Kapitujt

Jozuehu: 6. Pushtimi i Jerikut

6

1 Jeriku ishte i fortifikuar dhe i mbyllur pėr bijtė e Izraelit. Askush s’guxonte as tė dilte, as tė hynte.

2 Zoti i tha Jozuehut: “Ja, ta lėshova nė dorė Jerikun dhe mbretin e tij e tė gjithė luftėtarėt e tij. 3 Silluni tė gjithė luftėtarėt njė herė nė ditė rreth qytetit: kėshtu bėni pėr gjashtė ditė. 4 Shtatė priftėrinj le t’i mbartin shtatė bori‑ brirė deshėsh para Arkės sė Besėlidhjes. Por, tė shtatėn ditė silluni rreth qytetit shtatė herė dhe priftėrinjtė le t’u bien borive. 5 Kur tė jehojė zėri mė i gjatė i borisė, dhe posa ta dėgjoni zėrin e borisė, mbarė populli le tė lėshojė britma tė thekshme kushtrimi dhe atėherė muret e qytetit do tė shemben pėrdhe deri nė themel: atėherė le tė hyjė secili nėpėr atė vend pėrballė tė cilit tė ketė ndodhur”.

6 Atėherė Jozuehu i Nunit i thirri priftėrinjtė dhe u tha: “Merreni Arkėn e Besėlidhjes dhe shtatė priftėrinj tė tjerė le t’i marrin shtatė boritė dhe tė ecin para Arkės sė Zotit”. 7 Kurse popullit i tha: “Nisuni e silluni rreth qytetit. Burrat e armatosur le tė shkojnė para Arkės sė Zotit”.

8 Posa i kreu fjalėt Jozuehu, shtatė priftėrinj tė nisėn t’u bien shtatė borive para Arkės sė Besėlidhjes sė Zotit. 9 Mbarė ushtria e armatosur shkonte para priftėrinjve qė u binin borive, kurse mbarė vegjėlia tjetėr shkonin pas Arkės: ndėrkaq jehonte zėri i borive. 10 Porse Jozuehu i kishte dhėnė urdhėr popullit: “Mos bėrtitni dhe, as tė mos ju dėgjohet zėri dhe tė mos dalė asnjė fjalė prej gojės suaj derisa tė vijė dita. Atėherė do t’ju them: Bėrtitni e jepni kushtrimin”! 11 U soll, pra, Arka e Zotit nė pikė tė ditės rreth qytetit dhe u kthyen nė ja, ku e kaluan natėn.

12 Jozuehu u ēua herėt nė mėngjes, priftėrinjtė e morėn Arkėn e Zotit 13 edhe shtatė tė tjerė prej tyre i morėn shtatė boritė ‑ brirė deshėsh, dhe shkonin pėrpara Arkės sė Zotit, ecnin dhe u binin borive, kurse populli i armatosur shkonte para tyre, populli tjetėr shkonte pas Arkės e ndėrkaq boritė binin. 14 Edhe ditėn e dytė iu sollėn rreth qytetit njė herė dhe u kthyen nė ja. Kėshtu vepruan pėr gjashtė ditė.

15 Tė shtatėn ditė u ēuan herėt, me tė zbardhur tė dritės, nė tė njėjtėn mėnyrė u sollėn rreth qytetit shtatė herė; vetėm atė ditė u sollėn rreth qytetit shtatė herė. 16 E kur nė rrethsjelljen e shtatė priftėrinjtė u ranė borive, Jozuehu i klithi popullit: “Jepni kushtrimin! Zoti jua lėshoi nė dorė qytetin! 17 Qyteti me gjithēka ka nė tė le tė jetė i ngarkuar me “mallkim” pėr nder tė Zotit. Le tė mbetet gjallė vetėm Rahaba lavire me tė gjithė ata qė janė nė shtėpinė e saj: sepse ajo i fshehu hetuesit qė i patėm dėrguar! 18 Porse ju, ruhuni mirė tė mos merrni ndonjė gjė tė ngarkuar me “mallkim” e tė bėheni shkaktarė qė tė ngarkohet me “mallkim” edhe zemėrimia e Izraelit e t’i sillni fatkeqėsi. 19 Sa tė ketė ar e argjend dhe enė bronzi ose hekuri, le t’i kushtohen Zotit e le tė ruhen nė thesarin e tij”.

20 E atėherė krisi kushtrimi i luftės prej mbarė popullit, jehuan boritė! Kur jehoi zėri i borive, u dėgjua kushtrimi i popullit, ranė muret pėrdhe! Atėherė secili prej vendit ku ndodhi, u nis drejt e nė qytet dhe e morėn qytetin. 21 Vranė gjithēka ishte nė qytet: trim e grua, foshnjė e plak; me teh tė shpatės prenė deri edhe qe, dele e gomarė!

Kursehet shtėpia e Rahabės

22 Dy burrave qė qenė dėrguar pėr tė hetuar vendin, Jozuehu u tha: “Hyni nė shtėpinė e gruas lavire e nxirreni jashtė atė dhe pėr sa i pėrket asaj veproni sikur i keni pasė dhėnė besėn”.

23 Djelmoshat hynė dhe e qitėn jashtė Rahabėn, prindėrit e saj, po ashtu edhe vėllezėrit, e gjithēka i takonte dhe tė afėrmit e saj e i vendosėn jashtė ja sė izraelitėve. 24 Atėherė e dogjėn qytetin me gjithēka kishte nė tė me pėrjashtim tė argjendit, tė arit e tė enėve prej bronzi ose hekuri, tė cilat i vendosėn nė thesarin e Shtėpisė sė Zotit. 25 Rahabės lavire dhe shtėpisė sė saj me gjithēka kishte, Jozuehu ia fali jetėn, sepse i kishte fshehur hetuesit qė i pat dėrguar Jozuehu pėr tė bėrė hetime pėr Jerikun. Ajo banoi nė mes tė Izraelit deri nė ditėn e sotme.

Mallkohet ai qė do tė guxojė ta rindėrtojė Jerikun

Asokohe Jozuehu lėshoi kėtė nėmė: 26 ”Qoftė mallkuar para Zotit ai njeri qė do tė guxojė tė ngrihet pėr ta rindėrtuar qytetin e Jerikut! Mbi djalin e madh i shtiftė themelet e mbi mė tė voglin e vėntė derėn e tij”!

27 Zoti ishte me Jozuehun dhe zėri i mirė pėr tė u hap nė mbarė vendin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Pushtimi i Jerikut