Kapitujt

1 i Samuelit: 18. Lindja e smirės sė Saulit

18

1 Tashti, posa kreu Davidi bisedėn me Saulin, zemra e Jonatanit u lidh ngushtė me zemrėn e Davidit dhe Jonatani e deshi Davidin si vetveten. 2 Po atė ditė Sauli e ndali Davidin tek ai e nuk i dha leje tė kthehej nė shtėpinė e t’et. 3 Jonatani e Davidi lidhėn miqėsi tė ngushtė: Jonatani e donte si vetveten. 4 Jonatani e zhveshi kėmishėn e vet qė kishte veshur, e ia dha Davidit. Ia dha edhe petkat e veta tė tjera, deri edhe shpatėn, harkun dhe brezin e vet. 5 Nė tė gjitha detyrat e veta, kudo e dėrgonte Sauli, Davidi shkonte e dilte faqebardhė. Sauli e vuri prijės tė ushtrisė. I pėlqeu mbarė popullit edhe oborrtarėve tė Saulit.

Lindja e smirės sė Saulit

6 Porse, nė kthim, kur Davidi po kthehej pasi vrau filisteun, u dolėn pėrpara gra prej tė gjitha qyteteve tė Izraelit, duke kėnduar e vallėzuar para Saulit mbret me daulle, me kėngė hareje e me cetra. 7 Gratė kėndonin, kėrcenin e thoshin:

“Vrau Sauli me mijėra,

vrau Davidi me dhjetėra mijėra”!

8 Saulit i erdhi shumė keq dhe nuk i pėlqeu aspak kjo fjalė. Tha: “I dhanė Davidit me dhjetėra mijėra, kurse mua me mijėra! Ēka i mungon atij pėrveē mbretėrisė”?! 9 Qė prej asaj dite Sauli nuk e shikonte mė Davidin me sy tė mirė.

10 Tė nesėrmen, shpirti i keq i dėrguar prej Hyjit, e pushtoi Saulin dhe ai filloi tė tėrbohej nėpėr shtėpi. Davidi i binte harpės si nė tė gjitha ditėt e tjera e Sauli mbante nė dorė heshtėn. 11 Qiti me tė me qėllim qė ta mbėrthente Davidin pėr mur. Por Davidi iu shmang dy herė.

12 Sauli e dronte Davidin sepse Zoti ishte me tė, kurse prej tij ishte larguar. 13 Prandaj Sauli e largoi prej vetes dhe e bėri mijėtar ‑ prijės mbi njė mijė ushtarė. Davidi shkonte e vinte nė krye tė popullit. 14 Ēdo punė qė merrte Davidi, i shkonte mbarė e Zoti ishte me tė. 15 Vuri re Sauli se si gjithēka po i shkonte shumė mbarė e filloi t’ia kishte frikėn. 16 Po edhe mbarė Izraeli e Juda e donin Davidin, sepse ai u printe nė tė gjitha udhėt e tyre.

Martesa e Davidit

17 Sauli i tha Davidit: “Jaijėn time tė madhe, Merobėn, do tė ta jap pėr grua, porse ji burrė i fortė e luftoji luftėrat e Zotit”! Sauli mendonte me vete: “Tė mos e vrasė dora ime, por le ta vrasin filistenjtė”! 18 Por Davidi iu pėrgjigj Saulit: “Po kush jam unė, o sa vlen jeta ime, o ē’rėndėsi ka barku i tim eti nė Izrael, qė tė bėhem dhėndri i mbretit”? 19 E njėmend, kur erdhi koha qė Meroba, bija e Saulit tė martohej me Davidin, ajo i qe dhėnė pėr grua Hadrielit prej Molatit.

20 Por Davidin e donte vajza e dytė e Saulit, Mikola. I treguan Saulit dhe atij i ra mirė. 21 Sauli tha: “Do t’ia jap me qėllim qė ajo t’i bėhet kurth e ta godasė dora e filistenjve.” Prandaj Sauli i tha pėr tė dytėn herė Davidit: “Sot do tė bėhesh dhėndri im!” 22 Sauli u urdhėroi oborrtarėve tė vet: “Flisni, nė besė me Davidin e thoni: ‘Ja, ti i ke pėlqyer mbretit dhe tė gjithė oborrtarėt e tij tė duan; bėju, pra, dhėndri i mbretit!’” 23 Oborrtarėt e Saulit ia treguan nė vesh tė gjitha kėto fjalė Davidit e Davidi u tha: “Pse, a ju duket punė e vogėl tė jesh dhėndėr i mbretit? Kurse unė jam njeri skamnor e i hollė”? 24 Zyrtarėt e Saulit i lajmėruan: “Kėshtu ka folur Davidi”. 25 E Sauli u tha: “Kėshtu thuajini Davidit: ‘Mbreti s’kėrkon gjė pėr fejesė. Kėrkon vetėm njėqind zhanga filistenjsh, qė tė bėhet hakmarrja e mbretit’”. Me kėtė Sauli mendonte t’ua lėshonte Davidin nė duar filistenjve.

26 Kur ia treguan shėrbėtorėt Davidit fjalėt qė i kishte thėnė Sauli, Davidit iu mbush mendja tė bėhej dhėndri i mbretit. 27 Ende pa kaluar ditėt, Davidi u ēua e shkoi me njerėzit qė i kishte nėn sundim, vrau dyqind filistenj, ua mori zhangat dhe ia numėruan mbretit pėr t’u bėrė dhėndri i tij.

Kėshtu, pra, Sauli ia dha Mikolėn, vajzėn e vet, pėr grua. 28 E pa Sauli dhe mirė e mori vesh se Zoti ishte me Davidin. E Mikola, bija e Saulit, e donte Davidin. 29 Sauli filloi ta druajė edhe mė tepėr Davidin. U bė armik i Davidit pėr tėrė jetėn. 30 Prijėsit e filistenjve dilnin tė luftonin, por, sa herė qė dilnin, Davidit i shkonte puna mbarė, mė tepėr se tė gjithė prijėsve tė tjerė tė Saulit dhe emri i tij erdhi e u bė shumė i pėrmendur.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Lindja e smirės sė Saulit