Kapitujt

1 i Samuelit: 27. Davidi strehohet nė Get

27

1 Davidi tha vetė me vete: “Dikur, njė ditė a njė tjetėr, do tė bie nė duar tė Saulit. A nuk ėshtė mė mirė pėr mua tė iki e tė shpėtoj nė tokėn e filistenjve? Kėshtu Sauli do tė mėrzitet e do tė pushojė tė mė kėrkojė nėpėr krahina tė Izraelit. Kėshtu, pra, do tė shpėtoj prej tij.” 2 U ngrit, pra, Davidi e shkoi ai e njerėzit e tij ‑ gjashtėqind vetė ‑ tek Akisi, biri i Maohut, mbret i Getit. 3 Davidi banoi me mbretin Akis nė Get, ai dhe njerėzit e tij, secili me familjen e vet; edhe Davidi me dy gratė e veta. Akinoamėn prej Jezrahelit e Abigajlėn, gruan e Nabalit prej Karmelit. 4 E njoftuan Saulin se Davidi kishte ikur nė Get dhe nuk e gjurmoi mė.

Davidi vasal i filistenjve

5 Davidi i tha Akisit: “Nėse kam gjetur hir para syve tė tu, le tė mė jepet njė qytet nė kėtė vend pėr tė banuar aty. E pse, njėmend, tė banojė shėrbėtori yt me ty nė qytetin mbretėror”? 6 Akisi po atė ditė ia dha Sicelegun. Pėr kėtė arsye Sicelegu u takon mbretėrve tė Judės deri nė ditėn e sotme. 7 Davidi qėndroi nė tokėn e filistenjve njė vit e katėr muaj.

8 Davidi me njerėzit e vet dilte e plaēkiste gjezuritėt, gerzitėt e amalecitėt, sepse kėta popuj e banonin tokėn prej Telemit nė drejtim tė Surit deri nė Egjipt. 9 Davidi shkretėronte mbarė vendin, s’linte gjallė as trim as grua; merrte dele, lopė, gomarė, deve e petka. Kur kthehej, shkonte tek Akisi. 10 E Akisi i thoshte: “Kė keni sulmuar sot”? Davidi i pėrgjigjej: “Sot i ramė Nagebit tė Judės”, ose: “I ramė Nagebit tė Jerameelit”, ose: “I ramė Nagebit tė Ceniut”. 11 Davidi nuk falte as trim as grua dhe nuk i sillte nė Get, sepse thoshte: “Mund tė na padisin e tė thonė kundėr nesh: ‘Kėshtu bėri Davidi’. Kėtė sjellje kishte pėr tėrė kohėn sa qėndroi nė tokėn e filistenjve. 12 Akisi i besonte Davidit, sepse me vete thoshte: “Ka bėrė ta urrejė tepėr populli i Izraelit, prandaj do tė jetė skllavi im pėrgjithmonė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Davidi strehohet nė Get