Kapitujt

Jozuehu: 18. Veprim kadastral pėr kėto shtatė fise

18

1 U bashkuan tė gjithė bijtė e Izraelit nė Silo dhe aty ngrehėn Tendėn e Takimit. E kishin pushtuar mbarė vendin. 2 Por nė mes tė bijve tė Izraelit mbetėn shtatė fise qė ende nuk e kishin marrė pronėn e vet.

3 Atėherė Jozuehu u tha: “Deri kur do tė kalbeni nga ngathtėsia e nuk do tė hyni ta merrni pėr pronė tokėn qė jua dha Zoti, Hyji i etėrve tuaj? 4 Zgjidhni prej ēdo fisi nga tre burra qė t’i dėrgoj ta pėrshkojnė tokėn e ta pėrshkruajnė sipas numrit tė secilit fis pėr ta ndarė. Pastaj le tė ma sjellin ē’kanė shkruar. 5 Ndajeni tokėn ndėrmjet vetes nė shtatė pjesė. Juda le tė mbesė nė tokėn e vet nė jug, kurse Shtėpia e Jozefit le tė qėndrojė nė tokėn e vet nė veri. 6 Tokėn tjetėr ta shkruani nė shtatė pjesė. Ma sillni kėtu tek unė, qė nė praninė e Zotit, Hyjit tonė, tė qes short kėtu pėr ju. 7 Levitėt nuk do tė kenė pjesė me ju, sepse priftėria e Zotit ėshtė prona e tyre. Kurse Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit tė Manaseut tanimė i kanė marrė pronat e veta pėrtej Jordanit, nė anėn e lindjes, qė ua pat dhėnė Moisiu, shėrbėtori i Zotit”.

8 Kur u ngritėn njerėzit qė tė shkonin pėr ta pėrshkruar tokėn, Jozuehu u urdhėroi: “Pėrshkojeni vendin dhe pėrshkruajeni e kthehuni tek unė, qė kėtu, nė praninė e Zotit, nė Silo, t’jua ndaj me short”. 9 Kėshtu, pra, ata shkuan dhe e pėrshkuan vendin qytet mė qytet dhe e ndanė nė shtatė pjesė duke e shėnuar nė regjistėr. Atėherė u kthyen tek Jozuehu nė zemėrimiė nė Silo. 10 Jozuehu u hodhi short nė praninė e Zotit nė Silo dhe aty ua ndau tokėn bijve tė Izraelit sipas pjesėve tė tyre.

Fisi i Beniaminit

11 Shorti i ra fisit tė Beniaminit sipas vėllazėrive tė tija: pjesa atyre u takoi ndėrmjet bijve tė Judės e bijve tė Jozefit. 12 Kufiri i tyre verior ishte prej Jordanit dhe vazhdonte gjatė krahut tė veriut tė Jerikut, ngjitej nga perėndimi nė Malėsi dhe pėrfundonte nė shkretėtirėn Betaven. 13 Prej andej shkonte drejt Luzės nė jug ‑ kjo ėshtė Beteli ‑ zbret pastaj nė Atarotadar, pėrbri malit qė ėshtė nė jug tė Betoronit tė Poshtėm. 14 Pastaj bėnte lak e sillej drejt jugut nga mali qė ėshtė pėrballė Betoronit dhe mbaronte nė Kariatbaal qė quhet edhe Kariatiarim, qytet i bijve tė Judės: ky ėshtė krahu perėndimor.

15 Nė krahun e mesditės, prej anės sė Kariatiarimit, kufiri shkon nė Gazim dhe arrin deri te burimi i ujėrave Neftoa, 16 zbret pastaj nė pjesėn e fundme tė malit qė ėshtė pėrballė luginės Benenom nė veri tė luginės Rafaim. Ulet pastaj nė luginėn Enom, pėrbri krahut tė Jebuseut nė veri dhe mbėrrin nė burimin Rogel. 17 Kalonte nė veri e mbėrrinte nė Ensemes /d. m. th. Burimi i Diellit/. Kalon deri nė Galilot /kėta janė rrathėt/ qė lartėsohet drejt pėrpjetės Adomim, zbret pastaj tek Abenboeni /d. m. th. Guri Boen/ i birit tė Rubenit, 18 e kalon nga veriu Betarabėn dhe zbret nė Arabė. 19 Pastaj kufiri kalon shpatit verior tė Betaglės, dhe arrin nė gjiun verior tė Detit tė Kripur, nė grykėn jugore tė Jordanit. Ky ėshtė kufiri verior. 20 Nė anėn e lindjes si kufi shėrben Jordani.

Kjo ėshtė prona e bijve tė Beniaminit sipas vėllazėrive tė tyre me kufijtė e saj pėrreth.

Qytetet e Beniaminit

21 Qytetet e fisit tė Beniaminit ishin:

Jeriku, Betagla, Amekasisi, 22 Betaraba, Samaraimi, Beteli, 23 Avimi, Fara, Ofra, 24 Kafaremona, Ofniu, Gabaja: dymbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

25 Gabaoni, Rama, Beroti, 26 Masfa, Kafira, Mosa, 27 Recemi, Jarafeli, Tarala, 28 Sela, Elefi, Jebusi ‑ qė ėshtė Jerusalemi, Gabaati e Kariati: katėrmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

Kjo ėshtė prona e bijve tė Beniaminit sipas vėllazėrive tė tyre.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Veprim kadastral pėr kėto shtatė fise