Kapitujt

1 i Samuelit: 17. Goliati e ngacmon ushtrinė izraelite

17

1 Filistenjtė i bashkuan togat e veta pėr luftė. U mblodhėn nė Soko tė Judės dhe fushimin e ngulėn ndėrmjet Sokos e Azekės nė Efesdomim. 2 Po edhe Sauli dhe trimat e Izraelit u mblodhėn e erdhėn nė luginėn e Terebintit dhe u vunė nė rreshta pėr tė luftuar kundėr filistinėve. 3 Filistinėt qėndronin nė njėrėn anė tė malit e izraelitėt nė anėn tjetėr tė malit, ndėrmjet kishin luginėn.

4 Doli njė dyluftues prej aradheve tė filistenjve, me emrin Goliati prej Getit. Ishte i lartė gjashtė kute e njė pėllėmbė. 5 Mbi kokė kishte pėrkrenaren e bronztė, vishej me pancir me luspa; vetėm panciri i peshonte pesė mijė sikla bronzi. 6 Ishte i mbathur me bronz deri nė ijė e krahaqafė mbante njė heshtėz bronzi. 7 Shtiza e heshtės sė tij ishte si shul tezgjahu, kurse vetė hekuri i heshtės sė tij peshonte gjashtėqind sikla hekuri. Pėrpara i shkonte shqytari i tij.

8 Qėndronte pėrballė togave tė Izraelit e u thoshte: “Pse keni ardhur e rreshtoheni pėr tė luftuar? Pse, a nuk jam unė filisteas e ju shėrbėtorėt e Saulit? Zgjidhni ju njė njeri prej jush dhe le tė mė dalė nė dyluftim! 9 Nėse guxon tė luftojė me mua dhe nėse mė fiton, do tė jemi skllevėrit tuaj; e nėse do ta mund unė, ju do tė jeni skllevėrit tanė e do tė na shėrbeni”.

10 Filisteu shtonte: “Unė sot po i hedh mollėn e dyluftimit aradhes sė Izraelit: Nxirreni njeriun qė do tė hyjė nė dyluftim me mua”.

11 Kur Sauli e tė gjithė izraelitėt i dėgjuan fjalėt e filisteut, u tmerruan dhe i kapi njė frikė e madhe.

Davidi arrin nė fushim

12 Davidi ishte djali i njė efratasi, pėr tė cilin u fol mė lart, nga Betlehemi i Judės, qė quhej Isai. Ky kishte tetė djem. Nė kohėn e Saulit ky ishte burrė i vjetėr e i shtyrė nė moshė. 13 Tre djemtė e tij tė mėdhenj kishin shkuar nė luftė pas Saulit. Emrat e tre djemve tė tij qė kishin shkuar nė luftė, ishin: Eliabi, djali i madh, i dyti Abinadabi e i treti Sama. 14 Davidi ishte mė i vogli. Pasi tre vėllezėrit e mėdhenj kishin shkuar pas Saulit ‑ 15 Davidi shkonte e kthehej prej shėrbesės sė Saulit pėr tė ruajtur grigjėn e t’et nė Betlehem.

16 Filisteu dilte nė mėngjes e nė mbrėmje dhe paraqitej kėshtu pėr dyzet ditė.

17 Isai i tha Davidit, djalit tė vet: “Merr pėr vėllezėrit e tu njė ef grurė tė pjekur dhe kėto shtatė bukė e shko me vrap te vėllezėrit e tu. 18 Kėto dhjetė duar djathė ēoja mijėtarit tė tyre; shihi vėllezėrit e tu a janė mirė dhe ma sill shenjėn e tyre”.

19 Sauli, vėllezėrit e tij dhe tė gjithė bijtė e Izraelit luftonin kundėr filistenjve nė luginėn e Terebintit.

20 Kėshtu, pra, Davidi u ngrit nė mėngjes, grigjėn ia la nė kujdes njė bariu, mori ē’i kishte thėnė Isai dhe shkoi. Arriti nė llogor, kur ushtria po dilte nė rresht beteje e po lėshonte kushtrimin e luftės. 21 Izraelėt e filistenjtė i vendosėn ushtritė nė rresht lufte njėri kundėr tjetrit. 22 Davidi i la gjėrat qė kishte me vete te rojtari i pajisjeve, vrapoi nė vendin e rreshtimit pėr luftė dhe pyeti pėr shėndetin e vėllezėrve.

