Kapitujt

1 i Samuelit: 12. Samueli tėrhiqet para Saulit

12

1 Atėherė Samueli i tha mbarė Izraelit: “Ja, jua dėgjova fjalėt tuaja dhe gjithė ē’kėrkuat prej meje, jua vura mbretin. 2 Qė tani para jush do tė shkojė mbreti. Unė tashmė jam plakur e thinjur dhe djemtė e mi tani janė me ju. Unė ju kam prirė qė nga rinia ime e deri tani. 3 Ja, kėtu jam para jush: dėshmoni para Zotit e para tė shuguruarit tė tij: a i kam marrė kujt ndonjė ka ose gomar, a i kam mbetur kujt nė qafė, a kam shtypur ndokėnd, a kam marrė prej ndokujt ndonjė dhuratė pėr t’i mbyllur sytė e mi lidhur me ēėshtjen e tij: jam i gatshėm tė pėrgjigjem”. 4 Ata u pėrgjigjėn: “As s’na ke mbetur nė qafė, as s’ke shtypur ndokėnd, as s’ke marrė prej kujt dhurata”. 5 E shtoi: “Dėshmitar ėshtė Zoti kundėr jush e dėshmitar ėshtė i shuguruari i tij se nuk keni gjetur gjė nė dorėn time ditėn e sotme”? Ata u pėrgjigjėn: “Ashtu ėshtė”!

6 Samueli shtoi e i tha popullit: “Dėshmitar ėshtė Zoti, qė i pėrdori Moisiun e Aronin e i nxori etėrit tanė prej Egjiptit. 7 Tani qėndroni e dėgjoni t’jua pėrkujtoj para Zotit tė gjitha mėshirat e Zotit qė i kreu pėr ju e pėr etėrit tuaj: 8 si hyri Jakobi nė Egjipt e egjiptianėt i shtypėn. Etėrit tuaj i lėshuan kushtrimin e Zotit e Zoti dėrgoi Moisiun e Aronin dhe i nxori etėrit tuaj nga Egjipti dhe i vendosi nė kėtė vend.

9 Ata e harruan Zotin, Hyjin e vet, dhe ai i lėshoi nė dorė tė Sisarės, prijėsit tė ushtrisė sė Asorit. Pastaj nė duar tė filistenjve e nė dorė tė mbretit tė Moabit, tė cilėt luftuan kundėr tyre. 10 Pastaj i bėnė kushtrimin Zotit e thanė: ‘Mėkatuam qė e lamė Zotin dhe u shėrbyem baalėve dhe astarotėve e Tani na shpėto prej duarve tė armiqve tanė e do tė tė shėrbejmė vetėm ty”. 11 E Zoti dėrgoi Jerobbaalin dhe Barakun, Jefteun e Samuelin dhe ju shpėtoi prej duarve tė armiqve tuaj pėrreth dhe jetuat nė qetėsi.

12 Por, kur patė se Naasi, mbreti i bijve tė Amonit, po vjen kundėr jush, ju mė thatė:’Jo, mbreti duhet tė sundojė mbi ne!’, e pra, Zoti, Hyji juaj, sundonte mbi ju. 13 Tani, pra, kėtu tek ėshtė mbreti juaj, qė e zgjodhėt dhe e kėrkuat: ja, pra, Zoti jua dha mbretin. 14 Nėse do ta druani Zotin e nėse do t’i shėrbeni, nėse do ta dėgjoni zėrin e tij dhe nėse nuk do ta pėrbuzni fjalėn e Zotit, atėherė po do ta ndiqni ju dhe mbreti qė mbi ju mbretėron, Zotin, Hyjin tuaj. 15 Por, nėse nuk do ta dėgjoni zėrin e Zotit, por do ta pėrbuzni fjalėn e Zotit, dora e Zotit do tė jetė mbi ju e mbi mbretin tuaj pėr t’jua humbur farėn.

16 Por edhe tani zini vend e vėreni mirė njė shenjė tė madhe qė do ta bėjė Zoti para syve tuaj. 17 Pse, a nuk ėshtė sot korrja e grurit? Unė do ta thėrras Zotin e ai do tė ēojė bubullimė e shira, dhe do tė shihni se bėtė njė tė keqe tė madhe para syve tė Zotit kur kėrkuat pėr vete mbret.

18 Atėherė Samueli iu lut Zotit e Zoti ēoi bubullimė e shi po atė ditė. 19 Popullin e kapi frikė tejet e madhe e Zotit dhe e Samuelit dhe mbarė populli i tha Samuelit: “Lutiu pėr shėrbėtorėt e tu Zotit, Hyjit tėnd, qė tė mos vdesim. Tė gjitha mėkateve tona ua shtuam edhe kėtė tė keqe qė kėrkuam pėr ne mbretin”.

20 Por Samueli i tha popullit: “Mos kini frikė”! Vėrtet, qė ju i bėtė tė gjitha kėto tė kėqija, por megjithatė, tashmė mos u largoni prej Zotit e shėrbejini Zotit me gjithė zemrėn tuaj 21 dhe mos shkoni pas idhujve tė kotė, tė cilėt nuk do t’ju ndihmojnė as nuk do tė mund t’ju shpėtojnė, sepse janė tė kotė. 22 Me siguri Zoti nuk do ta lėshojė dore popullin e vet pėr nder tė emrit tė vet tė madhėrueshėm, sepse ai vetė u denjua t’ju bėjė popull tė vetin. 23 E qoftė larg meje tė mėkatoj kundėr Zotit qė tė pushoj tė lutem pėr ju e tė mos jua mėsoj rrugėn e mirė e tė drejtė. 24 Prandaj, druani Zotin dhe shėrbejini atij me besnikėri e me gjithė shpirt, sepse i patė veprat e madhėrishme qė i kreu nė mesin tuaj! 25 Por, pėrkundrazi, nėse do tė qėndroni duke bėrė keq, ju, dhe me ju sė bashku mbreti juaj, do tė sharroni”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Samueli tėrhiqet para Saulit