Kapitujt

1 i Samuelit: 11. Fitorja kundėr amonitėve

11

1 Kur ja, u ngrit Naas Amoniti pėr tė luftuar kundėr Jabesit tė Galaadit. Tė gjithė njerėzit e Jabesit i ēuan fjalė Naasit: “Na prano pėr aleatė e do tė tė shėrbejmė”. 2 Naasi Amonit u pėrgjigj: “Kėshtu do tė bėj besėlidhje me ju: secilit prej jush do t’ia nxjerr syrin e djathtė e kėshtu do ta turpėrojė mbarė Izraelin”. 3 Por krerėt e Jabesit i thanė: “Na jep shtatė ditė afat qė tė dėrgojmė lajmėtarė nė tė gjitha skajet e Izraelit e, nė mos u gjettė kush qė na mbron, do tė dalim e do tė tė dorėzohemi ty”.

4 Erdhėn, pra, kasnecėt nė Gaba tė Saulit dhe i treguan tė gjitha fjalėt para popullit. Mbarė populli plasi nė vaj me zė. 5 Kur ja, po vjen Sauli pas qeve prej fushės dhe pyeti: “Ē’ka populli qė po qan”? Ata i treguan fjalėt e burrave tė Jabesit. 6 Kur i dėgjoi Sauli kėto fjalė, e pushtoi shpirti i Zotit dhe zemėrimi i tij u ndez flakė. 7 Mori njė pendė qe, i preu copa‑copa dhe me dorė tė lajmėtarėve i dėrgoi nė ēdo vend tė Izraelit me kėtė porosi: “Kush tė mos dalė nė luftė dhe tė mos ndjekė Saulin e Samuelin, qetė e tij do t’ia gjejė ky nder”. Popullin e kapi frika e Zotit dhe dolėn nė luftė si tė ishin njė njeri i vetėm. 8 Nė Bezek i numėroi: ishin izraelitė treqind mijė, kurse prej Judės tridhjetė mijė. 9 Pastaj Sauli u tha kasnecėve: “Kėshtu thoniu trimave qė janė nė Jabes tė Galaadit: Nesėr, kur tė nxejė dielli, do t’ju vijė shpėtimi”.

Lajmėtarėt shkuan dhe u lajmėruan njerėzve tė Jabesit. Ata u gėzuan 10 e i ēuan fjalė Naasit: “Nesėr nė mėngjes do tė dalim tek ju dhe bėni me ne si t’ju pėlqejė juve”.

11 Tė nesėrmen Sauli e ndau popullin nė tri njėsi dhe, nė tė zbardhur tė agimit, u sul nė mes tė fushimit dhe i vrau amonitėt derisa nisi tė nxejė dielli. Tė tjerėt u shpėrndanė, kėshtu qė s’mbetėn as dy vetė sė bashku.

Sauli shpallet mbret

12 Atėherė populli i tha Samuelit: “Kush ėshtė ai qė tha:’A thua Sauli do tė mbretėrojė mbi ne’? Sillni kėtu ata njerėz e do t’i vrasim”! 13 Atėherė tha Sauli: “Ditėn e sotme tė mos vritet askush, sepse sot Zoti e shpėtoi Izraelin”! 14 Pastaj Samueli i tha popullit: “Ejani tė shkojmė nė Galgalė e ta ripėrtėrijmė mbretėrinė”.

15 Mbarė populli shkoi nė Galgalė dhe, ata, para Zotit, e bėnė mbret Saulin nė Galgalė. Aty kushtuan flitė e pajtimit para Zotit. Aty Sauli, bashkė me mbarė Izraelin, bėri festė tė madhe fort.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Fitorja kundėr amonitėve