Kapitujt

Jozuehu: 2. Hetuesit e Jozuehit nė Jerik

2

1 Jozuehu, biri i Nunit, i dėrgoi fshehtazi prej Setimit dy hetues dhe u tha: “Shkoni dhe vėreni mirė tokėn dhe qytetin Jerik”. Kėta shkuan e hynė nė shtėpinė e njė lavireje qė quhej Rahabė dhe aty bujtėn. 2 E lajmėruan mbretin e Jerikut e thanė: “Ja, arritėn mbrėmė disa njerėz prej bijve tė Izraelit pėr tė marrė hetime mbi vendin”. 3 Atėherė mbreti i Jerikut dėrgoi t’i thonė Rahabės: “Qiti jashtė njerėzit qė erdhėn te ti dhe hynė nė shtėpinė tėnde; sepse janė spiunė dhe erdhėn tė marrin hetime mbi vendin”.

4 Gruaja atėherė mori e i fshehu njerėzit. Atyre iu pėrgjigj: “Ėshtė e vėrtetė se erdhėn tek unė, por unė nuk dija se nga ishin. 5 Kur nė mug tė natės po mbylleshin dyert e qytetit, njerėzit dolėn e nuk di nga ia mbajtėn. Ndiqni me nxitim se do t’i zini”. 6 Por ajo i ngjiti njerėzit lart nė tarracėn e shtėpisė sė vet, i mbuloi me kashtė liri qė ishte aty. 7 Tė dėrguarit e mbretit u vunė t’i kėrkonin udhės qė shpie nė shtratin e Jordanit. Kur dolėn ndjekėsit jashtė qytetit dera e qytetit u mbyll.

Besa ndėrmjet Rahabės e hetuesve

8 Ende pa i zėnė gjumi hetuesit, kur ja, u ngjit gruaja tek ata dhe u tha: 9 “E di se Zoti jua ka dorėzuar vendin, sepse frika juaj na ka hyrė tė gjithė banorėve nė eshtra dhe tė gjithė banorėt e kėtij vendi i ka lėshuar zemra prej frikės suaj. 10 Sepse kemi dėgjuar qė Zoti e ka tharė Detin e Kuq posa keni hyrė brenda, kur patėt dalė prej Egjiptit. Dėgjuam edhe ēfarė u bėtė dy mbretėrve tė amorrenjve qė ishin pėrtej Jordanit: Sehonit e Ogut, tė cilėt i vratė. 11 Kur i dėgjuam tė gjitha kėto, u trembėm pėr sė tepėrmi, na lėshoi zemra dhe askush s’guxon as tė marrė frymė para jush, sepse Zoti, Hyji juaj, ėshtė Hyj atje lart nė qiell dhe kėtu poshtė nė tokė. 12 Tani, pra, m’u betoni pėr Zotin se edhe ju do tė dėftoni dhimbje pėr shtėpinė e atit tim, siē u dėftova edhe vetė e mėshirshme me ju dhe ma jepni besėn e fortė 13 se do tė m’i lini gjallė babain, nėnėn, vėllezėrit e motrat e tė gjithė tė tyret dhe se do tė na e shpėtoni jetėn prej vdekjes”. 14 Ata iu pėrgjigjėn: “Peng le tė jetė jeta jonė pėr ju, vetėm mos na tradhto. Kur tė na e dorėzojė Zoti vendin, do tė dėftojmė dhembje pėr ty e do ta mbajmė besėn”.

15 Ajo atėherė me anė tė litarit i lėshoi pėr dritareje. Shtėpia e saj ishte ngjitur pėr muri dhe jetonte kapur pėr murin rrethues. 16 Ajo edhe u tha: “Mėsyni malet qė tė mos ndesheni nė ndjekės, dhe atje fshihuni pėr tri ditė derisa ata tė kthehen nė qytet. Ju atėherė ndiqni rrugėn tuaj”. 17 Hetuesit i thanė: “Ne do tė jemi tė lirė prej kėtij pėrbetimi qė kėrkove ta bėjmė, nėse nuk do tė plotėsohet ky kusht: 18 nėse, kur tė hyjmė ne nė vend, shenjė do tė jetė ky litar ngjyrė gjaku: lidhe nė dritaren nėpėr tė cilėn na lėshove dhe babė, nėnė, vėllezėr e mbarė farefisin tėnd bashkoji nė Shtėpinė tėnde. 19 Kush tė dalė jashtė derės sate, gjaku i tij le tė bjerė mbi kokė tė tij, ne do tė jemi tė pafajshėm, kurse gjaku i secilit qė tė jetė me ty nė shtėpi, nėse i prek kush, le tė bjerė mbi kokėn tonė. 20 Por nėse ti do tė zbulosh punėn tonė, ne do tė jemi tė lirė nga kjo besė qė kėrkove prej nesh”. 21 Ajo iu pėrgjigj: “Na qoftė sikurse thatė”! Atėherė i la tė shkojnė dhe e vari litarin e kuq nė dritare.

Kthimi i hetuesve

22 Ata ēanė e shkuan nė malėsi dhe qėndruan atje tri ditė, derisa tė ktheheshin ata qė u kishin vėnė ndjekjen. Ata i kėrkuan udhės gjithkund, por nuk i gjetėn. 23 Kėta tė dy u kthyen: zbritėn prej maleve dhe, si e kaluan Jordanin, arritėn te Jozuehu, biri i Nunit, dhe i treguan gjithēka u kishte ndodhur. 24 Pastaj shtuan: “Mbarė tokėn na e lėshoi Zoti nė dorė; mbarė banorėt e atij vendi i ka pushtuar frika jonė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Hetuesit e Jozuehit nė Jerik