23 Ndėrsa ky ende po fliste me ta, doli ai dyluftuesi, qė quhej Goliat, filisteu prej Getit, prej aradheve tė filistenjve. Ai tha po ato fjalė. E dėgjoi Davidi. 24 E tė gjithė izraelitėt, kur e panė atė burrė, ikėn prej tij, sepse e druanin pėr sė tepėrmi. 25 Njė izraelas tha: “A e patė atė njeri qė doli? Del pėr ta ngacmuar Izraelin. Atij burrė qė ta vrasė atė, mbreti do t’i japė pasuri tė madhe e i jep edhe vajzėn e vet pėr grua, kurse shtėpinė e atit tė tij e liron nga tatimet nė Izrael”.

26 Atėherė Davidi i pyeti njerėzit qė ishin me tė: “Ēka do t’i jepet atij njeriu qė do ta vrasė kėtė filisteas dhe do t’i zbardhė faqen Izraelit? Po, e kush ėshtė ky filiste i parrethprerė, qė i poshtėron aradhet e Hyjit tė gjallė?” 27 Populli i dha tė njėjtėn pėrgjigje. I thanė: “Kėto e kėto do t’i jepen atij qė ta vrasė”.

28 Kur e dėgjoi i vėllai i tij i madhi, Eliabi, se po fliste me tė tjerė, u hidhėrua nė Davidin e i tha: “Pse erdhe dhe kujt ia le ato dy‑tri kokė dele nė mal? Unė e njoh madhėshtinė tėnde dhe zemrėn tėnde tė keqe! Zbrite pėr tė parė luftėn”. 29 Davidi iu pėrgjigj: “Ē’tė keqe bėra? Pse a nuk bėn as tė flas”? 30 U largua pak prej tij te njė tjetėr, e pyeti edhe atė tė njėjtėn gjė dhe populli iu pėrgjigj po me ato fjalė, si mė parė.

31 Duke dėgjuar pyetjet qė bėnte Davidi, menduan t’ia tregonin Saulit.

Davidi pranon tė dalė nė dyluftim

32 Kur e sollėn te Sauli, i tha: “Askėnd tė mos e lėshojė zemra pėr shkak tė atij filisteu! Unė, shėrbėtori yt, do tė shkoj tė luftoj me atė filiste”! 33 Sauli i tha Davidit: “Ti nuk je i zoti t’i qėndrosh pėrballė kėtij filisteu as tė luftosh kundėr tij, sepse ti je ende fėmijė, kurse ky ėshtė luftėtar i stėrvitur qė prej rinisė sė tij”. 34 Por Davidi i tha Saulit: “Shėrbėtori yt ruante grigjėn e tė atit dhe ndėrkohė vinte luani ose ariu e prej grigjės merrte dashin. 35 Unė i ndiqja, i rrahja dhe ua nxirrja nga goja. Ata suleshin mbi mua e unė i kapja pėr turinjsh, ua pėrdridhja arrēin e i mbytja. 36 Me tė vėrtetė shėrbėtori yt mbyti luan e ari. Le tė jetė pra, edhe ky filiste i parrethprerė si njė ndėr ta, pasi ka pasur guxim tė poshtėrojė aradhet e ushtrisė sė Hyjit tė gjallė”. 37 Davidi shtoi: “Zoti qė mė shpėtoi prej kthetrave tė luanit e tė ariut, ai do tė mė shpėtojė prej duarve tė kėtij filisteu”. E Sauli i tha: “Shko e Zoti qoftė me ty”.

38 Sauli e veshi Davidin me petkat e veta, i vuri nė kokė pėrkrenaren e bronztė dhe e ngjeshi me pancir. 39 I ngjeshur kėshtu Davidi me shpatėn e tij pėrmbi petkat e tija, provoi tė lėvizė nėse i armatosur kėshtu do tė mund tė ecte, sepse nuk ishte i mėsuar. Prandaj Davidi i tha Saulit: “Nuk mund tė eci kėshtu, sepse nuk jam i stėrvitur”. Dhe i hoqi. 40 Atėherė mori kėrrabėn e vet nė dorė, i zgjodhi pesė gurė tė lehtė nga pėrroi, i hodhi nė ēantėn e bariut, tė cilėn e pėrdorte si ēantė gurėsh, mori nė dorė bahen dhe u nis drejt filisteut.

