Kapitujt

1 i Samuelit: 21. Qėndrimi nė Nob

21

1 Atėherė Davidi u ēua e shkoi. U ngrit edhe Jonatani e hyri nė qytet.

Qėndrimi nė Nob

2 Davidi shkoi te prifti Akimelek nė Nob. Akimeleku, i shqetėsuar, i doli para Davidit dhe i tha: “Pse erdhe ti vetėm dhe s’ėshtė askush me ty”? 3 Davidi iu pėrgjigj Akimelekut prift: “Mbreti mė ka dhėnė njė punė pėr ta kryer e mė ka thėnė: ‘Askush tė mos e dijė pėr ēfarė tė kam dėrguar dhe ē’urdhra tė kam dhėnė’. Djelmoshave u kam thėnė tė mė presin nė njė vend tė caktuar. 4 Tashti, nėse tė kanė qėlluar pesė bukė, m’i jep; ose ē’tė ka qėlluar tjetėr”.

5 Prifti iu pėrgjigj Davidit: “S’ mė ka qėlluar bukė e rėndomtė, por vetėm bukė e kushtuar. A do tė jenė tė pastėr djelmoshat, veēanėrisht prej grave”? 6 Davidi iu pėrgjigj priftit e i tha: “Pa farė dyshimi! Pėr sa u pėrket grave, jemi pėrmbajtur dje e pardje. Kur u nisa pėr udhė vetja e djelmoshave ishte nė gjendje tė pastėr. Edhe pse ky ėshtė njė udhėtim i rėndomtė, aq mė tepėr sot djelmoshat janė nė gjendje tė pastėr pėr nga trupi”. 7 Atėherė prifti i dha bukėt e kushtuara. Vėrtet, nuk i ndodhi tjetėr bukė aty, pėrveē bukėve tė paraqitjes qė i kishte hequr prej pranisė sė Zotit pėr tė vėnė bukė tė nxehta.

8 Qėlloi aty atė ditė njė prej shėrbėtorėve tė Saulit. Ishte ndalur para Zotit. Quhej Doeg Idumeu. Ishte kryetari i barinjve tė Saulit.

9 Davidi i tha Akimelekut: “A mos tė gjendet kėtu pėr doresh ndonjė heshtė ose shpatė? Sepse, puna e mbretit duhej kryer me ngut e nuk mora me vete shpatėn time as armėt e mia”. 10 Prifti iu pėrgjigj: “Kėtu kam shpatėn e Goliatit, tė atij filisteu qė e preve ti nė luginėn e Terebintit. Ėshtė e mbėshtjellė nė njė pėlhurė pas shpinorit. Nėse do ta marrėsh atė, merre, tjetėr pėrveē saj kėtu nuk ka”. Davidi i tha: “S’ka tjetėr si ajo, ma jep”!

Davidi te filistenjtė

11 U ngrit, pra, Davidi e iku atė ditė larg prej Saulit. Shkoi tek Akisi, mbreti i Getit. 12 Oborrtarėt e tij i thanė Akisit: “A nuk ėshtė ky Davidi, mbreti i tokės? A nuk i kėndonin kėtij nė valle e i thoshin:

‘Sauli vrau me mijėra,

kurse Davidi me dhjetėra mijėra’”?

13 Davidi i nguli mirė nė mend kėto fjalė dhe ia kishte fort frikėn Akisit, mbretit tė Getit. 14 Atėherė Davidi u shtir si i marrė para tyre. Sillej si i dalė mendsh ndėr sy tė tyre: i binte derės sikur po i bie tupanit, linte t’i rridhte jarga nėpėr mjekėrr.

15 Atėherė Akisi u tha oborrtarėve tė vet: “A po shihni se ėshtė njeri i marrė. Pse e prutė kėtu tek unė? 16 A s’kemi mjaft tė marrė qė ma sollėt kėtu kėtė qė tė mė mėrzisė me marrinė e vet? Njė si ky duhet tė hyjė nė shtėpinė time”?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Qėndrimi nė Nob