Kapitujt

1 i Samuelit: 29. Krerėt e filistenjve e largojnė Davidin prej ushtrisė

29

1 Filistenjtė i mblodhėn tė gjitha trupat e veta nė Afek. Po edhe izraelitėt ngulėn fushimin e tyre mbi burimin qė ishte nė Jezrahel. 2 Prijėsit filistenj parakalonin me njėsitė ushtarake tė tyre nga njėqind e nga njė mijė, kurse Davidi e njerėzit e tij shkonin tė fundit me ushtrinė e Akisit. 3 Krerėt e filistenjve pyetėn: “Ēka bėjnė kėta hebrenj kėtu”. Akisi iu pėrgjigj prijėsve filistenj: “Ėshtė Davidi, shėrbėtori i mbretit Saul! Ėshtė tek unė Tani sa kohė, madje me vjet, dhe nuk gjeta nė tė kurrgjė tė keqe prej ditės qė iku dhe u strehua tek unė deri mė sot”. 4 U hidhėruan prijėsit e filistenjve kundėr tij dhe i thanė: “Le tė kthehet ky njeri dhe le tė rrijė nė vendin qė ia ke caktuar e tė mos vijė assesi me ne nė luftė, sepse mund tė bėhet kundėrshtari ynė kur tė fillojmė betejėn. E si do tė mund tė pajtohej ndryshe ky me zotėrinė e vet mė lehtė se me kokat e kėtyre njerėzve? 5 Pse, a nuk ėshtė ky ai Davidi, tė cilit i kėndonin nė valle e i thoshin:

‘I vrau Sauli me mijėra,

i vrau Davidi me dhjetėra mijėra’”?

6 Atėherė Akisi e thirri Davidin e i tha: “Pasha Zotin, ti je njeri i drejtė dhe ndėr sytė e mi je i mirė dhe unė do tė doja tė ishe me mua nė ushtri. Unė nuk gjeta nė ty asnjė tė keqe qė ditėn qė erdhe tek unė deri nė ditėn e sotme. Por nuk u pėlqen prijėsve. 7 Kthehu, pra, nė paqe qė tė mos i fyesh prijėsit e filistenjve”.

8 Davidi iu pėrgjigj Akisit: “Por ē’kam bėrė se e ē’ke gjetur tė keqe nė shėrbėtorin tėnd prej ditės qė erdha tek ti e deri nė kėtė ditė qė tė mos vij e tė mos luftoj kundėr armiqve tė zotėrisė sim mbretit”? 9 Akisi iu pėrgjigj kėshtu Davidit: “Unė e di se ti je i mirė pėr sytė e mi si engjėlli i Hyjit, por prijėsit e filistenjve thanė: ‘Tė mos dalė me ne nė luftė’! 10 Prandaj ēohu herėt nė mėngjes ti dhe shėrbėtorėt e zotėrisė sate qė kanė ardhur me ty dhe, pasi tė ngriheni menatė, nisuni pasi tė ketė filluar tė dalė drita”.

11 U ēua, pra, Davidi herėt, ai dhe njerėzit e tij, pėr t’u nisur herėt nė mėngjes e pėr t’u kthyer nė tokėn e filistenjve. Kurse filistenjtė u nisėn pėr Jezrahel.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Krerėt e filistenjve e largojnė Davidin ...