Kapitujt

1 i Samuelit: 15. Lufta e shenjtė kundėr amalekasve

15

1 Samueli i tha Saulit: “Zoti mė dėrgoi qė tė tė lyej pėr mbret mbi Izraelin, popullin e vet. Pra, tani, dėgjoje zėrin e Zotit. 2 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Kam para sysh gjithēka i ka bėrė Amaleku Izraelit: si e pengoi nė udhėtim kur po ngjitej nga Egjipti. 3 Tani shko e shpartalloje Amalekun dhe dėno me shfarosje gjithēka ka. Mos ki mėshirė pėr tė: as pėr trim, as pėr grua, as pėr fėmijė, as pėr foshnjė, por vritii deri edhe lopė e dele, deve e gomar’”.

4 Atėherė Sauli e bashkoi popullin dhe nė Telem i numėroi: dyqind mijė kėmbėsorė e dhjetė mijė burra nga Juda. 5 Kur erdhi Sauli te qyteti i Amalekut, vuri pritat nė pėrrua 6 e Sauli i ēoi fjalė Cineut: “Largohuni, ndahuni dhe ikni prej Amalekut, qė tė mos ju vras edhe ju bashkė me amalekas, sepse ju u dėftuat tė dhimbshėm me tė gjithė bijtė e Izraelit kur dolėn prej Egjiptit”.

Cineasit u ndanė prej amalekasve.

7 Sauli e goditi Amalekun prej Hevilės e deri nė Sur qė ėshtė pėrballė Egjiptit. 8 E kapi gjallė Agagun, mbretin e Amalekut, kurse mbarė popullin e kaloi nėn teh tė shpatės. 9 Por Sauli kurseu Agagun dhe grigjat e mira tė deleve e tė gjedhit, d. m. th. bagėtitė e majme e qengjat dhe tė gjitha ato qė ishin tė bukura dhe nuk deshėn t’i shuajnė, kurse gjithēka ishte e ligshtė dhe e dobėt, e shfarosėn.

Sauli pėrbuzet prej Zotit

10 Atėherė i qe drejtuar Samuelit kjo fjalė e Zotit: 11 “Jam penduar qė e bėra Saulin mbret, sepse ai mė la mua dhe nuk i bėri vepėr fjalėt e mia”.

Samuelit i erdhi shumė keq dhe iu lut Zotit gjithė natėn.

12 Samueli u ngrit menatė qė tė shkonte tė takohej me Saulin nė mėngjes. Samuelin e njoftuan se Sauli kishte shkuar nė Karmel dhe atje kishte ngritur pėr vete njė pėrmendore dhe se pastaj kishte vazhduar e kishte zbritur nė Galgalė. 13 Kur Samueli shkoi te Sauli, Sauli e pėrshėndeti: “Qofsh bekuar prej Zotit! Kam zbatuar fjalėn e Zotit”.

14 Por Samueli i tha: “E ēka ėshtė kjo blegėrimė grigjash qė po mė ushton nė veshė dhe ajo pallje gjedhi qė po dėgjoj”?

15 Sauli ia ktheu: “I sollėn prej Amalekut. Populli i kurseu delet e mira dhe lorinė pėr t’ia kushtuar Zotit, Hyjit tėnd: tė tjerat i premė”.

16 Por Samueli i tha Saulit: “Prit tė tė tregoj se ē’mė ka thėnė Zoti sonte”. Ia priti: “Fol”! 17 E Samueli vazhdoi: “A s’ ėshtė e vėrtetė se, kur ishe i vogėl, nė sytė e tu, qe bėrė krye nė fiset e Izraelit? Zoti tė leu mbret mbi Izraelin 18 dhe Zoti tė nisi nė rrugė e tė tha: ‘Shko e vriti mėkatarėt amalekas dhe lufto kundėr tyre deri nė shfarosje tė tyre’? 19 Pse atėherė nuk e dėgjove fjalėn e Zotit, por tė pėlqeu preja dhe bėre ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit”?

20 Sauli iu pėrgjigj Samuelit: “Po si s’e kam dėgjuar zėrin e Zotit? Unė shkova atje ku mė dėrgoi Zoti. E solla Agagun, mbretin e Amalekut dhe amalekasit i shfarosa. 21 Populli prej presė mori dele e lopė, ato mė tė mirat, dhe u prenė pėr t’ia flijuar Zotit, Hyjit tėnd, nė Galgalė”.

22 E Samueli iu pėrgjij:

“Pse a ndoshta Zoti i parapėlqen flitė e shkrumbimit e theroret

mė fort se tė dėgjohet fjala e tij?

Mė e mirė ėshtė dėgjesa se therorja,

mė mirė tė dėgjosh se dhjami i deshėve.

23 Pėr tė vėrtetė kundėrshtimi ėshtė i keq si magjia,

e tė tekurit kobėsi idhujtarie:

pėr arsye se e pėrbuze fjalėn e Zotit,

Zoti tė pėrbuzi ty: mė s’do tė jesh mbret”!

Sauli kėrkon falje kot

24 Atėherė Sauli i tha Samuelit: “Mėkatova se iu shmanga fjalės sė Zotit e fjalėve tė tua. E druajta popullin dhe dėgjova zėrin e tij. 25 Por tani, po tė lutem, shlyeje mėkatin tim dhe kthehu me mua t’i jap adhurim Zotit”.

26 Por Samueli iu pėrgjigj Saulit: “S’do tė kthehem me ty, sepse e pėrbuze fjalėn e Zotit dhe sepse Zoti tė pėrbuzi ty qė tė mos jesh mė mbret mbi Izraelin”.

27 E Samueli bėri tė largohej, sepse Sauli ia kapi kindin e zhgunit qė iu shqye. 28 Samueli i tha: “Sot edhe Zoti shqeu prej teje mbretėrinė e Izraelit dhe ia dhuroi tė afėrmit tėnd qė ėshtė mė i mirė se ti. 29 Por Lavdia e Izraelit nuk gėnjen dhe nuk pendohet, sepse Ai nuk ėshtė njeri qė do tė pendohej”.

30 Sauli iu lut: “Mėkatova. Por tani mė ndero ndėr sy tė prijėsve tė popullit tim e tė Izraelit e kthehu me mua qė tė adhuroj Zotin, Hyjin tėnd”. 31 Samueli u kthye me Saulin e Sauli adhuroi Zotin.

Vdekja e Agagut dhe nisja e Samuelit

32 Samueli tha: “Silleni tek unė Agagun, mbretin e Amalekut”. Ia sollėn Agagun qė e kishin kapur tė dridhurat. Agagu tha: “Me siguri kaloi hidhėrimi i vdekjes”! 33 Samueli i tha: “Sikurse shpata jote i la nėnat pa fėmijė, po ashtu edhe nėna jote ndėr gra le tė mbesė pa fėmijė”! Samueli e copėtoi Agagun nė Galgalė para Zotit.

34 Atėherė Samueli shkoi nė Ramė, kurse Sauli u ngjit nė shtėpinė e vet nė Gabanė e Saulit.

35 Samueli nuk e pa mė Saulin deri ditėn e vdekjes sė vet. Samueli e qante shumė Saulin, sepse Zoti ishte penduar qė e kishte bėrė mbret mbi Izrael.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Lufta e shenjtė kundėr amalekasve