Kapitujt

Jozuehu: 13. Vende pėr t’u pushtuar

13

1 Jozuehi ishte plakur nė moshė tė thellė. Atėherė Zoti i tha: “U plake dhe ke shkuar larg nė moshė. E pra, toka qė duhet pushtuar ėshtė shumė e madhe. 2 Ja, vendet qė mbeten: mbarė Galileja ‑ toka e filistenjve e mbarė Gezuria, 3 prej lumit Sihor qė ėshtė nė lindje tė Egjiptit, deri nė kufij tė Akaronit nė veri ‑ toka e kananenjve, qė ndahet nė pesė principata filistenjsh: tė Gazės, tė Azotit, tė Askalonit, tė Getit, tė Akaronit, e tė Heveut 4 nė jug; pastaj mbarė toka e Kanaanit prej Arės sė sidonasve deri nė Afekė e nė kufijtė e Amorreut. 5 Pastaj toka e giblianėve dhe mbarė Libani nė lindje, prej Baalgadit, nėn malin Hermon deri nė hyrje nė Emat, 6 tė gjithė qė banojnė nė Malėsi prej Libanit e deri nė Maserefot, nė perėndim, edhe mbarė sidonasit. Unė jam ai qė do t’i zhdukė ata para bijve tė Izraelit. Prandaj ti shėnoje kėtė vend pėr pronė tė izraelitėve dhe ndajua me short, siē tė kam urdhėruar. 7 Prandaj, ndajua kėtė vend me short pėr pronė nėntė fiseve dhe gjysmės sė fisit tė Manaseut”.

I. PĖRSHKRIMI I FISEVE TRANSJORDANEZE

Vėshtrim i pėrgjithshėm

8 Sė bashku me gjysmėn e fisit tė Manaseut Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ua dha fisit tė Rubenit e tė Gadit pėr pronė tokėn pėrtej Jordanit, nė krahun e lindjes. 9 Ajo ishte prej Aroerit, qė gjendet nė bregun e pėrroit Arnon, prej qytetit nė mes tė luginės, mbarė rrafshnalta Medabė deri nė Dibon. 10 Po ashtu tė gjitha qytetet e mbretit tė amorrenjve, Sehonit, qė sundonte nė Hesebon, deri nė kufijtė e Amonit. 11 Edhe Galaadi e territori i Gesuriut dhe i Makatiut me mbarė bjeshkėt e Hermonit si dhe krejt Basanin deri nė Salekė ‑ 12 mbarė mbretėrinė e Ogut nė Basan, i cili mbretėroi nė Astarot e nė Edrai ‑ ishte i sprasmi refaimasi i fundit ‑ kėta i sulmoi dhe i shfarosi Moisiu. 13 Porse bijtė e Izraelit nuk i kishin dėbuar gesuritėt as makatitėt, por banuan nė mes tė bijve tė Izraelit deri nė ditėt tona.

14 Vetėm fisit tė Levit nuk i kishte caktuar pronė: sepse flitė e Zotit, Hyjit tė Izraelit, janė trashėgimi i tij ashtu si i kishte thėnė Zoti.

Fisi i Rubenit

15 Kėshtu pra, Moisiu i dha fisit tė bijve tė Rubenit pronėn sipas vėllazėrive tė tija. 16 Ata morėn pėr pronė tokėn prej Aroerit, qė ėshtė nė bregun e pėrroit Arnon, dhe prej qytetit qė ėshtė nė mes tė luginės sė tė njėjtit pėrrua si dhe mbarė rrafshin deri nė Medabė, 17 Hesebonin dhe tė gjitha fshatrat e tij qė gjenden nė rrafsh: Diboni, Bamotbaali, Betbaalmaoni, 18 Jasa, Cedimoti, Mefaati, 19 Kariataimi, Sabama, Saratasahari nė male pėrmbi luginėn, 20 Betfegori dhe pjerrėsinat e Fazgės e tė Betiesimotit 21 si dhe tė gjitha qytetet e rrafshnaltės dhe mbarė mbretėrinė e Sehonit, mbretit tė amorrenjve, qė sundoi nė Hesebon. Kėtė e mundi Moisiu si dhe princat e Madianit: Eviun, Recemin, Surin, Hurin, Rebeun, qė ishin prijėsit e ushtrisė sė Sehonit, banorė tė vendit. 22 Bijtė e Izraelit e vranė me shpatė bashkė me tė tjerė tė vrarė, edhe Balaamin, tė birin e Beorit, shortarin. 23 Si kufi i pronės sė bijve tė Rubenit u caktua lumi Jordan. Kjo ėshtė prona e bijve tė Rubenit sipas vėllazėrive tė tyre, qytetet me fshatrat e tyre.

Fisi i Gadit

24 Pastaj Moisiu i dha pėr pronė fisit tė Gadit ‑ gadasve pjesėt sipas vėllazėrive tė tyre. 25 Pjesa e tyre ėshtė: Jaseri e qytetet mbarė tė Galaadit si dhe gjysma e tokės sė bijve tė Amonit deri nė Aroer, qė ėshtė pėrballė Rabės. 26 Po ashtu prej Hesebonit deri nė Ramotmasfė e nė Betonim dhe prej Mahanaimit deri nė kufijtė e Lodabarit; 27 dhe nė luginėn e Betaranit, Betnemrės, Sukotit e tė Safonit, pjesa tjetėr e mbretėrisė sė Sehonit, mbretit tė Hesebonit; Jordani ishte kufi deri nė skajin e detit Keneret, nė anėn e lindjes tė Jordanit.

28 Kjo ėshtė prona e tė bijve tė Gadit sipas vėllazėrive tė tyre: qytetet dhe fshatrat e tyre.

Gjysma e fisit tė Manaseut

29 Moisiu i dha edhe gjysmės sė fisit tė bijve tė Manaseut sipas vėllazėrive tė tyre pėr pronė: 30 Manaseut: prej Mahanaimit mbarė Basanin, mbarė mbretėrinė e Ogut, mbretit tė Basanit, tė gjitha fshatrat e Jairit, qė janė nė Basan ‑ gjashtėdhjetė qyteza. 31 Edhe gjysmėn e Galaadit, Astarotit e tė Edrait, qytete tė mbretėrisė sė Ogut nė Basan, u qenė dhėnė bijve tė Mahirit, tė birit tė Manaseut, gjysmės sė bijve tė Mahirit, sipas vėllazėrive tė tyre.

32 Kėtė pronė e ndau Moisiu nė rrafshnaltėn e Moabit, pėrtej Jordanit, pėrballė Jerikut, nė anėn e lindjes. 33 Fisit tė Levit nuk i dha pronė, sepse Zoti, Hyji i Izraelit, ėshtė trashėgimi i tij, siē i ka thėnė ai vetė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Vende pėr t’u pushtuar