Kapitujt

Jozuehu: 7. Prishja e mallkimit

7

1 Por bijtė e Izraelit shkelėn urdhrin dhe shpėrdoruan ngarkimin “me mallkim”: sepse Akan Karmi Zabdi Zareja, prej fisit tė Judės, mori diēka qė ishte e ngarkuar “me mallkim”. Zoti u hidhėrua kundėr bijve tė Izraelit.

Dėshtim para Hajit, ndėshkimi i shenjtdhunimit

2 Prej Jerikut Jozuehu i dėrgoi disa vetė nė Haj, qė ėshtė afėr Betavenit, nė krahun e lindjes sė Betelit. U tha: “Shkoni e bėni hetime vendit”. Ata shkuan dhe i bėnė hetime Hajit. 3 Kur u kthyen, i thanė: “S’ėshtė nevoja tė ngjitet atje mbarė populli. Le tė shkojnė dy ose tri mijė luftėtarė e ta pushtojnė qytetin. Mos e mundo mbarė popullin kundėr njė pakice armiqsh.” 4 Shkuan, pra, rreth tri mijė luftėtarė, por kėta menjėherė u vunė nė tė ikur prej luftėtarėve tė Hajit, 5 tė cilėt edhe i vranė rreth tridhjetė e gjashtė prej tyre dhe i dėbuan prej derės sė qytetit deri nė Sabarim, dhe i goditėn nė tė zbritur. Atėherė popullin e lėshoi zemra, si t’u ishte bėrė gjaku ujė.

Lutja e Jozuehut

6 Atėherė Jozuehu i shqeu petkat e veta, ra me fytyrė pėrdhe para Arkės sė Zotit e qėndroi ashtu deri nė mbrėmje, ai e tė gjithė krerėt e Izraelit, duke qitur hi nė krye. 7 Jozuehu tha: “Eheu, o Zot Hyj, pse deshe ta kalosh kėtė popull pėrtej lumit Jordan? A mos pėr tė na lėshuar nė duar tė Amorreut e pėr tė na e humbur farėn? Oh sikur tė kishim zėnė vend pėrtej Jordanit! 8 Tė lutem, o Zot, ēfarė mund tė them kur po shoh se Izraeli ia ka kthyer shpinėn armikut? 9 Do tė dėgjojnė kananenjtė dhe mbarė banorėt e vendit e do tė bashkohen, do tė na rrethojnė e do ta zhdukin emrin tonė prej tokės. E ēfarė do tė bėsh atėherė ti, pėr nder tė emrit tėnd”?!

Pėrgjigjja e Zotit

10 Zoti iu pėrgjigj Jozuehut: “Ngrihu! Pėrse rri pėrmbys me fytyrė pėrdhe? 11 Izraeli ka mėkatuar: e ka shkelur besėlidhjen time qė ua urdhėrova: morėn nga ato qė qenė ngarkuar “me mallkim”, rrejtėn, vodhėn dhe i fshehėn nė enė tė veta! 12 E bijtė e Izraelit as qė do tė mund tė qėndrojnė para armiqėve tė vet dhe do tė ikin prej tyre, sepse edhe ata janė bėrė “mallkim”. As vetė nuk do tė jem mė me ju derisa tė mos e hiqni prej mesit tuaj mallkimin. 13 Nė kėmbė! Shenjtėroje popullin! Thuaju: Shenjtėrohuni pėr ditėn e nesėrme, sepse kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Nė mesin tėnd, o Izrael, ėshtė mallkimi! Nuk do tė mund tė qėndrosh pėrballė armikut pėrderisa ta hiqni mallkimin prej mesit tuaj. 14 Afrohuni nesėr secili sipas fisit tė vet. Fisi qė ta ketė shėnuar Zoti, le tė afrohet sipas vėllazėrive tė veta; vėllazėria qė ta ketė shėnuar Zoti, le tė afrohet sipas familjeve tė veta e familja sipas meshkujve tė vet: 15 e cilido qė tė gjendet se e ka bėrė kėtė tė keqe, le tė digjet nė zjarr me gjithēka ka, sepse e ka thyer besėn e Zotit dhe e ka bėrė kėtė shėmtim nė Izrael”.

Zbulimi dhe ndėshkimi i fajtorit

16 Jozuehu u ngrit herėt nė mėngjes dhe e grishi Izraelin tė afrohej sipas fiseve. Shorti ra mbi fisin e Judės. 17 E kur u afrua ky fis sipas familjeve tė tija, shorti ra mbi familjen e Zaresė. Bėri tė afrohen shtėpitė e Zaresė, shorti ra mbi shtėpinė e Zabdiut. 18 Kur i ndau meshkujt e kėsaj shtėpie, shorti ra mbi Akanin, birin e Karmi, Zabdi Zaresė, i fisit tė Judės. 19 Atėherė Jozuehu i tha Akanit: “Biri im, jepi lavdi Zotit, Hyjit tė Izraelit, dhe prano e mė trego ēfarė ke bėrė! Mos fsheh gjė!” 20 E Akani iu pėrgjigj Jozuehut dhe i tha: “Vėrtetė unė mėkatova kundėr Zotit, Hyjit tė Izraelit, dhe ja ēfarė bėra: 21 Pashė nė pre njė mantel shumė tė bukur Senaari, edhe dyqind sikla argjendi dhe njė shufėr ari pesėdhjetė siklash. I shtyrė prej lakmimit, i mora dhe i fsheha nė dhe, nė mes tė ēadrės sime; argjendin e futa nėn tė”.

22 Atėherė Jozuehu i dėrgoi lajmėtarėt, tė cilėt duke vrapuar, shkuan nė tendėn e tij dhe i gjetėn tė gjitha ato tė fshehura nė tė njėjtin vend sė bashku me argjendin. 23 I morėn prej tendės dhe i sollėn te Jozuehu e te tė gjithė bijtė e Izraelit. I shtruan tė gjitha para Zotit.

24 Atėherė Jozuehu e mori Akanin, birin e Zaresė, argjendin, petkun dhe shufrėn e arit, bijtė e bijat e tija, lopė e gomarė e dele, ēadrėn e tij e me gjithēka kishte tė tijėn ‑ mbarė Izraeli ishte me tė ‑ dhe i ēuan nė luginėn Akor. 25 Aty Jozuehu i tha: “Si na e solle tė mbrapshtėn ti neve, ashtu sot edhe ty Zoti ta sjelltė tė mbrapshtėn”!

Mbarė Izraeli e mbyti me gurė. Po edhe gjithēka ja e tij, e pėrpiu zjarri. 26 Atėherė hodhėn mbi tė njė grumbull tė madh gurėsh, qė mbetet deri nė ditėn e sotme. Kėshtu u largua hidhėrimi i madh i Zotit prej tyre. Ai vend u quajt deri nė ditėn e sotme: Lugina e Akorit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Prishja e mallkimit