Kapitujt

1 i Samuelit: 8. Populli kėrkon njė mbret

8

1 Si u plak Samueli, i vuri bijtė e vet pėr gjyqtarė tė Izraelit. 2 Djali i tij i madh quhej Joel e i dyti quhej Abia. Detyrėn e gjyqtarit e ushtronin nė Bersabé. 3 Porse bijtė e tij nuk shkonin udhėve tė tija. Tė prirur pas fitesės, merrnin dhurata dhe shtrembėronin tė drejtėn. 4 Atėherė u bashkuan tė gjithė pleqtė e Izraelit e shkuan te Samueli nė Ramė. 5 I thanė: “Ja, ti u plake e fėmijėt e tu nuk ecin udhėve tė tua. Tani pra, na cakto njė mbret, siē e kanė tė gjitha kombet e tjera, qė tė na gjykojė”. 6 Aspak nuk i pėlqeu Samuelit qė i thanė: “Na cakto njė mbret qė tė na gjykojė”. Por Samueli iu lut Zotit.

7 E Zoti i tha Samuelit: “Dėgjoje zėrin e popullit pėr gjithēka qė tė thonė. Ata nuk tė pėrbuzėn ty, por mė pėrbuzėn mua qė tė mos sundoj mbi ta. 8 Po bėjnė me ty ashtu si kanė vepruar me mua qė prej ditės qė i nxora nga Egjipti deri nė ditėn e sotme ‑ mė lanė mua e u shėrbyen zotave tė huaj. 9 Por tani dėgjoje zėrin e tyre. Megjithatė assesi mos e lėr pa ua sjellė ndėr mend: mėsojua tė drejtėn e mbretit qė do tė sundojė mbi ta”.

Vėshtirėsitė qė sjell mbretėria

10 Popullit qė i kishte kėrkuar mbretin, Samueli ia tregoi tė gjitha fjalėt e Zotit. 11 U tha: “Ja e drejta e mbretit qė do t’ju sundojė: bijtė tuaj do t’i marrė e do t’i vėrė nė karrocat e tija. Do t’i bėjė kalorės e do tė vrapojnė para karrocave tė tija. 12 Do tė caktojė ja e ja. Do tė lėvrojnė tokat e tija, do tė korrin tė mbjellat e tija. Do t’i bėjė mjeshtėr pėr armė e pėr karroca tė tija. 13 Po edhe vajzat tuaja do t’i marrė pėr t’i pėrgatitur erėra tė mira, pėr t’i zier e pėr t’i pjekur atij bukė. 14 Do t’i marrė tokat tuaja mė tė mirat, vreshtat dhe ullishtat e do t’ua japė oborrtarėve tė vet. 15 Ai do t’ju marrė edhe tė dhjetat e tė mbjellave tuaja, tė prodhimit tė vreshtave tuaja e do t’ua japė oborrtarėve dhe zyrtarėve tė vet. 16 Do t’i marrė edhe shėrbėtorėt e shėrbėtoret tuaja, qetė tuaj mė tė mirėt dhe gomarėt tuaj do t’i marrė pėr tė punuar punėn e tij. 17 Do tė marrė tė dhjetėn e grigjave tuaja dhe ju do tė bėheni skllevėrit e tij. 18 Atė ditė do tė kėrkoni ndihmė pėr shkak tė mbretit qė vetė do ta keni zgjedhur, por mė kot se atėherė Zoti nuk do t’ju vėshtrojė”.

19 Por populli nuk deshi t’ia dėgjonte fjalėn Samuelit e i tha: “Assesi! Ne duam mbret! 20 Duam edhe ne tė jemi si popujt e tjerė! Do tė na gjykojė mbreti ynė, para nesh do tė dalė nė luftė e do t’i luftojė luftėrat tona”!

21 Kur Samueli i dėgjoi tė gjitha fjalėt e popullit, tė gjitha ia tregoi Zotit. 22 E Zoti i tha Samuelit: “Dėgjoje zėrin e popullit dhe jepu mbretin”.

Atėherė Samueli u tha izraelitėve: “Le tė shkojė secili nė qytetin e vet”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Populli kėrkon njė mbret