Kapitujt

1 i Samuelit: 28. Filistenjtė nisin luftėn kundėr Izraelit

28

1 Nė ato ditė filistenjtė i mblodhėn ēetat e tyre pėr t’u pėrgatitur pėr luftė kundėr Izraelit. Atėherė Akisi i tha Davidit: “Tani duhet ta dish se do tė vish me mua nė ushtri, ti dhe njerėzit e tu”. 2 Davidi iu pėrgjigj Akisit: “Mirė! Por edhe ti do ta dish, ēka do tė bėjė shėrbėtori yt”! Akisi i tha Davidit: “Prandaj po tė vė rojtar tė kokės sime pėrgjithmonė”.

Sauli dhe shortarja e Endorit

3 Samueli kishte vdekur. Mbarė Izraeli e kishte qarė dhe e kishin varrosur nė Ramė, nė qytetin e tij. Sauli i kishte dėbuar prej vendit dijetarėt dhe grishėsit e shpirtrave.

4 U bashkuan filistenjtė, erdhėn dhe u fushuan nė Sunam. Po ashtu edhe Sauli bashkoi mbarė Izraelin dhe ngulėn fushimin nė Gjelboé. 5 Sauli i pa taborret e filistenjve, mbeti i tmerruar dhe zemra e tij u drodh prej frikės. 6 E pyeti pėr kėshillė Zotin, por nuk iu pėrgjigj as me ėndrra, as me Urim, as me anėn e profetėve.

7 Atėherė Sauli u tha shėrbėtorėve tė vet: “Ma kėrkoni njė grua qė thėrret tė vdekurit, se do tė shkoj tek ajo e do ta pyes me anė tė saj”. Shėrbėtorėt i thanė: “Ėshtė nė Endor njė grua qė thėrret tė vdekurit”.

8 Atėherė Sauli i ndėrroi petkat e veta e u vesh me petka tė tjera dhe shkoi ai e me tė edhe dy tė tjerė. Natėn arritėn te gruaja e i tha: “Ma trego tė ardhmen me anė tė pėrbetimit tė tė vdekurve e ma ngri atė qė tė tė them”. 9 Gruaja iu pėrgjigj: “Ti e di mirė se ē’ka bėrė Sauli, si i ērrėnjosi prej vendit magjistarėt e thirrėsit e shpirtrave. Pse po mė ngre lak pėr tė mė vrarė”? 10 Sauli iu pėrbetua me Zotin e i tha: “Pasha Zotin e gjallė, kurrnjė e keqe nuk do tė tė ndodhė pėr kėtė punė”. 11 Gruaja i tha: “Kė do tė ta thėrras”? Ai tha: “Ma thirr Samuelin”.

12 Gruaja, kur e pa Samuelin, bėrtiti me zė tė lartė e i tha Saulit: “Pse mė tradhtove? Ti je Sauli”! 13 Atėherė mbreti i tha: “Mos ki frikė! Ēfarė po sheh”? Gruaja i tha Saulit: “Shoh njė njeri hyjnor qė ngjitet nga toka”. 14 E pyeti pastaj: “Ē’pamje ka”. Ajo tha: “Po ngjitet njė plak dhe ėshtė i mbėshtjellė me leshnik”. Sauli e mori vesh se ishte Samueli dhe ra, nė shenjė nderimi me fytyrė pėrdhe.

15 Samueli i tha Saulit: “Pse mė trazove qė tė ngrihem”? E Sauli iu pėrgjigj: “Jam tepėr ngushtė. Filistenjtė po luftojnė kundėr meje, Zoti ėshtė larguar prej meje dhe nuk deshi tė mė dėgjojė as me anė tė profetėve, as mė anė tė ėndrrave; prandaj tė thirra ty qė tė mė tregosh ē’mė duhet tė bėj”.

16 Samueli i tha: “Pse mė pyet mua, kur e di se Zoti ėshtė larguar prej teje dhe ėshtė bėrė kundėrshtari yt? 17 Zoti ka bėrė ashtu siē ka thėnė pėrmes meje, e hoqi mbretėrinė prej dorės sate e ia dha tė afėrmit tėnd, Davidit, 18 sepse nuk e ke dėgjuar zėrin e Zotit dhe s’e ke kryer zemėrimin e tij tė hidhur kundėr amalekasve. Prandaj edhe Zoti u soll me ty kėshtu sot. 19 Zoti bashkė me ty do ta lėshojė nė dorė tė filistenjve edhe Izraelin. Nesėr ti dhe bijtė e tu do tė jeni me mua, kurse ushtrinė e Izraelit Zoti do ta lėshojė nė dorė tė filistenjve”.

20 Aty pėr aty Sauli u shtri pėrtokė sa gjėrė e gjatė. E tmerruan fjalėt e Samuelit, por edhe fuqia e kishte lėnė, sepse nuk kishte ngrėnė bukė gjithė ditėn e gjithė natėn. 21 Gruaja iu afrua Saulit, e pa se ishte shtanguar nga frika e i tha: “Ja, shėrbėtorja jote e dėgjoi kėrkesėn tėnde, e vura jetėn time nė rrezik dhe i dėgjova fjalėt e tua qė m’i the. 22 Tani dėgjoje edhe ti fjalėn e shėrbėtores sate, po tė vė para njė kafshatė bukė, ha e forcohu qė tė mund tė bėsh rrugė”. 23 Ai s’pranoi e tha: “S’do tė ha”! Por e shtrėnguan shėrbėtorėt e tij dhe gruaja dhe, dikur, ua dėgjoi fjalėn, u ngrit nga toka dhe u ul nė shtrat. 24 Gruaja e kishte nė shtėpi njė viē pėr majmėri. Nxitoj dhe e preu, mori miellin dhe poqi bukė ndore. 25 Ua vuri para Saulit dhe shėrbėtorėve tė tij. Kėta, pasi hėngrėn, u ēuan dhe shkuan po atė natė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Filistenjtė nisin luftėn kundėr Izraelit