Kapitujt

Jozuehu: 20. Qytetet strehim

20

1 Zoti foli me Jozuehun dhe i tha: “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju: 2 Caktoni pėr vete qytetet strehim, pėr tė cilat ju kam folur me anė tė Moisiut, 3 qė tė gjejė strehim kushdo tė vrasė me padashje ndonjė njeri, qė tė mund t’i shpėtojė hidhėrimit tė tė afėrmit, qė i takon tė marrė gjakun. 4 Pasi tė jetė strehuar brenda cilitdo prej kėtyre qyteteve, le tė paraqitet te dera e qytetit dhe le t’u tregojė pleqve tė qytetit arsyet qė e vėrtetojnė se ėshtė i pafajshėm. Kėshtu ata do ta pranojnė dhe do t’i caktojnė vendin pėr tė banuar. 5 Nėse hakmarrėsi i gjakut e kėrkon, tė mos ia dorėzojnė , sepse e vrau me padije tė afėrmin e vet, dhe nuk mund tė vėrtetohet se mė parė ka qenė armik me tė. 6 Le tė banojė nė atė qytet derisa tė dalė para kuvendit tė dheut pėr t’u bėrė gjykimi duke pėrligjur shkakun e ngjarjes sė vet, ose derisa tė vdesė kryeprifti qė ėshtė asokohe nė shėrbim. Atėherė vrasėsi le tė kthehet e le tė hyjė nė qytetin e vet e nė shtėpinė e vet, prej nga kishte ikur”.

7 Caktuan Cedesin nė Galile, nė malin e Neftaliut; Sikemin nė malin e Efraimit; Kariatarbenė ‑ qė ėshtė Hebroni ‑ nė malin e Judės. 8 Nė anėn pėrtej Jordanit, nė lindje tė Jerikut, caktuan Bosorin, qė ėshtė nė shkretėtirė nė rrafshin e fisit tė Rubenit, Ramotin nė Galaad prej fisit Gad dhe Gaulonin nė Basan prej fisit tė Manaseut.

9 Kėto qytete u caktuan pėr tė gjithė bijtė e Izraelit dhe pėr ardhacakė qė banojnė ndėr ta, qė, kushdo tė ketė vrarė ndokėnd padashje, tė strehohet nė to, qė tė mos vdesė prej dorės sė tė afėrmit qė dėshiron tė hakmerret pėr gjakun e derdhur, derisa tė dalė para popullit pėr ta sqaruar ēėshtjen e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Qytetet strehim