Dyluftimi

41 Pash e mė pash po afrohej edhe filisteu kundėr Davidit dhe po i printe armėmbajtėsi i tij. 42 Filisteu, kur e pa Davidin, e pėrbuzi. Vėrtet ishte njė djalosh kuqalosh e i bukur nga pamja. 43 Filisteu i tha Davidit: “A mendon se jam unė qen qė po vjen kundėr meje me shkop?”, dhe shau filisteu Davidin e zotat e tij, 44 dhe i tha Davidit: “Eja tek unė e do t’ua jap mishin tėnd shpendėve tė ajrit e egėrsirave tė pyllit”. 45 E Davidi i ktheu pėrgjigje filisteut: “Ti po mė sulmon me shpatė, me heshtė e me patėrshanė, kurse unė sulem kundėr teje nė emėr tė Zotit tė Ushtrive, Hyjit tė aradheve tė Izraelit, tė cilėt i ngacmove ti. 46 Ty sot Zoti tė lėshoi nė dorėn time: do tė tė vras e do tė ta kėpus kokėn tėnde e do ta marr, kurse kufomėn tėnde dhe kufomat e taborreve tė filistenjve do t’ua jap sot shpendėve tė ajrit e egėrsirave tė pyllit, qė ta dijė mbarė bota se ka Hyj nė Izrael. 47 Le ta dijė mbarė kjo bashkėsi se Zoti nuk shpėton as me shpatė as me heshtė: zotėrues i luftės ėshtė ai! Ai do t’ju lėshojė nė duar tona”!

48 Kur u ngrit pra, filisteu e po ecte duke iu afruar Davidit, Davidi kėmbėshtoi e, vrap, u sul nė luftim kundėr filisteut. 49 Futi dorėn nė ēantė, nxori gurin dhe e gjuajti me bahe. E qėlloi filisteun nė lule tė ballit dhe pesha iu ngul nė ballė. Ra filisteu me fytyrė pėrdhe! 50 E mundi Davidi filisteun me bahe e me njė gur kokėrrdhak: e goditi dhe e vrau filisteun! E, pasi nuk kishte shpatė nė dorė, Davidi 51 vrapoi dhe kėrceu mbi filisteun, kapi shpatėn e tij, e nxori nga milli i saj, e vrau dhe ia shkurtoi kokėn.

Kur panė filistenjtė se e pat vigani i tyre, ua dhanė kėmbėve. 52 Atėherė u ēuan trimat e Izraelit e tė Judės, lėshuan kushtrimin e luftės, i ndoqėn filistenjtė derisa arritėn nė Get e pėrtej deri te dyert e Akaronit. U mbulua rruga me filistenj tė vrarė prej Saraimit e nė Get e deri nė Akaron. 53 Bijtė e Izraelit u kthyen pasi i ndoqėn filistenjtė dhe u ranė pre llogoreve tė filistenjve. 54 Davidi mori kokėn e filisteut dhe e ēoi nė Jerusalem. Armėt e tija i vendosi nė tendė.

Davidi fitimtar paraqitet te Sauli

55 Kur e pa Sauli Davidin tek po dilte nė dyluftim kundėr filisteut, pyeti Abnerin, prijėsin e ushtrisė: “Abner, prej cilit fis rrjedh ky djalosh”? Abneri iu pėrgjigj: “Pasha jetėn tėnde, mbret, nuk e di”. 56 Mbreti vazhdoi: “Mos harro e pyet se djali i kujt ėshtė”! 57 Kur u kthye Davidi pasi kishte vrarė filisteun, Abneri e mori dhe e paraqiti te Sauli ndėrsa Davidi e kishte nė dorė ende kokėn e filisteut. 58 Sauli e pyeti: “I biri i kujt je, o djalosh”? Davidi iu pėrgjigj: “Jam biri i shėrbėtorit tėnd, Isait tė Betlehemit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Goliati e ngacmon ushtrinė izraelite