Kapitujt

1 i Samuelit: 7. Arka nė Kariatiarim

7

1 Erdhėn, pra, njerėzit e Kariatiarimit dhe e ēuan Arkėn e Zotit tek ata dhe e vendosėn nė shtėpinė e Abinadabit, nė njė kodėr. Ata e shuguruar Eleazarin, birin e Abinadabit, qė ta ruajė Arkėn e Zotit.

Samueli gjyqtar dhe ēlirimtar

2 Kėshtu pra, qė prej ditės kur Arka e Zotit qėndroi nė Kariatiarim, kaluan ditė bukur shumė ‑ njėzet vjet ‑ dhe mbarė populli i Izraelit zuri tė lėshojė ofshama drejt Zotit.

3 Atėherė Samueli iu drejtua mbarė shtėpisė sė Izraelit me kėto fjalė: “Nėse me gjithė zemėr doni tė ktheheni te Zoti, hiqni zotat e huaj, dhe astarotėt prej mesit tuaj. Drejtojani zemrat tuaja Zotit, shėrbejini vetėm Atij dhe Ai do t’ju shpėtojė prej dorės sė filistenjve.” 4 Bijtė e Izraelit i flakėn baalėt e astarotėt dhe i shėrbyen vetėm Zotit.

5 Samueli tha: “Bashkojeni mbarė Izraelin nė Masfė qė t’i lutem Zotit pėr ju”. 6 U bashkuan nė Masfė, nxorėn ujė, e derdhėn para Zotit, agjėruan atė ditė dhe thanė aty: “Kemi mėkatuar ndaj Zotit”. Samueli nė Masfė qe gjyqtar i Izraelit.

7 Filistenjtė e morėn vesh se izraelitėt ishin bashkuar nė Masfė dhe princat e filistenjve shkuan kundėr Izraelit. Kur e morėn vesh bijtė e Izraelit, i kapi frika e filistenjve 8 e i thanė Samuelit: “Mos pusho ta thėrrasėsh nė ndihmė Zotin, Hyjin tonė, qė tė na shpėtojė prej dorės sė filistenjve”.

9 Samueli mori njė qengj qė e ndėrgonte t’ėmėn dhe tė tėrin ia kushtoi Zotit fli shkrumbimi dhe iu lut Samueli Zotit pėr bijtė e Izraelit dhe Zoti e vėshtroi. 10 Dhe, ndėrsa Samueli po kushtonte flinė e shkrumbimit, filistenjtė nisėn luftėn kundėr Izraelit. Atė ditė Zoti gjėmoi me bubullimė tė tmerrshme pėrmbi filistenj dhe ua futi frikėn e izraelitėt bėnė kėrdi nė ta. 11 Izraelitėt dolėn prej Masfės i ndoqėn filistenjtė dhe i prenė deri nė vendin qė ėshtė nė Betėhar. 12 Atėherė Samueli mori njė gur dhe e vendosi ndėrmjet Masfės e Senit dhe e quajti atė vend Abenezer /d. m. th. Guri i ndihmės/ dhe tha: “Deri kėtu na ndihmoi Zoti”.

13 Kėshtu u mposhtėn filistenjtė dhe s’patėn mė guxim tė vijnė nė tokat e Izraelit. Dora e Zotit rėndoi mbi filistenj gjatė gjithė kohės sė Samuelit. 14 Izraelit iu kthyen edhe qytetet qė filistenjtė ia kishin marrė, prej Akaronit deri nė Get. Izraeli i ēliroi tė gjitha tokat prej duarve tė filistenjve. E qe paqe ndėrmjet izraelitėve e amorrenjve.

15 Samueli ishte gjyqtar i Izraelit gjatė gjithė jetės sė tij 16 dhe pėr ēdo vit shkonte nė Betel, Galgalė e Masfė e ushtronte detyrėn e gjyqtarit nė qytetet e pėrmendura. Pastaj kthehej nė Ramė, sepse aty e kishte shtėpinė dhe aty rėndom ushtronte detyrėn e gjyqtarit tė Izraelit. Aty ndėrtoi edhe njė lter pėr nder tė Zotit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Arka nė Kariatiarim