Kapitujt

1 i Samuelit: 31. Lufta e Gjelboesė. Vdekja e Saulit

31

1 Filistenjtė filluan luftėn kundėr izraelitėve. Izraelitėt morėn ikėn para filistenjve dhe mbetėn tė vrarė nė malin Gjelboé.

2 Filistenjtė u sulėn kundėr Saulit e bijve tė tij dhe vranė Jonatanin, Abinadabin dhe Melkisuen, tė bijtė e Saulit.

3 Atėherė tėrė pesha e luftės u drejtua kundėr Saulit. E morėn nė shėnjestėr shigjetarėt dhe e plagosėn rėndė.

4 Atėherė Sauli i tha armėmbajtėsit tė vet: “Nxirre shpatėn tėnde e mė godit qė tė mos vijnė kėta parrethprerė e tė mė shpojnė me heshtė e tė luajnė me mua.” Por armėmbajtėsi i tij nuk deshi. Ishte tmerruar pėr sė tepėrmi. Atėherė Sauli e kapi shpatėn dhe ra vetė me turr mbi tė. 5 Kur e pa kėtė gjė armėmbajtėsi i tij, d. m. th. se kishte vdekur Sauli, edhe ai u turr mbi shpatėn e vet dhe vdiq bashkė me tė.

6 Vdiqėn, pra, po atė ditė Sauli e tre bijtė e tij, armėmbajtėsi i tij dhe tė gjithė njerėzit e tij. 7 Duke parė se u thye Izraeli, se mbeti i vrarė Sauli me tre djemtė e vet, tė gjithė izraelitėt qė ishin pėrtej luginės dhe ata qė ishin pėrtej Jordanit, i lėshuan qytetet e veta dhe ikėn. Erdhėn filistenjtė dhe ngulėn nė to.

8 Tė nesėrmen erdhėn filistenjtė pėr t’i plaēkitur tė vrarėt dhe e gjetėn Saulin tė shtrirė pėrtokė me tre tė bijtė nė malin Gjelboé. 9 Saulit ia prenė kokėn, i morėn armėt dhe i shėtitėn rreth e rreth nėpėr tokėn e filistenjve pėr t’ua kumtuar sihariqin idhujve dhe popullit filiste. 10 Armėt e tija i vendosėn nė tempullin e Astarotės, kurse trupin e tij e varėn nė murin e Betsanit.

11 Kur e morėn vesh banorėt e Jabesit tė Galaadit ē’i kishin bėrė filistenjtė Saulit, 12 u ngritėn tė gjithė burrat e zgjedhur, duke bėrė rrugė gjithė natėn, shkuan e morėn trupin e Saulit dhe kufomat e bijve tė tij nga muri i Betsanit. I prunė nė Jabes dhe i dogjėn aty. 13 I morėn, pastaj, eshtrat e tyre dhe i rrėmuan nėn marenė, nė Jabes dhe agjėruan shtatė ditė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Lufta e Gjelboesė. Vdekja e Saulit