Kapitujt

1 i Samuelit: 3. Hyji e thėrret Samuelin

3

1 Samueli djalosh i shėrbente Zotit nėn mbikėqyrjen e Heliut. Fjala e Zotit ishte asokohe e rrallė: nuk kishte vėgime tė shpeshta. 2 E ndodhi qė njė ditė, Heliu po pushonte nė vendin e vet tė rėndomtė. Sytė i ishin dobėsuar shumė: nuk shihte fare. 3 Drita e Zotit ende nuk ishte shqimur. Samueli po flinte nė Tempullin e Zotit, aty ku ishte Arka e Hyjit. 4 Zoti e thirri Samuelin. Ai iu pėrgjigj: “Urdhėro!”, 5 u lėshua vrap tek Heliu e i tha: “Urdhėro! Ti mė thirre”. Ai i tha: “Unė nuk tė kam thirrur! Kthehu e fli”! Ai shkoi e ra tė flinte.

6 Zoti pėrsėri e thirri Samuelin. Samueli u ngrit, shkoi tek Heliu e i tha: “Ja ku jam, sepse mė thirre”! Ai iu pėrgjigj: “Nuk tė kam thirrur, biri im. Kthehu e fli”! 7 Samueli ende nuk e njihte Zotin. Fjala e Zotit ende nuk i ishte zbuluar.

8 Por Zoti e thirri pėrsėri Samuelin pėr tė tretėn herė. Ky u ngrit e shkoi tek Heliu 9 e i tha: “Urdhėro, sepse mė ke thirrur”! Atėherė Heliu e mori vesh se Zoti e kishte thirrur djaloshin dhe i tha Samuelit: “Shko e fli! Nėse tė thėrret pėrsėri, thuaji: ‘Fol, o Zot, se tė dėgjon shėrbėtori yt’!” Samueli shkoi e fjeti nė vendin e vet.

10 Zoti erdhi e qėndroi pranė tij. E thirri siē e kishte thirrur mė parė: “Samuel, o Samuel”! E Samueli u pėrgjigj: “Fol, shėrbėtori yt dėgjon”.

11 Atėherė Zoti i tha Samuelit: “Ja, do tė bėj njė emnesė nė Izrael qė kushdo ta dėgjojė, do t’i tingėllojnė tė dy veshėt.

12 Atė ditė do tė kryej kundėr Heliut gjithēka qė kam thėnė pėr shtėpinė e tij: pikė pėr pikė. 13 Sepse i kam treguar qė mė parė se do ta dėnoj shtėpinė e tij pėrgjithmonė pėr shkak tė paudhėsisė: ai e dinte se tė bijtė e pėrbuznin Hyjin e megjithatė nuk i kishte qortuar. 14 Kėndej edhe i pėrbetohem shtėpisė sė Heliut: asgjė nuk mund ta shpėrblejė fajin e shtėpisė sė tij as me fli as me dhurata, askurrė”.

15 Samueli fjeti deri nė mėngjes, e atėherė i hapi dyert e Shtėpisė sė Zotit. Samueli kishte frikė t’ia tregonte vėgimin Heliut. 16 E Heliu e thirri Samuelin e i tha: “Samuel, biri im”! Ai iu pėrgjigj: “Urdhėro”! 17 Ai e pyeti: “Cila ėshtė fjala qė ta ka drejtuar? Po tė lutem, mos ma fsheh. Ashtu ta bėftė Zoti ty e edhe mė zi, nėse mė fsheh edhe njė fjalė prej tė gjitha fjalėve qė t’i ka thėnė”.

18 Kėshtu, pra, Samueli ia tregoi tė gjitha fjalėt dhe nuk i fshehu asnjė fjalė. E Heliu u pėrgjigj:”Ai ėshtė Zot. Le tė bėjė gjithēka ėshtė e mirė para syve tė tij”.

19 Samueli u rrit. Zoti ishte me tė, e nuk lejoi qė asnjė prej fjalėve tė tija tė shkonte hupėse. 20 Mbarė Izraeli, prej Danit e deri nė Bersabe, e mori vesh se Samueli ishte bėrė profet i Zotit. 21 Zoti vazhdoi tė dėftohej nė Silo. Zoti, nė tė vėrtetė, i dėftohej nė Silo Samuelit me anė tė fjalės sė Zotit.

Fjala e Samuelit i drejtohej mbarė Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Hyji e thėrret Samuelin