Kapitujt

Jozuehu: 1. Grishja pėr tė kaluar nė Tokėn e premtuar

1

1 Pas vdekjes sė Moisiut, shėrbėtorit tė Zotit, Zoti foli me Jozuehin, birin e Nunit e shėrbėtorin e Moisiut, dhe i tha: 2 ”Moisiu, shėrbėtori im, vdiq. Ēohu, pra, e kaloje tani Jordanin, ti e mbarė populli me ty, pėr nė tokėn qė unė do t’ua jap bijve tė Izraelit. 3 Ēdo vend qė do ta shkelė shputa e kėmbės suaj, jua dorėzova siē i kam thėnė Moisiut. 4 Prej shkretėtirės e prej Libanit e deri nė lumin e madh, Eufratin, mbarė toka e hetenjve deri te deti i Madh ku perėndon dielli, do tė jetė toka juaj. 5 Askush s’do tė mund tė tė qėndrojė pėrballė nė tė gjitha ditėt e jetės sate: sikurse qeshė me Moisiun, po ashtu do tė jem edhe me ty; s’do tė tė lė e askurrė nuk do tė tė braktis”.

Besnikėria ndaj Ligjit, arsye pėr tė pasur ndihmėn hyjnore

6 “Ji burrė i fortė dhe ki guxim, sepse ti do t’ia ndash me short kėtij populli tokėn, pėr tė cilėn iu pėrbetova etėrve tė tij se do t’ua jap. 7 Veēse ji burrė i fortė e ki shumė guxim qė tė ruash e tė bėsh gjithēka sipas ligjit qė tė urdhėroi shėrbėtori im Moisiu. Mos iu shmang as djathtas as majtas qė tė shkojė pėr sė mbari gjithēka qė tė ndėrmarrėsh. 8 Libri i kėtij Ligji tė mos hiqet kurrė prej gojės sate, por kujtoje me mendje ditė e natė, qė tė zbatosh e tė kryesh pikė pėr pikė gjithēka ėshtė shkruar nė tė: vetėm atėherė do tė marrin fund me nder udhėt e tua e do tė kesh sukses. 9 Pse a nuk tė kam urdhėruar: ‘Ti vetėm ji burrė i fortė e ki guxim! Mos u tremb as mos ki frikė, sepse me ty sė bashku ėshtė Zoti, Hyji yt, nė tė gjitha ndėrmarrjet e tua’”?

Ardhja e fiseve tė Transjordanisė

10 Atėherė Jozuehu u dha urdhėr krerėve tė popullit e tha: “Pėrshkojeni ja e urdhėroni popullit e thoni: 11 Bėni gati pėr vete ushqime, sepse pas tri ditėsh do ta kaloni Jordanin pėr ta marrė pėr pronė tokėn qė Zoti, Hyji juaj, do t’jua japė”.

12 Kurse rubenasve, gadasve dhe gjysmės sė fisit tė Manaseut u tha: 13 “Mos e qitni nė harresė urdhrin qė jua dha Moisiu, shėrbėtori i Zotit, kur ju tha: ‘Zoti, Hyji juaj, ju dha pushim e jua dorėzoi kėtė vend’. 14 Gratė tuaja, fėmijėt e bagėtitė le tė qėndrojnė nė tokėn pėrtej Jordanit, qė jua dha Moisiu. Kurse ju, tė gjithė sa janė tė aftė pėr armė, tė armatosur, duhet tė kaloni para vėllezėrve tuaj pėr t’u ndihmuar, 15 derisa Zoti t’u japė tė pushojnė edhe vėllezėrit tuaj siē ju dha juve e derisa ta marrin pėr pronė edhe ata tokėn qė Zoti, Hyji juaj, do t’ua japė. Atėherė do tė mund tė ktheheni nė tokėn e trashėgimit tuaj e do tė banoni nė tė, nė tokėn qė jua dha Moisiu, shėrbėtori i Zotit, pėrtej Jordanit, nė lindje tė diellit.”

16 Ata iu pėrgjigjėn Jozuehut e thanė: “Do tė bėjmė gjithēka na ke urdhėruar e do tė shkojmė kudo tė na dėrgosh. 17 Siē e dėgjuam pėr gjithēka Moisiun, ashtu do tė tė dėgjojmė edhe ty. Porse, e paē Zotin, Hyjin tėnd, me ty siē e pati Moisiu. 18 Kushdo qė tė mos dėgjojė urdhrin tėnd e t’i pėrbuzė fjalėt e tua e tė mos i dėgjojė urdhrat, le tė vritet! Ti veē, ji burrė i fortė e guximtar”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Grishja pėr tė kaluar nė Tokėn e premtua...