Kapitujt

1 i Samuelit: 30. Lufta kundėr amalekasit

30

1 Kur Davidi dhe njerėzit e tij tė tretėn ditė arritėn nė Siceleg, amalekasit i kishin rėnė pre Nagebit e Sicelegut. Sicelegun e kishin plaēkitur dhe i kishin dhėnė zjarr. 2 Kishin marrė robėr gra e tė gjithė ata qė kishin gjetur nė tė prej mė tė voglit e deri te tė mėdhenjtė. Vrarė nuk i kishin, por i kishin marrė me vete e ishin nisur udhės sė vet. 3 Pra, kur erdhėn Davidi e njerėzit e tij nė qytet dhe e gjetėn tė djegur, gra, djem e vajza tė ēuara nė skllavėri, 4 Davidi dhe njerėzit qė ishin me tė e ngritėn zėrin dhe vajtuan derisa u mbaruan forcat e s’patėn mė lot. 5 Po ashtu tė zėna rob ishin edhe dy gratė e Davidit, Akinoama jezrahelite dhe Abigajla, gruaja e Nabalit prej Karmelit.

6 Edhe Davidi u gjet shumė ngushtė, sepse populli donte ta vriste me gurė, meqenėse tė gjithė ishin tė helmuar shpirtėrisht pėr gjendjen e bijve e tė bijave tė tyre. Por Zoti, Hyji i tij, i dha forcė Davidit 7 e i tha Abiatarit prift, birit tė Akimelekut: “Ma bjer shpinorin”. Dhe Abiatari ia solli Davidit shpinorin. 8 Atėherė Davidi e pyeti Zotin pėr kėshillė: “A t’i ndjek kėta cuba dhe a do t’i zė, apo jo”? Iu pėrgjigj: “Ndiqi! Padyshim do t’i zėsh dhe do t’ua marrėsh prenė”.

9 U nis, pra, Davidi dhe gjashtėqind burrat qė ishin me tė, dhe arritėn te pėrroi Besor. Disa u lodhėn e u ndalėn, 10 kurse vetė Davidi me katėrqind vetė i ndoqi e dyqind tė tjerėt, tė lodhur shumė, nuk mund e kaluan pėrruan Besor.

11 Nė fushė takuan njė egjiptian dhe e ēuan te Davidi. I dhanė bukė tė hajė e ujė tė pijė, e hėngri. 12 I dhanė edhe pak bukėfike dhe dy vile rrush tė thatė. Kur i hėngri kėto, iu kthye fryma, sepse nuk kishte ngrėnė bukė e as nuk kishte pirė ujė tri ditė e tri net. 13 Davidi i tha: “I kujt je ti dhe nga je”? Ai iu pėrgjigj: “Jam egjiptian, skllav i njė amalekasi. Pardje mė la imzot, sepse fillova tė sėmuresha. 14 I ramė pre Nagebit tė Keretit, Nagebit tė Judės, Nagebit tė Kalebit dhe Sicelegun e dogjėm”. 15 Davidi e pyeti: “A mund tė mė prish deri tek ajo ēetė”? Ai iu pėrgjigj: “M’u beto me Hyjin se nuk do tė mė vrasėsh dhe nuk do tė mė dorėzosh te zotėria im dhe unė do tė tė ēoj deri nė atė ēetė”. Dhe Davidi iu betua.

16 Djaloshi, pra, i priu dhe e ēoi tek ata. Kur ja, ata ishin shpėrndarė nėpėr atė krahinė, hanin e pinin e bėnin festimin e presė e tė plaēkitjes qė kishin marrė prej tokės sė filistenjve e tė Judės. 17 Tė nesėrmen Davidi t’i sulmoi e t’i goditi qė nė mėngjes e deri nė mbrėmje, dhe s’shpėtoi prej tyre askush me pėrjashtim tė katėrqind djelmoshave qė hipėn nė deve e ikėn.

18 Kėshtu Davidi shpėtoi gjithēka kishin plaēkitur amalekasit, i shpėtoi edhe tė dy gratė e veta. 19 Dhe nuk u mungoi askush prej mė tė voglit e deri tek mė i madhi, qoftė prej djemve, qoftė prej vajzave e prej presė: gjithēka u qe marrė; Davidi pėrsėri ia doli t’i kthejė. 20 Kėshtu Davidi i mori tė gjitha grigjat dhe loritė e i prunė para tij dhe pėr kėtė gjė thoshin: “Kjo ėshtė preja e Davidit”.

21 Erdhi, pra, Davidi tek ata dyqind vetė qė, tė lodhur e tė kėputur, kishin mbetur e nuk kishin mundur tė shkonin pas Davidit dhe qė Davidi u kishte urdhėruar tė rrinin te pėrroi Besor. Kėta i dolėn Davidit para dhe ushtarėve qė ishin me tė. U afrua tek ata Davidi dhe i pėrshėndeti pėrzemėrsisht. 22 Por burrat e kėqij e tė poshtrit ndėr ata qė kishin shkuar me Davidin, thanė: “Pasi nuk erdhėn me ne, nuk do t’u japim asgjė prej presė qė kapėm; mjaft e ka secili prej tyre tė marrė gruan e fėmijėt e vet e tė ēajnė e tė shkojnė”. 23 Por Davidi tha: “Mos bėni ashtu, vėllezėr! Pasi Zoti na i dha tė gjitha e na ruajti shėndoshė e na i lėshoi nė duar tona cubat qė na kishin plaēkitur! 24 Dhe as tė mos dėgjohet kjo fjalė ndėr ju! E barabartė duhet tė jetė pjesa e atij qė bie nė luftė me pjesėn e atij qė ruan pajisjet nė fushim: tė gjithė le tė kenė pjesė tė barabartė.”

25 Kjo gjė qė atė ditė e tutje u bė si rregullore e ligj nė Izrael deri nė ditėn e sotme.

26 Kur arriti Davidi nė Siceleg, u dėrgoi pleqve tė Judės, bashkatdhetarėve tė vet, dhurata prej presė, me kėto fjalė: “Pranojeni kėtė dhuratė prej presė qė ua morėm armiqve tė Zotit, ” (dhuratė)

27 atyre qė ishin nė Betul,

atyre qė ishin nė Ramė tė Nagebit,

atyre nė Jetėr,

28 atyre nė Aroer,

atyre nė Sefamot,

atyre nė Estemo,

29 atyre qė ishin nė Karmel,

atyre qė ishin nė qytetet e Jerameelit,

atyre qė ishin nė qytetet e Ceniut,

30 atyre nė Hormė,

atyre nė Borasan,

atyre nė Atak,

31 atyre nė Hebron

dhe atyre qė ishin nė vende tė tjera, ku kishte qėndruar Davidi me njerėzit e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Lufta kundėr amalekasit