izrael e unė do tė jem i dyti pas teje. Kėtė e di edhe im atė, Sauli”. 18 U lidhėn, pra, besa ‑ besė me njėri ‑tjetrin para Zotit. Davidi qėndroi nė Horesė, kurse Jonatani u kthye nė shtėpinė e vet.

Davidi shpėton prej Saulit

19 Zifasit shkuan te Sauli nė Gaba e i thanė: “Davidi fshihet ndėr ne nė vende tė sigurta nė Horesė, nė malin Hakilė, qė ėshtė nė jug tė shkretėtirės. 20 Tani, pra, po deshi zemra jote, o mbret, qė tė zbresė atje, zbrit; ėshtė puna jonė qė ta shtiem nė duar tė mbretit”. 21 Sauli u tha: “Qofshi bekuar prej Zotit, pasi po ankoni gjendjen time! 22 Shkoni, po ju lutem, e pėrgatitni gjithēka me kujdes, shikoni me vėmendje e vėreni vendin nga kalon ai dhe merrni hetime kush e ka parė aty: po mė thonė se ėshtė shumė dinak. 23 Gjeni e vėreni tė gjitha strehimet e tija ku fshihet e, kur t’ia gjeni vendin e sigurt, kthehuni tek unė qė tė vij edhe vetė me ju. E nė qoftė se ecėn nėpėr tokė, do ta kėrkoj nė ēdo vend tė Judės”.

24 Ata atėherė u ngritėn e shkuan nė Zif para Saulit.

Davidi e njerėzit e tij ishin nė shkretėtirėn Maon, nė Arabė, nė jug tė shkretėtirės. 25 Atėherė doli edhe Sauli me njerėzit e vet pėr ta kėrkuar Davidin. E lajmėruan pėr kėtė Davidin. Davidi zbriti nė Qetė e qėndronte nė Maon. Kur e mori vesh Sauli, iu vu pas Davidit nė shkretėtirėn e Maonit. 26 Sauli ecte njėrit shpat tė malit, kurse Davidi me njerėzit e vet shkonte shpatit tjetėr tė malit. Davidi u jepte sa ku mundte kėmbėve pėr t’i ikur Saulit. E Sauli me njerėzit e vet po krijonte rrethin pėr ta zėnė Davidin me gjithė ta, 27 kur ja, arriti lajmėtari qė tha: “Shpejto e eja se filistenjtė e vėrshuan tokėn!” 28 Atėherė Sauli e la ndjekjen e Davidit e u kthye pėr t’u ndeshur me filistenjtė. Pėr kėtė arsye ai vend u quajt: “Qeta e shpėrndarjes”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Davidi nė Cejlė