Kapitujt

Jozuehu: 23. Jozuehu bėn njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė veprės sė vet

23

1 Kishte kaluar shumė kohė qė kur Zoti i kishte dhėnė Izraelit paqe prej tė gjithė popujve qė e rrethonin. Jozuehu tashmė ishte shumė i moēėm dhe kishte arritur pleqėrinė e thellė. 2 Atėherė Jozuehu thirri mbarė Izraelin: pleqtė prijėsit, gjyqtarėt dhe udhėheqėsit e tyre e u tha: “Unė tashmė u plaka dhe kam hyrė nė moshė tė thellė. 3 Ju patė gjithēka u bėri Zoti, Hyji juaj, tė gjitha kėtyre kombeve dhe si luftoi Ai pėr ju. 4 Ja, me short jua ndava fiseve tuaja pėr pronė kombet qė mbetėn gjallė dhe ato qė i zhduka, qė nga Jordani e deri nė Detin e Madh, nė perėndim. 5 Zoti, Hyji juaj, do t’i shpėrndajė dhe do t’i zhdukė prej faqes suaj dhe ju do ta merrni pėr pronė tokėn e tyre, siē jua ka premtuar”.

Sjellja mes popujve tė huaj

6 “Veēse jini tė fortė e tė qėndrueshėm nė zbatimin e tė gjithave qė janė shkruar nė Librin e Ligjit tė Moisiut dhe mos u bėni lak as djathtas as majtas. 7 Mos u pėrzieni me popujt qė mbetėn ndėr ju, mos u pėrbetoni nė emėr tė hyjnive tė tyre dhe mos u shėrbeni as mos i adhuroni. 8 Qėndroni besnikė Zotit, Hyjit tuaj, siē keni bėrė deri Tani.

9 Zoti dėboi para fytyrės suaj popuj tė mėdhenj e tejet tė fortė dhe asnjė popull nuk mundi t’ju qėndrojė pėrballė: 10 njė jush vė nė tė ikur njė mijė armiq, sepse Zoti, Hyji juaj, lufton pėr ju siē ju ėshtė zotuar! 11 Porse kėtė gjė ruajeni me kujdesin mė tė madh: duajeni Zotin, Hyjin tuaj!

12 Por nė qoftė se do t’i miratoni gabimet e kėtyre popujve qė mbetėn ndėr ju, dhe do tė pėrzieni me ta martesa e do tė lidhni miqėsi, 13 dijeni qė tani se Zoti, Hyji juaj, nuk do t’i zhdukė para fytyrės suaj, por do tė jenė pėr ju rrjetė, gropė, lak, frushkull pėr shpinėn tuaj, ferrė pėr sytė tuaj derisa t’ju shpėrndajė prej kėsaj toke tė mrekullueshme qė jua dha.

14 Ja, unė sot po nisem pėr atė rrugė qė do ta rrahė ēdo krijesė! Pranojeni me gjithė zemėr se asnjė prej premtimeve tė mira qė ju ka bėrė Zoti, nuk ka shkuar huq! 15 Pra, sikurse ēoi nė vend gjithēka premtoi e erdhėn tė gjitha ato tė mira, po ashtu do tė ēojė mbi ju tė gjitha tė kėqijat me tė cilat ėshtė kėrcėnuar derisa t’ju zhdukė nga kjo tokė e mirė qė jua dhuroi. 16 Nėse do t’i shmangeni Besėlidhjes sė Zotit, Hyjit tuaj, qė jua ka urdhėruar, e do t’u shėrbeni hyjnive tė huaja dhe do t’i adhuroni ato, do tė ndizet flakė kundėr jush zemėrimi i Zotit, do tė zhdukeni shpejt prej kėsaj toke tė mrekullueshme qė jua dhuroi Zoti”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Jozuehu bėn njė pėrmbledhje tė shkurtėr ...