Kapitujt

1 i Samuelit: 19. Jonatani ndėrmjetėson pėr Davidin

19

1 Sauli i tregoi Jonatanit, birit tė vet, dhe tė gjithė nėpunėsve tė vet se mendonte ta vriste Davidin. Jonatani tashmė e donte Davidin pa masė. 2 Jonatani i dėftoi Davidit e i tha: “Sauli, im atė, kėrkon tė tė vrasė. Prandaj, ruaju, po tė lutem, nesėr nė mėngjes: rri fshehur e struku. 3 Unė do tė dal e do tė qėndroj pėrbri babait kudo tė jesh nė arė. Unė do tė flas me tim atė pėr punė tėnde, e, gjithēka tė hetoj, do tė ta tregoj ty”.

4 Jonatani foli mirė pėr Davidin me babain e vet, Saulin, e i tha: “Mos tė mėkatojė mbreti kundėr shėrbėtorit tė vet Davidit, sepse nuk tė ka bėrė farė faji, pėrkundrazi veprat e tija tė kanė sjellė shumė dobi. 5 Jetėn e vet e ka vėnė ndėr gėrshėrė: e vrau filisteun dhe Zoti i dha fitore tė madhe mbarė Izraelit: e pe dhe u gėzove. Pse atėherė mėkaton kundėr gjakut tė pafajshėm, e mendon ta vrasėsh Davidin qė s’ka faj”? 6 Sauli, kur i dėgjoi kėto fjalė, u qetėsua nga fjala e Jonatanit, dhe u pėrbetua: “Pasha Zotin ai nuk do tė vritet”!

7 Atėherė Jonatani e thirri Davidin dhe ia tregoi tė gjitha kėto fjalė. Jonatani e paraqiti Davidin te Sauli dhe qėndroi tek ai, siē kishte qėndruar mė parė.

2. IKJA E DAVIDIT

Sauli e sulmon Davidin

8 Plasi lufta pėrsėri e Davidi doli nė luftė kundėr filistenjve dhe i shpartalloi aq rreptė, saqė ikėn para tij. 9 Atėherė shpirti i keq i dėrguar prej Zotit e pushtoi Saulin. Sauli rrinte nė shtėpi tė vet me heshtė nė dorė, kurse Davidi i binte harpės. 10 Sauli u mundua ta mbėrthejė Davidin me heshtė pėr muri, por Davidi iu shmang gjuajtjes sė Saulit, e heshta u ngul nė mur. Po atė natė Davidi iku dhe e shpėtoi kokėn.

Davidin e shpėton Mikola

11 Sauli dėrgoi njerėzit e vet te shtėpia e Davidit pėr ta ruajtur e pėr ta vrarė nė mėngjes.

Pėr kėtė gjė e njoftoi Davidin Mikola, gruaja e tij, e i tha: “Nėse nuk i gjen rrugė shpėtimi vetvetes sonte, nesėr nė mėngjes do tė vritesh, ” 12 dhe e lėshoi nėpėr dritare. Davidi u arratis dhe shpėtoi duke ikur.

13 Mikola mori njė idhull, e vuri nė shtrat, nė kokė i vuri lėkurė dhie me lesh dhe e mbuloi me mbulesė. 14 Sauli dėrgoi lajmėtarėt pėr ta grabitur Davidin dhe ata morėn pėrgjigje se ishte i sėmurė. 15 Sauli pėrsėri i dėrgoi lajmėtarėt pėr ta parė Davidin, e u tha: “Silleni tek unė nė shtrat qė ta vras”! 16 Kur erdhėn kasnecėt, u gjet idhulli mbi shtrat dhe lėkura e dhisė rreth kokės sė tij. 17 Sauli i tha Mikolės: “Pėrse mė gėnjeve kėshtu dhe e lejove armikun tim qė tė ikė”? Mikola iu pėrgjigj Saulit: “Sepse ai mė tha: ‘Mė lėsho tė shkoj, se, pėrndryshe, tė vrava’”!

Sauli e Davidi te Samueli

18 Kėshtu Davidi, duke ikur, shpėtoi. Shkoi nė Ramė te Samueli dhe i tregoi gjithēka i kishte bėrė Sauli. Atėherė u ēuan ai dhe Samueli e shkuan pėr tė jetuar nė Najot.

19 I ēuan fjalė Saulit e i thanė: “Davidi ėshtė nė Najot, nė Ramė”. 20 Atėherė Sauli dėrgoi kasnecėt pėr ta rrėmbyer Davidin. Por kėta, kur e panė ēetėn e profetėve duke kaluar nė vėgime profetike me Samuelin nė krye, i rrėmbeu edhe ata shpirti i Hyjit, e kaluan edhe ata nė trans profetik. 21 Kur e lajmėruan Saulin pėr kėtė, ai dėrgoi tė tjerė kasnecė, por edhe ata profetizuan. Pėrsėri Sauli dėrgoi kasnecėt e tretė, por edhe kėta kaluan nė vėgime profetike.

22 Atėherė Sauli u nis vetė nė Ramė. Kur arriti te pusi i madh qė ėshtė nė Soko, pyeti: “Ku janė Samueli e Davidi”? Ju pėrgjigjėn: “Ja, ata gjenden nė Najot, nė Ramė.” 23 Prej andej shkoi nė Najot, nė Ramė. Po edhe atė e pushtoi shpirti i Hyjit dhe vazhdoi udhėn nė gjendje tė vėgimit profetik derisa arriti nė Najot, nė Ramė. 24 Edhe ai i zhveshi petkat e veta dhe kaloi nė vėgim profetik porsi tė tjerėt para Samuelit. Atėherė ra pėrtokė i zhveshur krejt atė ditė e atė natė. Kėndej edhe doli thėnia: “Pse, a edhe Sauli ėshtė njė ndėr profetėt”?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Jonatani ndėrmjetėson pėr Davidin